Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Fluturon, fluturon…” në klasë luajmë dhe mësojmë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Fluturon, fluturon…” në klasë luajmë dhe mësojmë

portalishkollor
Last updated: April 14, 2016 1:51 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Si lëviz secili?

Kjo lojë nuk kërkon ndonjë përgatitje të posaçme nga mësuesi. Për nxënësit është pak më e vështirë sepse zhvillohet me ritme të shpejta dhe kështu ata mund të gabojnë më shumë.

Fillimisht mësuesi zhvillon një bisedë paraprake, të shkurtër se si lëvizin kafshët e ndryshme: fluturojnë, notojnë, zvarriten etj. Pastaj iu shpjegon nxënësve lojën, duke zgjedhur fillimisht një tip lëvizjeje.

Unë do t’iu përmend emra kafshësh, shpendësh e sendesh të tjera. Nëqoftëse sendi i përmendur prej meje fluturon ju do të ngrini lart dorën e djathtë dhe thoni “fluturon”. Nëqoftëse nuk mund të fluturojë heshtni dhe mos e ngrini dorën, -shpjegon mësuesi.

–         Po fillojmë: Harabeli?

–         Fluturon.

–         Korbi?

–         Fluturon.

–         Balona?

–         Fluturon.

–         Helikopteri?

–         Fluturon.

–         Qeni?

–         Shumë fëmijë ngrenë dorën dhe thonë “fluturon”.

–         Kështu, kështu, -thotë mësuesi, edhe qeni fluturon? Duhet të jeni më tepër të vëmendshëm, që të mos thoni edhe elefanti fluturon!

–         Mësuesi vazhdon. Aeroplani?

–         Fluturon.

Pavarësisht paralajmërimit të mësuesit fëmijët mund të gabojnë përsëri. Kur loja zhvillohet në një grup të vogël mund të bëhet si rregull që ai nxënës që gabon të dalë nga loja.

Kush dëgjon më mirë?

Të gjithë fëmijët mbyllin sytë dhe dëgjojnë me vëmendje sa herë mësuesi do të përpjekë duart ose do të trokasë me kalem mbi tryezë, mbi zile ose mbi ndonjë objekt tjetër. Më vonë të thërritet pranë tryezës një nxënës, i cili troket disa herë dhe nxënës të tjerë gjejnë përgjigjen (numërojnë).

Ose mund të ngrihen dy nxënës. Njërit prej tyre i lidhen sytë, tjetri i tregon klasës me gishtërinj se sa herë do të trokasë. Nxënësi i parë thotë numrin e goditjeve. Klasa kontrollon si nxënësin e parë ashtu dhe të dytin. 

(A. Hoxhaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:lojemesimdhenesnxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Gjimnazistët publikojnë video kundër dhunës në shkolla
Next Article Arsimi profesional, ministri Bajrami takim me ekspertë nga Zvicra
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?