Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Eseja prekëse e nxënëses Uendi Kunxhiu: Flitet shqip ku ka jetë të sigurt…
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Eseja prekëse e nxënëses Uendi Kunxhiu: Flitet shqip ku ka jetë të sigurt…

portalishkollor
Last updated: December 8, 2021 9:34 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Edhe pse është vetëm në klasën e 6-të, Uendi Kunxhiu duket se e njeh mirë realitetin ku jetojmë. Ajo shkruan për fenomenin e bullizmit, për mos leximin e librave nga të rinjtë, ndërsa prekës është fakti se e ka një mendimin të sajin të qartë për largimet e shqiptarëve nga atdheu…

Jeta nuk është plastelinë që ne t’ia ndryshojmë formën si duam dhe sa herë duam, por as lodër që të luhet me të.

Frika se si do ta nisim ditën e tremb çdo njeri në ditët e sotme. Nga mëngjesi deri në mbrëmje prindërit rraskapiten për të mundësuar sadopak kushtet jetësore të fëmijëve. 

Fëmijët nga mëngjesi deri në mbrëmje mes angazhimeve që kanë ndeshen edhe me njëmijë problematika të ndryshme që prindërve as që iu shkon mendja e as që kanë kohë të mendojnë gjëra të tilla. Po jetojmë kohë të vështira dhe s’po gjejmë aspak qetësi apo siguri. Mendoj fenomene të ndryshme që u kanë ndodhur fëmijëve si vrasje, grabitje, përdhunime…dhe kam frikë të eci e lirë dhe e qetë në rrugicat e bukura të qytetit tim. 

Si unë dhe çdo fëmijë tjetër, ndeshet me fenomenin e bullizmit, ku në mos qoftë pjesë e tij vetë, janë shokët dhe shoqet. Teksa i dëgjon të bullizohen për mënyrën e veshjes, ku s’kanë ndoshta bukë të hanë, jo më për të blerë rroba të shtrenjta, të vjen keq e ndjen dhimbje. Bullizohen për ngjyrën, për të folurin, për sjelljen…pa kuptuar se sjellja më e keqe për një njeri është të paragjykojmë. Të gjitha këto, vetëm kur i mendon ta rrëmbejnë mendjen për në botën më të errët, pa menduar se problemi më i madh i ditëve të sotme është telefoni në duart e çdo fëmije. Edhe unë kam telefon, ku krejt mirë e di se jo vetëm më dëmton, por edhe më kufizon kohën, gjënë më të shtrenjtë për njeriun.

Librat kanë mbetur në pluhurin e çdo biblioteke pa i shkuar deri në fund rreshtit sepse ka pak lexues. Arsyeja që po lexojnë aq pak është se po ngatërrojnë ‘google’ me ‘librin’, fatkeqësisht.

Janë njëmijë e një arsye pse shoqëria sot është më shumë e prirur për të menduar negativisht se sa pozitivisht. Të ligat kanë mbytur ato pak të mira dhe jeta është aq e pasigurtë sa e vetmja zgjidhje ka mbetur ‘ikja’.

Të ikësh nga vendi yt për një jetë të sigurt, përveçse zgjidhje, është edhe humbje. Një e ardhme e vendit pa ne që sot po ikim, do të jetë e pakuptimtë.

Duke i ikur frikës dhe pamundësisë për të ndryshuar këtë vend, enden njerëzit nëpër rrugët e botës dhe flitet shqip vetëm ku ka jetë të sigurt.

Uendi Kunxhiu, kl.VI, Shkolla “Ilia Qiqi”, Burrel

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:eseflitet shqipkrijimuendi kunxhiu
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Aktivitet për nxënësit e klasës IV, njësia mësimore “Prodhimet Bujqësore”, – mësimdhënësja Dardana Veliu
Next Article Mbi librin “Për një histori të krahasuar të letërsisë shqipe”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?