Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë

portalishkollor
Last updated: December 22, 2016 2:40 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Drejtoresha e Botimeve në Albas, Rita Petro zhvilloi një bashkëbisedim me gjimnazistët e “Petro Nini Luarasit” për letërsinë në përgjithësi e poezinë në veçanti, për dëshirat personale…

Të rinj fatlumë – të rritur nga një brez prindërish e mësuesish mendjehapur…

A e dini sa ndjesi të bukur e optimiste mora pasditen e takimit me maturantët e Petro Ninit? U treguan aq të sinqertë, mendjehapur, të guximshëm në idetë e tyre, disa prej të cilave bien ndesh me mendimet e brezit tonë. Dëgjova esetë e tyre dhe … m’u kujtua eseja e të riut Qemal Stafa “E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë; një jetë e re po lulëzon gërmadhash”. Me të drejtë e mbajmë model të një shkrimi të guximshëm në ide dhe të logjikshëm në argumente; me të drejtë ndihemi të befasuar kur këto mendime i dëgjojmë nga një djalosh, kur për nga thellësia e argumentit, do ishte normal t’i gjenim në moshat e pjekura. U befasova se si e trajtonin gjimnazistët temën që u kish dhënë atyre mësuesja e letërsisë Oriana për konceptet tabu në shoqërinë shqiptare. Esetë e tyre mund të qëndronin fare mirë përkrah simotrës së tyre dhe, ndonëse temat ishin të ndryshme, dëshira për ndryshim në mentalitetin e shoqërisë shqiptare, ishte e njëjtë.

Asnjëherë nuk kam menduar se ajo çka trumbetohet në rrjete sociale apo në disa media se brezi i ri sot nuk ka fytyrën e tij, i mungojnë idealet frymëzuese, se ata janë të prirur ndaj drogës e prostitucionit etj, etj, se është brez që nuk di shkrim e këndim, nuk është dukuri përgjithësuese. Dhe sa herë takohem me nxënës apo gjimnazistë, më përforcohet ky mendim.

Gjatë takimit me petroninsat biseduam për letërsinë në përgjithësi e poezinë në veçanti, për dëshirat personale e intime të tyre në raport me dëshirat e prindërve dhe atë çka pret shkolla apo shoqëria prej tyre. Secili ish i bukur sipas mënyrës së tij të komunikimit dhe kjo e bëri takimin edhe më interesant, sa nuk e kuptuam si fluturuan orët…

Dhe … ajo çka mendoj tani është … ata janë fëmijë fatlumë që rriten nga një brez prindërish dhe mësuesish mendjehapur (si: Oriana, Kreuza, Odeta, Bardha e mësuese të tjera) që ua kanë hapur rrugën për të qenë të lirë, për të menduar në mënyrë kritike dhe për ta jetuar jetën me guximin që sjell kënaqësinë e të jetuarit.

Dhe sado të paktë në numër të jenë këta prindër e mësues bashkëkohorë, e rëndësishme është se ata janë mes nesh dhe pa e kuptuar bëhen udhërrëfyes për një brez më konservator.

Dhe së fundi…do doja të kthehesha prap aty se ata më ftuan përsëri ende pa u ndarë.

(Rita Petro)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASmesimdhenesnxenesshkolle
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Libri digjital, Albas në: Kavajë, Durrës dhe Fier
Next Article “Romeo dhe Zhuljeta” nën interpretimin e gjimnazistëve
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?