Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Fëmijët dhe fobia nga shkolla
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Fëmijët dhe fobia nga shkolla

portalishkollor
Last updated: January 18, 2019 1:01 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Shumë fëmijë përjetojnë ndjenja jo të mira kur u duhet të shkojnë në shkollë. Për këto arsye, prindërit duhet të ndërtojnë ura komunikimi, mirëkuptimi dhe dialogu. Nga ana tjetër, mësuesit në klasë duhet të sigurohen të krijojnë klimë bashkëpunimi.

Ndodh shpesh që fëmijët, në fillim të klasës së parë apo edhe më vonë, refuzojnë të shkojnë në shkollë. Kjo lidhet me arsye të mosdëshirës, për të mos frekuentuar shkollën e për tu marrë me gjëra që më së shumti i pëlqejnë, por edhe me dimensione psikologjike.

“Ajo që duhet të dinë shumë qartë prindërit është që nuk bëhet fjalë për kapriço, por për vështirësi konkrete që hasin fëmijët. Kjo do të thotë se për t’i ndihmuar këta fëmijë, absolutisht nuk duhet ushtruar presion, nuk duhen sforcuar apo detyruar fëmijët për asgjë”, shkruan psikologia Lorela Garuli në Instagram në profilin @edukim_psikologji.

Statusi i plotë:

Shumë fëmijë përjetojnë ndjenja jo të mira kur u duhet të shkojnë në shkollë për herë të parë apo të tjerë të cilët shfaqin rezistencë për të qëndruar aty. Fobia shkollore ka të bëjë me frikën e vazhdueshme që i shkakton fëmijës mjedisi shkollor.

Te fëmijët më të vegjël kjo mund të lidhet me vështirësitë për t’u larguar nga prindërit. Në raste të tjera, shkaku ka të bëjë me frikën nga gjykimi i shokëve/shoqeve të klasës, frikë se nuk përmbush pritshmëritë akademike të prindërve apo mësuesve, vështirësi për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie normale me bashkëmoshatarët, marrëdhënie jo e mirë me mësuesit, episode të mundshme bullizmi. 

Fobia shkollore shoqërohet me ndjenja të forta ankthi, kriza paniku kur vjen koha për të shkuar në shkollë, dhimbje koke, të vjella, të qara, stres, irritim 

Ajo që duhet të dinë shumë qartë prindërit është që nuk bëhet fjalë për kaprico, por për vështirësi konkrete që hasin fëmijët. Kjo do të thotë se për t’i ndihmuar këta fëmijë, absolutisht nuk duhet ushtruar presion, nuk duhen sforcuar, apo detyruar fëmijët për asgjë. Në shumë raste, vështirësitë që ndeshin fëmijët e vegjël për t’u përshtatur me shkollën dhe për të qëndruar larg prindërve, lidhen me llojin e marrëdhënies që kanë ata me njëri-tjetrin (një stil i pasigurt atashimi ia vështirëson fëmijës çastin e ndarjes nga prindi). 

Për këto arsye, prindërit duhet të ndërtojnë ura komunikimi, mirëkuptimi dhe dialogu. Identifikimi dhe të kuptuarit e frikërave të fëmijës ndihmon në kapërcimin e situatës. Nga ana tjetër, mësuesit në klasë duhet të sigurohen të krijojnë klimë bashkëpunimi dhe mjedis mirëpritës, në mënyrë që fëmijët të sfidojnë pasiguritë, pengesat dhe të pranojnë vështirësitë që mund të kenë, duke pranuar limitet e veta e të edukohen të kërkojnë ndihmë pa hezitim.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:fobishkolla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Interpretimi në ansambël/ në grup
Next Article Më falni nxënësit e mi të dashur!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?