Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Formular Vlerësimi, bazuar në objektivat e vendosura në PEI
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Formular Vlerësimi, bazuar në objektivat e vendosura në PEI

portalishkollor
Last updated: December 11, 2019 1:33 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Drejtuesja e Rrjetit Profesional “Mësues ndihmës”, Rajmonda Mollaymeri, ka përgatitur në ndihmë të mësuesve një formular vlerësimi. Ky formular plotësohet çdo muaj nga mësuesja ndihmëse duke u bazuar në objektivat e vendosura në PEI.

Formular Vlerësimi

Viti shkollor: 2019-2020

Ky formular plotësohet çdo muaj nga mësuesja ndihmëse duke u bazuar në objektivat e vendosura në PEI.

Periudha: Muaji  xxxxxxxxxx 

Shkolla: “Demokracia” , Korçë

Emri i nxënësit: XXXXXXXXX

Klasa: V    

Mësuesja ndihmëse: Rajmonda Mollaymeri

Frekuentimi në shkollë:

Gjatë kësaj periudhe frekuentoi rregullisht në shkollë. Vjen me dëshirë në shkollë. Ndihet mirë në ambientet e shkollës dhe në klasë. Bashkëpunon me nxënësit e tjerë. Zbaton rregullat e klasës. Kujdeset për mjetet e tij personale. 

Ecuria në lëndën e gjuhës:

Njeh shkronjat teke, bën lidhjen e tyre e madhe e vogël. I tregon shkronjat në fjalë, etiketa etj.Tregon me pak fjalë personazhet e një pjese. I pëlqejnë vjershat e shkurtra dhe fabulat, përpiqet t’i recitojë duke imituar. Shoqëron nxënësit e tjerë kur lexojnë me zë. Dëgjon me vëmendje mësuesen dhe shokët në mësim. Përpiqet të jetë aktiv në pyetjet që drejton mësuesja. Kopjon fjalë e fjali (të modeluara) ose nga teksti. Në diktim shkruan shumë me ngadalë  shkronja, rrokje dhe disa fjalë të shkurtra. Me orientim bën lidhjen e fjalës me figurën përkatëse. Orientohet në mësim dhe në detyrat që i kërkohen. Plotëson (me ndihmë) detyrat e klasës dhe të shtëpisë. Njeh dhe dallon shenjat e pikësimit ( .? !). Ka përmirësuar drejtshkrimin e fjalëve.

Ecuria në lëndën e matematikës:

Njeh dhe shkruan numrat deri në dhjetë. Kryen ushtrime me veprimin e mbledhjes dhe të zbritjes me numrat deri në dhjetë. Numëron në rendin rritës deri në 30. Dallon numrat dy, tre shifrorë. Dallon figurat gjeometrike (rrethorin , trekëndorin, katrorin). Përdor mirë vizoren.Vizaton figurat gjeometrike me modelim pikash. Njeh dhe dallon orën dhe konceptin e saj me ndihmë dhe orientim.

Ecuria në lëndët e tjera:

Frekuenton në të gjitha lëndët në proçesin mësimor. Në lëndën e Edukimit fizik i pëlqen më shumë të luajë me top. I pëlqen loja dhe gara.  Ndjek rregullat e lojës dhe udhëzimet që jep mësuesja. I shoqëron shokët në ushtrimet dhe lojërat gjimnastikore. I pëlqen te vizatojë, ngjyros brenda kontureve të duhura. Njeh ngjyrat bazë. I pëlqen shumë muzika. Shoqëron nxënësit në këngë të ndryshme. I pëlqejnë veglat  muzikore, të luajë në to.

Sjellja dhe qëndrimi në aktivitete:  

Eshtë nxënës  i qetë dhe pa probleme të sjelljes. Merr pjesë në veprimtari të ndryshme mësimore si individualisht edhe në grupe të vogla. Ka rritur përqëndrimin dhe interesin në aktivitete. Merr pjesë në aktivitete me temë: mjedisore, lëvizore, argëtuese tj. Përfishihet dhe bashkëpunon me shokët. I pëlqen të jetë në qendër të vëmëndjes dhe të marrë vlerësime me stimuj të ndryshëm. Ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet që ka organizuar klasa si brenda në klasë, në shkollë dhe jashtë saj.

Bashkëpunimi prind/mësues/shërbimi psiko-social: 

Gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi me prindërit ka qënë i mirë. Interesi i tyre ne ecurinë e fëmijës ka qënë i përditshëm. Edhe shërbimi psiko social ka qenë bashkëpunues dhe ka ndjekur ecurinë e tij. Çelësi i suksesit në ecurinë e tij është bashkëpunimi shumë i mirë i mësueses ndihmëse me mësuesen kujdestare. Klima në klasë është shumë pozitive.

Plotësoi formularin: Drejtuesja e Rrjetit Profesional “Mësues ndihmës”, Rajmonda Mollaymeri

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:PEIrajmonda mollaymeri
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ushqimet më të shëndetshme që nuk duhet të mungojnë në tryezën e festave
Next Article Fletë informuese
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?