Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ekspertja e ISHP tregon skenarët: Kur mund të mbyllen shkollat (2020)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ekspertja e ISHP tregon skenarët: Kur mund të mbyllen shkollat (2020)

portalishkollor
Last updated: September 23, 2020 5:58 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Dr. Eugena Tomini, Shefe e Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP ka thënë në media se janë disa skenarë në rastet e shpërthimeve epidemike, kur ka qoftë dhe një fëmijë të infektuar, një klasë e tërë apo e gjithë shkolla. Informacioni në vijim.

Me hapjen e shkollave, ekspertët e shëndetit publik deklaruan se do të kishte rritje të numrit të infektimeve. Ka kaluar vetëm java e parë e nisjes të tyre dhe rastet e infektimeve në institucionet arsimore po raportohen çdo ditë pothuajse në qytete të ndryshme të vendit.

Shifrat e para u raportuan për Tiranën, e cila ka qenë vatra më e nxehtë e përhapjes së COVID-19. Që në ditët e para të procesit mësimor, 12 mësues dhe 3 nxënës në Tiranë kanë rezultuar pozitivë dhe po mbahen në izolim. Raste infektimesh janë evidentuar edhe në 4 shkolla të Fierit, ku 3 nga këto shkolla janë publike dhe një private.

Në 48 orët e fundit raportohet se është infektuar një nxënës gjimnazi në Pogradec, por edhe një rast në një nga shkollat e mesme në Gjirokastër. Ndërkaq një ditë më parë u raportua edhe për 4 mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan të cilët kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 pas kryerjes së tamponit. Raportohet se mësuesit janë karantinuar po ashtu edhe disa kolegë të tyre ndërkohë që janë mbyllur disa klasa.

Natyrisht që përballë kësaj situate që nuk duket aspak e mirë që në javën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, përveç frikës që kanë prindërit për fëmijët e tyre dhe natyrisht që është shumë e rëndësishme të merret informacion se çfarë protokolli do të ndiqet kur dihet që COVID-19 është shumë i ngjashëm me virozat e stinës së dimrit dhe gripit vetë.

Dr. Eugena Tomini, Shefe e Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP tha në “Wake Up” në Top Channel se janë disa skenarë në rastet e shpërthimeve epidemike; kur ka qoftë dhe një fëmijë të infektuar, një klasë e tërë apo e gjithë shkolla. 

“Edhe në rastet kur është infektuar e gjithë klasa skenari është izolimi i klasës, evidentimi i rasteve pozitive, hetimi epidemiologjik i secilit rast dhe karantinimi i personave të kontaktit, duke përfshirë edhe mësuesit që kanë bërë mësim në atë klasë. Dhe rasti ekstrem është mbyllja e një shkolle. Por pa kryer një hetim të detajuar nuk shkohet në këto masa ekstreme”, shpjegoi Tomini

Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ISHPkureugena tominimbyllen shkollat
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Le të mësojmë anatominë e trupit të njeriut përmes lojërave
Next Article Kombet e Bashkuara: Gati gjysma e shkollave në botë kanë mungesë të ujit dhe sapunit për duar
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?