Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Fjala mësues, utopizëm më vete
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Fjala mësues, utopizëm më vete

portalishkollor
Last updated: September 1, 2018 8:24 am
portalishkollor
Share
SHARE

Shkollat tona, nxënësit tanë meritojnë të kenë mësues të zotë që e bëjnë me pasion punën e tyre, fëmijët tanë duhet të kenë mësues intelektualë që lexojnë, bëjnë kërkime shkencore rreth fushës së tyre, mësues që e përgatisin veten…

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Shumë shpejt shkollat do të fillojnë jetën e tyre, klasat do të mbushen, nëpër korridore do të dëgjohen zhurmat e fëmijëve dhe adoleshentëve. Mësuesit fatlumë do të nisin një tjetër vit me përkushim ndaj punës. Eh…Kur bie fjala te mësuesit duhet të ndalemi e të reflektojmë. 

Një pjesë e mirë e tyre sigurisht e kanë kuptuar që profesioni që mbartin është edhe mision, madje janë aq të ndërgjegjshëm për këtë saqë përkushtohen fort ndaj punës së tyre. Ata janë gjithmonë aty pranë nxënësve, pranë kolegëve dhe pse jo edhe  pranë drejtuesve që shpesh qëllon se nuk dinë të ndezin kompjuterin, sigurisht jo prej paditurisë së tyre por sepse kanë zgjedhur të qëndrojnë larg teknologjisë. Pastaj është pjesa tjetër e mësuesve janë ata që ankohen se pse fati ose sistemi ishte kaq mizor me ta dhe nuk i bëri mjekë, ekonomistë, inxhinierë por i bëri mësues. Fjala që dëgjon gjithmonë nga kjo kategori është se kanë qenë të shkëlqyer në shkollë dhe nuk meritonin kaq pak. Është edhe një kategori tjetër e “fajtorëve pa faj” ata që e pranojnë realitetin, e dinë profesionin dhe bëjnë thjeshtë detyrën. Ndërsa kategoria me “e dhimbsur është ajo që e dashuron këtë profesion, por 6000 euroshat janë tunduese për drejtuesit arsimor e për pasojë këta mësues në titull mbesin gjithmonë n’tentativë për të ushtruar profesionin. Kjo është dhimbje e madhe.

Gjykoj se sistemi arsimor ka nevojë të reformohet fillimisht këtu. Shteti duhet të kujdeset që mos t’iu ofrojë nxënësve mësues që punën e tyre e shohin me bezdi, me inferioritet, por ta duan e të ndihen krenar. Të jesh mësues nuk është pak, përkundrazi është nder e privilegj. Por duhet të jesh i shkolluar për ta kuptuar dhe të kesh reflektuar mbi ato që ke lexuar jo të mbetesh thjesht në kuadrin e “analfabetit funksional” e per fatkeqësi ky lloj i fundit popullon auditoret tona. Sistemet përzgjedhëse të profesioneve duhet të kenë kujdes dhe masin potencialet e gjithëkujt dhe t’iu japim hakun gjithësecilit në këtë mënyrë do të reduktojmë individët e lënduar shpirtërisht se nuk u bënë mjekë “të zotë”.

Shkollat tona, nxënësit tanë meritojnë të kenë mësues të zotë që e bëjnë me pasion punën e tyre, fëmijët tanë duhet të kenë mësues intelektualë që lexojnë, bëjnë kërkime shkencore rreth fushës së tyre, mësues që e përgatisin veten e janë në atë pozitë prej dëshirës së tyre, jo prej zorit e hallit se duhet të bëjnë një punë. Nëse duam të rrisim mirëqënien e të formojmë individë që ju interesojnë gjërat e buta. Pra jo vetëm egoizmi për të qenë lider, për t’u bërë debutet apo shpikës, por të ndjejnë se mbushja shpirtërore ka rëndësinë e vet. Nuk duhet të prodhojmë individë të ftohtë që kërkojnë profesione ku nxirren më shumë para, por të formojmë individë që dinë të duan e të kultivojnë pasion e zjarrmi dëshirash. Vetëm në këtë mënyrë përmirësohet shoqëria.

Por shkolla do të nisë sërish e zilja do bjerë, për disa do të tingullojë e zakonshme, për të tjerë kjo zile nuk është thjeshtë e tillë, por është jehonë që i kujton sesa larg është mundësia e tyre për të qenë mësues sidomos kur burokracia ka vënë “bllokada me gjëmba”. Mësimi do të fillojë e nxënësit do të vijnë. Ndërsa unë them me vete që jam mësuese, por sa utopike, sa utopike duket kjo fjalë.

Erisa Sipri

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:erisa siprimesuesopinionutopizem
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si të diskutojmë për pushimet verore në klasë?
Next Article 10 sportet më të pëlqyera në botë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?