Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Fëmijë të mirë, të sjellshëm dhe altruistë: Ja si t’i parandaloni bashkëmoshatarët të përfitojnë prej tyre
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Fëmijë të mirë, të sjellshëm dhe altruistë: Ja si t’i parandaloni bashkëmoshatarët të përfitojnë prej tyre

portalishkollor
Last updated: November 24, 2021 10:41 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Fëmijët më të bindur dhe altruistë zakonisht vendosin nevojat e të tjerëve – reale apo të supozuara – para nevojave të tyre. Ne, si prindër, a mund ta parandalojmë këtë? Lexoni artikullin nga Emanuela Dervishi, punonjëse sociale.

Imagjinoni një fëmijë, të ëmbël, të qetë, gjithmonë i disponueshëm për të gjithë dhe gjithmonë i gatshëm për të dëgjuar të tjerët: cilësi që çdo prind do të dëshironte për fëmijën e tij, por…

E keqja, në fakt, në këto kohë bullizmi dhe arrogance, është se një fëmijë me një personalitet të tillë mund të bëhet lehtësisht pre e bullizmit të bashkëmoshatarëve, të pasjellshëm ose të orientuar drejt udhëheqjes (leadership).

Atëherë, si të mund të mbani gjallë aftësitë si ato që kemi përshkruar dhe në të njëjtën kohë të parandaloni miqtë dhe shokët e shkollës që të përfitojnë prej tyre?

Problemi, nga pikëpamja psikologjike, është se fëmijët më të bindur dhe altruistë zakonisht vendosin nevojat e të tjerëve – reale apo të supozuara – para nevojave të tyre. Ata tërhiqen  ose sakrifikojnë veten në ndjenjat e tyre, për shembull vendosja prioritet e çështjeve të shokëve brenda ose jashtë shkollës. Shpesh problemi shfaqet edhe në mënyrë të rrezikshme, kur ato shkojnë bashkë me vullnetin e grupit pa i menduar mirë gjërat.

Sigurisht që nuk është një metodë e mirë për t’i detyruar fëmijët  të adoptojnë reagime të ndryshme nga ato që ata do të zgjidhnin në zemrën e tyre: çdo ndërhyrje e këtij lloji shkakton probleme edhe më të mëdha në proceset vendimmarrëse të fëmijës dhe në mekanizmat e tij shoqërorë dhe marrëdhëniesh, ose pasiguri më të mëdha…

Strategjia e duhur konsiston në dialog: t’i inkurajojmë ata të respektojnë veten para së gjithash, të vendosin në mënyrë të pavarur duke iu përmbajtur vullnetit dhe dëshirave të tyre, duke e bërë fëmijën tonë të kuptojë se kufijtë nuk janë diçka për të cilën duhet të kemi turp, por të vendosë me kokën e tij dhe të qenit plotësisht të vetëdijshëm për atë që duam është provë e forcës dhe pjekurisë. Me pak fjalë, inkurajojini ata të kenë më shumë besim te vetja.

Në përgjithësi, ka 3 aspekte që prindi duhet të këmbëngulë, në këtë rast, vendosja e një komunikimi të mirë prind-fëmijë dhe ndonjëherë të mësojë të dëgjojë:

Vetëvlerësimi: Është e rëndësishme që fëmija të ndiejë besimin e prindit. Nuk duhet t’i themi se çfarë të bëjë, por le ta dijë se kemi besim në zgjedhjet e tij. Le ta lëmë të lirë të jetojë marrëdhëniet e tij në autonomi të plotë, le ta inkurajojmë që të jetë shefi i vetes.

Mësojini të thonë jo: nëse fëmija ynë është i vetëdijshëm se ka mbështetjen tonë, sigurisht që do të ketë më pak frikë t’u thotë “jo” bashkëmoshatarëve të tij, të kënaqë vullnetin e tij dhe jo të të tjerëve.

Komunikimi: Mësojmë ne fillimisht dhe në këtë mënyrë i tregojmë fëmijës tonë se sa e rëndësishme është të komunikosh. Shprehja e mendimit të tij, pa ua imponuar të tjerëve, në një krahasim të shëndetshëm, do ta ndihmojë atë t’u japë rëndësi mendimeve të tij.

Bibliografia:

1.Carey, B. Stanford Psikologët tregojnë se altruizmi nuk është thjesht i lindur. Raporti i Stanfordit. Publikuar më 18 dhjetor 2014.

2.Curri C. et al. Social determinants of health and well-being among young people. Health

behaviour in school-ag ed children (HBSC) study : International report from the 2019/

2020

3.Levin, K.A. and Currie, C. (2010) Family structure, mother-child communication, fatherchild communication, and adolescent life satisfaction: A cross-sectional multilevel analysis.

Health Education, 110(3): 152-168

Emanuela Dervishi, Punonjëse Sociale

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:altruisteemanuela dervishifemijet te mirekushtuar prinderve
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Poezi dhe ese me temë atdhetare nga Adelina Qarkaj
Next Article Ide nga mësimdhënësja Ilirjana Mehaj se si të filloni orën mësimore me rastin e 28 Nëntorit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?