Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Emocionet e vitit të parë për mësimdhënësit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Emocionet e vitit të parë për mësimdhënësit

portalishkollor
Last updated: September 13, 2016 3:18 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Koha asnjëherë nuk ndalet e madje ndonjëherë duket sikur ecën më shpejt se zakonisht. Kur je një fëmijë i vogël e kur shumë shpejt rritesh e kalon vitet një e nga një dhe ja ku gjendesh në universitet. Teksa je ende në bankat e shkollës të duket sikur koha lëviz shumë ngadalë, por kur vjen momenti që përfundon 12 vite shkollë ndalesh edhe thua: Si kaluan vallë kaq shpejt këto vite?

Por ndonjëherë edhe nuk ke kohë ta bësh këtë pyetje pasi sa mbaron një cikël shkollor, përpara të shfaqet tjetri e gjendesh paksa e papërgatitur për atë çka të pret. E megjithatë rrjedha e kohës nuk ndal e ti duhet patjetër të ecësh me ritmin e saj duke filluar kështu rrugën drejt universitetit me emocione e ndoshta edhe ankth. Si një studente e cila sapo ka përfunduar vitin e parë në universitet mund ta quaj këtë periudhë si një periudhë tranzicioni e këtë vit të parë plot dinamik. E quaj ‘tranzicion’ sepse ndryshimi e kalimi nga një fazë tek tjetra duket sikur ndodh sa hap e mbyll sytë dhe je në një ambient të ri e me përgjegjësi të cilat nuk i kishe më parë. 

Edhe viti i parë karakterizohet nga dinamika. Ai është sa i bukur aq edhe i lodhshëm, ku ndjesi të ndryshme e kontradiktore si: kënaqësia, gëzimi, ankthi, mërzia të shoqërojnë gjatë gjithë kohës. Është një vit i bukur sepse simbolizon hapat e parë që hedh në rrugën që ke zgjedhur të ndjekësh në të ardhmen, e kjo të fal emocione. Ky rrugëtim duket sikur bëhet më konkret kur je në dyert e universitetit, në këtë hapësirë të re e ndryshe të pa eksploruar më parë nga ty, me njerëz të rinj e me një mënyrë ndryshe mësimdhënieje. Këto të dhurojnë emocione e kënaqësi sepse tanimë je duke shkelur vetë në këtë ambient të cilit i dëgjoje emrin nga studentë të tjerë dhe mezi prisje ta shihje me sytë e tu.

Por emocioni shoqërohet edhe me ankth sepse e panjohura shpesh të frikëson dhe të rejat që rezervon universiteti për studentët e rinj janë të panjohura e ndoshta ndaj shpesh këta të fundit përjetojnë ankth. Sa i bukur, viti i parë është edhe i lodhshëm gjithashtu sepse të duhet të ndryshosh ritmin se si i bëje gjërat më parë, të duhet të përshtatesh me kërkesat që duhet të përmbushësh pasi edhe mënyra e mësimdhënies në universitet, e ndryshme nga gjimnazi, ta kërkon këtë gjë. Ambienti i ri ka njerëz të rinj, dhe njohja e ndrojtur e fillimit të shërben për të krijuar një shoqëri të re, anëtarët e së cilës i ke pranë gjatë kohës në shkollë, por edhe jashtë saj kur ke nevojë. E megjithatë teksa hedh hapat e parë për t’u njohur në anën tjetër mund të të shoqërojë edhe pyetja nëse po zgjedh njerëzit e duhur, pyetje e cila të bën vë në dilemë edhe të ndihmon që të tregohesh i kujdesshëm në çdo hap që hedh.

E krahas të gjithave, ndjenja që mund të përjetosh më shpesh është edhe mërzia që të shkakton gjithçka ke përreth, përgjegjësia që ke për veten, ngarkesa në shkollë, largësia nga familja e shpesh ashpërsia e mjedisit ku ndërvepron të bëjnë që në një moment të duash të largohesh nga gjithçka për t’u strehuar drejt familjes tënde, pasi mendon se nuk ke më forcë për të vazhduar më tej. Por ashtu si retë e zeza largohen për t’ia lënë vendin qiellit të kaltër e me diell, ashtu edhe mërzia largohet për t’ia lënë vendin kurajos që gjen brenda vetes për të ecur përpara, për të përfunduar rrugëtimin në të cilin je nisur e për të cilin po bëhen sakrifica jo vetëm nga ty.

Kështu pra mund ta përshkruaj vitin e parë në universitet, plot ngjarje e si një mozaik të vogël ndjesish që në përfundim të tij të bën të kuptosh se je rritur tashmë e përpara të pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë, të cilën për ta përfunduar të duhet besim, kurajo e vullnet. Të treja këto gjenden tek secili prej nesh, mjafton t’i zbulojmë e gjithçka do të duket më e lehtë.

(Nga: Emanuela Pepa, studente në Fakultetin e Shkencave Sociale, Portali Shkollor)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Nxënësit dua t’i ruaj në kujtesë ashtu siç janë: të bukur pafund”
Next Article Urimi për ditën e parë të shkollës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?