Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Eseja e maturantit “mësuesi i ka duart e lidhura!”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Eseja e maturantit “mësuesi i ka duart e lidhura!”

portalishkollor
Last updated: September 29, 2017 2:57 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Detyra e realizuar nga maturanti është konsideruar si një thirrje për të ndihmuar të rinjtë të ndjekin rrugën e drejtë, si një thirrje për më shumë politika për të mbështetur punësimin dhe ngritjen e të ardhurave në familjet shqiptare.

Profesori i matematikës Sorkadh Malaj thotë se si mësues është ndjerë i dëshpëruar kur ka lexuar këtë detyrë: “Nxënësi vjen në shkollë, por është i pa ngrënë; vjen në shkollë por është i zhveshur, vjen në shkollë por mendjen e ka në shpi aty ku i mungon gjithçka. Nga ana tjetër varfëria bën që prindërit të presin të ardhura nga duart e fëmijës, ndërsa fëmija e shikon që rruga e vetme për të bërë para është mbjellja e drogë, shitja e saj! Është një thirrje e dëshpëruar për të ndryshuar politikat”, shprehet ai.

Mësuesi tregon se në shkollë bëjnë të pamundurën për t’i mësuar nxënësit, por mësuesit përdorin politika personale. 

“Mësuesit nuk kanë çfarë të bëjnë apo se si të reagojnë për këtë rast pasi i kanë duart e lidhura. Ata i flasin nxënësit por ai e ka mendjen diku tjetër!”

Duket sikur nxënësi duke zgjedhur këtë detyrë e ka përcaktuar këtë profesion si profesionin e së ardhmes. Pasi ai lexon për kultivimin e drogës, dëgjon në parlament të flitet për drogën, lajmet dominohen nga informacione të kësaj fushe dhe ai ka të studiuar mirë këtë “profesion” aq sa do jo vetëm  të punojë, por edhe të jetë dorë e parë!

Gazetari Emirjon Senja evidenton se edukimi nis që në familje: “Ky është shembulli që ne si shoqëri kemi kultivuar dhe kemi ngritur në piedestal që nga momenti kur gjatë diskutimeve në shtëpi nuk themi që: ‘shumë gabim që filani merret droge’, por themi: ‘çuni filanit është i zoti’”. Pra, e pamë apo dëgjuam diçka hajde të themi mendimin tonë dhe të diskutojmë në familje rreth kësaj çështjeje.

Por cili është roli i medias? Gazetari Senja tregon se lajmet më të lexuara krahas atyre me përmbajtje gjysme erotike janë: “makina luksoze e…”, “i forti i qytetit…”, “ja sa para shpenzon ai në një mbrëmje”…. “shampanja më e shtrenjtë u porosit nga…” etj.  

“Që të arrish këtë lloj ‘standardi’ duhet me patjetër të kesh para dhe cila është rruga më e shpejtë për të fituar shumë para? Ky është konkluzioni i adoleshentëve”, përfundon gazetari.

Duket sikur të gjitha fushat dhe profesionet kanë ndikuar në mendimet e maturantit dhe e kanë bërë atë të zgjedhë këtë profesion. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm në të gjitha mesazhet që përcjellim nëpërmjet asaj që ne themi apo bëjmë.

(Albina Hoxhaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:esematurante
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Blini online botimet Albas!
Next Article Laps kimik apo stilolaps?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?