Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ekipi i trajnerëve të Albas takim më mësuesit në Kukës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ekipi i trajnerëve të Albas takim më mësuesit në Kukës

portalishkollor
Last updated: October 22, 2016 11:06 am
portalishkollor
Share
SHARE

Libri digjital është e ardhmja e arsimit jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Përdorimi me efikasitet i librit, mjeteve që ndodhen në të dhe materialeve multimediale të përzgjedhura nga autorët sjell një orë mësimi të suksesshme.

Ekipi i trajnerëve të Shtëpisë Botuese Albas udhëtoi drejt Kukësit për t’u njohur nga afër me vështirësitë që hasin mësuesit në përdorimit e librit digjital në punën e tyre të përditshme. Mësuesit e gjimnazit “Havzi Nela” kontaktuan me ne nëpërmjet adresave tona info@portalishkollor.al dhe info@albas.al dhe ata kërkuan takim nga afër me trajnerët e Albas dhe Portalit Shkollor, për të pasur një përdorim sa më efikas dhe të suksesshëm të librit digjital në klasat dhe lëndët ku ata punojnë.

Takimi u zhvillua në ambientet e bibliotekës së gjimnazit  “Havzi Nela”. Në këtë takim morën pjesë edhe mësuesit e shkollës “Skënderbeu”, Krumë të Hasit.

Trajnimi u hap nga përgjegjësja e redaksisë së botimeve shkollore, znj. Natasha Pepivani, që ështëdhe njëkohësisht bashkëautore e tekstit të gjuhës shqipe. Ajo i falënderoi mësuesit për ftesën për këtë trajnim, si edhe theksoi rëndësinë e këtyre takimeve nga afër mes autorëve dhe mësuesve për përdorimin me efikasitet të e-librit shkollor për orë mësimore sa më të suksesshme dhe cilësore. znj. Pepivani theksoi faktin se Albas, po punon veçanërisht në fushën e trajnimeve të cilat do të mbahen jo vetëm në Qendrën e Trajnimeve Albas në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë.

Në epokën e zhvillimeve teknologjike, ashtu si në të gjitha fushat, edhe digjitalizimi i teksteve vërtet duket si një proces i vështirë, për shkak të infrastrukturës së pamjaftueshme dhe vështirësive që paraqiten në shkolla të ndryshme, por të mos harrojmë se është e ardhmja e një shkolle moderne. Libri digjital është e ardhmja e arsimit jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Përdorimi me efikasitet i librit, mjeteve që ndodhen në të dhe materialeve multimediale të përzgjedhura nga autorët sjell një orë mësimi të suksesshme. Nxënësit janë më të vëmendshëm ndaj teknologjisë dhe njohuritë janë më të lehta për t’u përvetësuar nga ata. 

Albi Dudija, specialisti i IT-së pranë Portalit Shkollor, prezantoi libri digjital, mënyrat e përdorimit të tij dhe risitë e këtij viti në platformën e e-librit shkollor Albas.

Mësuesit e pasionuar për përdorimin e metodave bashkëkohore, ndanë me redaksinë e Albas-it ide e sugjerime, të cilat do të integrohen në tekste vitin e ardhshëm.

Trajnimi do të vazhdojë në ditët në vijim në të gjithë Shqipërinë dhe mësuesit do të njoftohen në faqen portalishkollor.al për orën dhe lëndët përkatëse. Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: info@portalishkollor.al ose në numrat 042319002 dhe 0697098026.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBAStrajnim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Pas rivalitetit qëndron zilia dhe pasiguria në vetvete
Next Article Çfarë ka Sena e Parisit më shumë se Buna e Shkodrës? Asgjë.
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?