Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Fiqiri Çifliku: Ja se si do të veprohet me mësuesit që po punësohen si nevojë e mësimit me turne
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Fiqiri Çifliku: Ja se si do të veprohet me mësuesit që po punësohen si nevojë e mësimit me turne

portalishkollor
Last updated: September 28, 2020 8:01 am
portalishkollor
Share
SHARE

Fiqiri Çifliku nga MASR ka pohuar për Portalin Albas, se punësimi i mësuesëve të rinj shtesë vjen si nevojë e zhvillimit të mësimit me turne. Punësimi i tyre do të bëhet me kontratë afatshkurtër, por me pagë të plotë deri në përfundim të kontratës, ku dhe do të përzgjedhen tek portali “Mësues për Shqipërinë”.

Fiqiri Çifligu, Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, Shërbimeve dhe Statistikës, ka treguar për portalin Albas se si veprohet me mësuesit e rinj ose jo në profesion, të cilët punësohen vetëm për periudhën që mësimi do të zhvillohet me turne. Ndër të tjera ai ka treguar mbi mënyrën se si janë paguar, por edhe sa afatgjate është kontrata e tyre. Për më shumë lexoni intervistën e mëposhtme.

Si po veprohet me ata mësues, të rinj ose jo në profesion, të cilët po punësohen prej zhvillimit të mësimit me turne për këtë vit shkollor jo të zakontë? I zgjidhni në bazë të renditjes së Portalit “Mësues për Shqipërinë” apo ka një mënyrë tjetër?

Mënyra kryesore e përzgjedhjes është portali “Mësues për Shqipërinë”. Të gjithë mësuesit e renditur në portal njoftohen, njëkohësisht dhe ata që pranojnë të punësohen menjëherë duke mbuluar nevojat emergjente për stafin mësimor që mungon. Ndërkohë nëse nuk ka kandidatë në portal që janë të gatshëm për tu punësuar, janë lidhur kontrata me kandidatë të tjerë jashtë portalit të cilët kanë formim në fushën përkatëse por nuk kanë mbyllur ende të gjitha detyrimet ligjore.

Cila është norma e tyre e orëve mësimore dhe a punojnë njëkohësisht në shkollat e mesme dhe ato 9-vjeçare, edhe pse mund të jenë specializuar vetëm në AML?

Në përgjithësi përzgjidhen mësues sipas nivelit arsimor por në rastet kur ka mungesa mund të ndodhë që mësues të AML dhe AMU mund të punojnë në cikle të ndryshme sipas rastit që paraqitet.

Si dhe sado të paguhet kjo kategori mësuesish? Si llogaritet paga e tyre dhe siguracionet?

Të gjithë mësuesit e punësuar do të paguhen me pagë të plotë për gjithë kohëzgjatjen e kontratës duke përfituar të gjitha të ardhurat, por dhe kontributet e sigurimeve shoqëroreapo dhe të orëve shtesë nëse i kryejnë.

Me çfarë kontrate janë të punësuar?

Sigurisht që kjo kategori mësuesit do të punësohet me kontrata afatshkurtra deri në rikthim të mësuesve që mungojnë apo deri në stabilizim të situatës së zhvillimit të mësimit pa turne.

Nëse nuk do të vazhdohet më me mësimin me turne çfarë do të ndodh me ta, do të mbesin të papunë?

Kontrata me këta mësues është e qartë dhe çdo mësues bie dakord me kohëzgjatjen e saj. Sigurisht në përfundim të këtyre kontratave, nëse gjatë vitit do të hapën vende të lira pune pa afat, kjo kategori do të ftohet përsëri për t’u punësuar.

Gjej rastin të falënderoj të gjithë ata profesionistë të cilët kanë pranuar të japin kontributin e tyre në këtë situatë të pazakontë.

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:fiqiri cifligumesim me turnemesuespunesim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shmangni pesë ushqimet që shkaktojnë ankth dhe stres
Next Article Si ta nisni ditën e hënë pa stres, për një javë të shkëlqyer
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?