Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Eksperiment në lëndën e biologjisë, klasa e nëntë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Eksperiment në lëndën e biologjisë, klasa e nëntë

portalishkollor
Last updated: May 1, 2017 3:00 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kjo orë model është përgatitur nga Renata Mersini, aktualisht mësuese në shkollën të “Woodrow Wilson School” në Tetovë. Kjo orë është realizuar në bazë të kurrikulave mësimore në Maqedoni.

Punë eksperimentale : “Vëzhgimi i qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut nën mikroskop”

Klasa: 9

Lënda: Biologji

Objektivat e orës mësimore :

  • Nxënësit do të mësojnë rrjedhën e procedurës për marrje të gjakut nga gishti.
  • Nxënësit do të shfrytëzojnë mostrën e marrë të gjakut për të vëzhguar nën mikroskop eritrocitet.
  • Nxënësit do të aftësohet  të bëjnë fiksimin e mostrës së marrë në alkool dhe ngjyrosjen e saj në metilen blu që të mund të vëzhgojnë leukocitet.

Aktivitetet e nxënësit :

Përsëritje e shkurtër për njohuritë mbi: Sistemin e qarkullimit të gjakut, gjakun, dhe  komponentët kryesorë të gjakut.

Aktivitetet e arsimtarit :

Demonstrim eksperimental dhe aftësimi nxënësve në vetrealizim të eksperimentit.

Materialet e nevojshme:

  • Lanceta sterile
  • Dezinfektues
  • Etil alkool
  • Qelq mikroskopi
  • Pjata të Petrit
  • Metilen Blu
  • Doreza mbrojtëse

Udhëzimet dhe rrjedhja e eksperimentit :

Marrja e gjakut nga gishti bëhet në gishtin e katërt të dorës së majtë.

Fillimisht me pambuk të lagur me mjet dezinfektues bëhet dezinfektimi i vendit nga i cili do të marrim gjak. Me lancetë sterile bëhet shpuarja e gishtit. Gjaku vendoset në skaj të qelqit të mikroskopit, më pas më një qelq mbulues tjetër shpërndajmë mostrën e gjakut. Preparati i përgatitur në këtë mënyrë lihet disa minuta derisa të thahet plotësisht.

Fiksimi në alkool –  Preparati i tharë zhytet në alkool ( Metanolose etanol ) ku lihet të qëndroj për 10 minuta.

Ngjyrosja e preparatit –  Pas fiksimit preparati nxirret nga alkooli dhe lihet deri sa të thahet. Më pas zhytet në Metilen Blu ku qëndron po ashtu 10 minuta.

Shpërlarja e preparatit –  Bëhet në ujë rrjedhës deri në largimin e plotë të Metilenit Blu. Thahet preparati dhe është i gatshëm për mikroskopim.

Rezultatet:

Mostra e fiksuar me alkool dhe e ngjyrosur me metilen blu mundëson vëzhgim më të mirë të qelizave të gjakut veçanërisht të leukociteve.

Ky material u përgatit nga Renata Mersini, e cila u lind në Gostivar në vitin 1993. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme e vazhdoi në Tetovë për të ndjekur më pas studimet në Universitetin Shtetërorë të Tetovës, drejtimi Biologji – Arsimore. Ambicia e madhe në arsimimin e brezave të rinj, bëri që ajo të bëhet pjesë e stafit profesional të “Woodrow Wilson School”, ku edhe vazhdon të jap kontributin e saj.

Shkarkoni materialin

(Xhemazije Rizvani)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:biologjieksperimentmesimdhenesmesuesmesuesenxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Matematika stërvit trurin, palestra muskujt
Next Article Aplikacionet më të mira për të mësuar një gjuhë të huaj
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?