Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Figura e Skëndërbeut, një figurë humaniste
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Figura e Skëndërbeut, një figurë humaniste

portalishkollor
Last updated: March 17, 2020 2:01 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Jonida Kolaveri, nxënëse e klasës së dymbëdhjetë, në shkollën “Said Najdeni”, Peshkopi, ka realizuar esenë me titull “Pse figura e Skënderbeut është humaniste?”, duke i bazuar argumentat në veprën “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit.

Çdo shekull dhe çdo epokë ka folur me zërin e saj sepse gjatë vlerësimeve ndër vite me syrin e tyre kanë zbuluar diçka të re tek ai. Ky zë i veçantë i epokave është një ndër faktorët që për figurën e Skënderbeut u shkruajtën nga artistë të shumtë shumë vepra historike, shkencore, letrare etj, ku një ndër këto është vepra e Marlin Barletit “Historia e Skënderbeut” një vepër tipike e periudhës se Humanizmit. Një vepër ku ndihet një ekzaltim për njeriun e ri, një vepër ku është adhurimi për lirinë e njeriut, mendjes së lirë dhe kërkimi i drejtësisë. 

Skënderbeu jetoi dhe veproi në kohën e Rilindjes evropiane (shek I) një kohë gjatë së cilës ai u bë një frymëzim për mbarë njerëzimin, jo vetëm në shekullin që jetonte por edhe për të gjithë ato që lexuan tërë veprat që u shkruajtën për të edhe në shekujt në vijim. Skënderbeu krahasohet me figurën humane për predikimet e shumta që kishte për lirinë e njeriut dhe atdheut, besimit në forcën e popullit, optimizmin, besimin për të ardhmen, kurajon dhe mbështetjen e madhe që jepte për të gjithë popullin. Figura e Skënderbeut duke e njohur dhe nga përshkrimet e mrekullueshme të Marin Barletit, ka udhëhequr me zgjuarsi popullin, jo vetëm duke çliruar dhe mbrojtur vendin, por edhe vetë njerëzit. Në kohën e Skënderbeut, të gjithë së bashku përsërisnin njëzëri emrin e ëmbël të lirisë dhe përpiqeshin ta mbronin lirinë. Ai ishte një kurajo e madhe për njerëzit dhe një shembull dinjitoz për të cilin shumë armiq e kishin shumë zili.

Siç është theksuar me të drejtë nga studiuesit objektivë të Barletit patriotët shqiptarë, bashkëkohës të dëshmitarëve të luftës heroike të Skënderbeut, e kishin të vështirë të mos e lavdëronin udhëheqësin fisnik të tyre, lavdia e të cilit ushtonte në të gjithë Evropën. Me përshkrimin e tij tepër mbresëlënës për një hero si Skënderbeu, gjatë leximit të veprës ne ushqehemi me frymën që është shkruar dhe gjithashtu kënaqemi me leximin e veprës. Jo vetëm në veprën humaniste të Barletit, Skënderbeu paraqitet si një hero ideal që luftone një fuqi e pushtet të fuqishëm, por edhe një hero që shumë njerëz e shihnin si të mbinatyrshëm. Gjatë kohës së Humanizmit figura e Skënderbeut filloi popullaritet të gjerë. Ai njihej si luftëtar trim, i hapur e bujar, një figurë që pasqyronte virtytet më të mira të botës ku jetonin, e të një bote të re që po lindte. Atij ju veshën cilësitë e monarkut të ndriçuar nga idetë e epokës së tyre. Skënderbeu është me të vërtetë një hero i madh, hero i vërtetë i njerëzimit, sepse ka luftuar për hir të popullit të vet, për lirinë e tij dhe të popujve të tjerë. Përfundimisht Skënderbeu është figura ideale dhe e idealizuar, në një kohë ideale e gjithashtu të idealizuar. 

Jonida Kolaveri, klasa XI, shkolla Said Najdeni, Peshkopi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:esefigura e skenderbeutjonida kolaveri
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësuesi i historisë përballë situatës së krijuar
Next Article Analizë e veprës së Ismail Kadaresë “Pallati i ëndrrave”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?