Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Edukimi seksual, si mund të krijojnë prindërit komunikim me fëmijët?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Edukimi seksual, si mund të krijojnë prindërit komunikim me fëmijët?

portalishkollor
Last updated: October 28, 2019 10:23 am
portalishkollor
Share
SHARE

Nga shumë studime, edhe profesionistë këshillohet që bisedat mbi marrëdhëniet dhe edukimin seksual të zhvillohen që herët, që përpara se fëmija të hyjë në periudhën e adoleshencës dhe të pubertetit.

Komunikimi është aseti më i rëndësishëm në çdo marrëdhënie. Patjetër, që edhe raporti prind – fëmijë nuk përjashtohet nga kjo. Madje është baza e piramidës së një të rrituri të suksesshëm. Familja është vendi i parë ku një fëmijë mëson mbi dashurinë, marrëdhënie me të tjerët si edhe vlerësimin për veten. Fëmijët i përthithin mesazhet jo vetëm nëpërmjet asaj që dëgjojnë, por edhe prej asaj që shohin. 

Nga shumë studime, edhe profesionistë këshillohet që bisedat mbi marrëdhëniet, dhe edukimin seksual të zhvillohen që herët, që përpara se fëmija të hyjë në periudhën e adoleshencës dhe të pubertetit. 

Shpesh, prindërit, argumentojnë që fëmijët kanë lëndën e edukimit seksual në shkolla, për të evituar kështu bisedën, që të gjithë e dimë është mjaft e parehatshme për t’u filluar. Por, ashtu siç nuk mjaftohemi me lëndën e edukatës qytetare për të edukuar fëmijët  mbi sjelljen, e njëjta gjë duhet të ndodhi edhe me edukatën seksuale. 

Edukimi seksual nis që nga seksualiteti i fëmijës, në mënyrë që të kuptojë kush është dhe çfarë dëshirash ka, e deri tek edukimi se si mbrohesh, e si sillesh me partnerin/en. Bisedat mbi edukimin seksual duhet të mos jenë më tabu. Për t’ia lehtësuar vetes këtë gjë, flisni herët dhe shpesh për seksualitetin apo marrëdhënien seksuale. 

Mos i nisni të gjitha bisedat me “Mos”. Fëmijët mësojnë shumë më shumë dhe shumë më shpejt me fjali pohuese se mohuese. Fuqizojini fëmijët tuaj. Mësojini të vihen në kontakt me veten, të fjalëzojnë emocionet e tyre, të kërkojnë hapësirën që kanë nevojë,  e mbi të gjitha të duan veten. 

Edukojini për të vlerësuar veten, dhe ata do të mësojnë të trajtojnë edhe të tjerët. Jepini rëndësinë që i takon kësaj bisede. 

Mos i trajtoni fëmijët si të vegjël që nuk kuptojnë, sepse në 2019-ën, me gjithë këtë informacion që ka rreth e rrotull, gjasat janë që ata të kenë lexuar më shumë seç e mendojmë. 

Por, biseda me prindin është gjithmonë e nevojshme, sepse kuptojnë edhe atë pjesë që leximet e internetit apo librave nuk ta japin, marrëdhënien emocionale dhe mundësinë për të bërë pyetje. Nëse nuk ndjeni që ju mund ti ndihmoni dhe këshilloni mjaftueshëm, kërkoni ndihmë. Ka shumë profesionistë që mund t’ju shërbejnë për t’ju ndihmuar në thyerjen e akullit mbi bisedat e rëndësishme.

Së fundmi, e sigurt është që nuk ka receta për një prindërim të suksesshëm, por ama është një ingredient që duhet të jetë prezent gjithmonë, dhe ajo është dashuria. Nëse fëmija rritet në ambient ku ndjen dashurinë, ku kupton që kur ai/ajo flet, dëgjohet, do e transmetojë këtë dhe së jashtmi. 

MA. Anisa Zaçe, Psikologe këshillimi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:edukim seksualfemijekomunikimprinder
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Pedagogia Entela Binjaku: Studentët përballen me një treg pune nepotizmi dhe partiak
Next Article Plani i terapisë së të folurit për nxënësit me nevoja të veçanta
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?