Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Fjalët bëjnë dashuri në poezinë e Rita Petros
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Fjalët bëjnë dashuri në poezinë e Rita Petros

portalishkollor
Last updated: April 19, 2016 1:22 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Poezia e Rita Petros është një “perlë” që zgjon ndjesitë në formën e tyre implicite dhe eksplicite, që çliron energjitë, që i këndon kënaqësisë së parezistueshme të të jetuarit jashtë tabuve dhe konvencioneve morale

Kur e dashuron poezinë, dashuron fjalën. Të pëlqen kur fjalët përshkruajnë aktin e dashurisë, sepse dashuria për fjalët përcjell dashurinë për qënien njerëzore, për erotizmin dhe sensualitetin, që janë motorët e botës. Konsiderohen të tillë që nga shekulli XVI, shekulli marramendës i libertinëve dhe deri në ditët tona. Mallarmé thotë: “Poezia nuk bëhet me ide, por me fjalë”. Ajo është niveli më i lartë i artit të përdorimit të fjalës. Çfarë më mirë se ajo do mund të shprehte emocionet erotike, që janë shkalla më e lartë e emocioneve të “trupit dhe të shpirtit”? Erotizmi është triumfi i ëndrrës mbi natyrën, është skuta më e thellë e shpirtit poetik, sepse mohon të pamundurën. Të mos harrojmë çfarë thotë Emmanuelle Arsan “Truri është organi seksual par ekselence”. Në librin e saj “Vrima”, Rita Petro prezanton seksualitetin në dialektikën dhe sfondin filozofik kompleks të tij, që krijon dhe një farë boshti horizontal të të kuptuarit në vazhdimësi. Për t’u theksuar në vepër është trajtimi i seksualitetit në të pesë format e tij (seksualiteti gjenital, ai më i dukshmi; seksualiteti pulsional, kënaqësitë e përditshme; seksualiteti ideal, që përbëhet nga premtime e dëshira të pamundura; seksualiteti i Unit, që manifestohet gjatë ëndrrave; seksualiteti thelbësor, që vendos për veprimet tona). Gérard Bonnet, në librin e tij “Fuqia e parezistueshme e seksit” (Payot, 2012) thotë që seksi dhe erotizmi kanë ekzistuar shumë më përpara se letërsia dhe e kanë shoqëruar atë që nga fillesat e saj deri në ditët tona, pa dallim gjinie letrare. Ndjenjat erotike janë tejet ambivalente. Imazhi që kemi për seksualitetin kërkon një penetrim në shkallën superiore të vetëdijes sonë, për t’u kuptuar dhe për t’u provuar në të gjithë kompleksitetin e tij.

Akti i dashurisë mbart në vetvete të shkuarën dhe imagjinaren, Erosin dhe Antierosin, gjenezën dhe pafundësinë e ndikimit të androgjinisë në eksplorimin e ndjesive të paperceptuara deri më tani. Spontaniteti i gjesteve dhe i ndjesive dashurore është luftuar gjithmonë nga barrierat e krijuara prej kohës dhe moralit, që tradicionalisht e kanë kthyer këtë problematikë në shesh përleshjeje ndërmjet virtytit dhe imorales. Gjenialiteti i poetes qëndron pikërisht në vendosjen e erotizmit jashtë sistemit kartezian, duke e thjeshtuar kuptimin dhe përjetimin e tij. Aty ku dimensionet modelohen, nënvetëdija është në simbiozë me vetëdijen, ku kënaqësitë bëhen “mbret” dhe perceptimet hyjnore. Aty ku jo gjithkush mund të hyjë.

Aty ku André Breton do të thoshte:“Më në fund, fjalët bëjnë dashuri!!!”

Libri “Vrima” duke kaluar në duart e shkrimtarit dhe historianit të shquar Luan Rama, me një shpirt poetik Rimbaud-ian, libri pësoi nje amplifikim narrativ e leksikal që pati efektin e një “tërmeti emocional magjik”, që shumëfishoi kuriozitetin e admirimin letrar, jo vetëm tek lexuesi shqiptar, por edhe tek lexuesi francez. Në këtë perkthim, poezia u prezantua si konkvulsioni më sublim i shpirtit…. Pa dyshim, poezitë e librit do të gjenin denjësisht vendin në antologjinë e poezisë erotike franceze” Éros Émerveillé”.

(Fluvia Shtepani, pasqyrë.al)

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:liberpoeziRita Petro
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Akademiku Artan Fuga: Lutem mos të realizohet!
Next Article Metodë mësimore praktike, e thjeshtë dhe efikase
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?