Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Duajeni Shqipërinë, jo vetëm për festa”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Duajeni Shqipërinë, jo vetëm për festa”

portalishkollor
Last updated: November 30, 2022 2:08 pm
portalishkollor
Share
SHARE

“Duajeni Shqipërinë, duajeni tokën shqiptare ajo na përket të gjithëve ne dhe të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për vendin tonë”, një shkrim kujtesë dhe reflektim për atdhedashurinë jo vetëm në ditë festash, nga ekspertja edukimit Ana Llazo.

Shqipëria është vendi i banuar nga popujt më të vjetër të Europës i cili ka ruajtur gjuhen dhe traditat e saj edhe pse ndër shekuj janë përpjekur ta përbuzin dhe copëtojnë. Populli me cilësitë më të rralla në Ballkan ku kryeson respekti dhe nderi për fjalën e dhënë ndër shekuj, guximi, trimëria dhe shpirti i gjallë. 

Ky popull fisnik pasardhës i ilirëve ku shpesh i kanë bërë ballë qëndresë të ashpër pushtuesve dhe veçanërisht sundimit turk. Fshatari, malësori fisnik dhe ushtari shqiptar ka luftuar si një zotëri i madh përball armikut dhe ka treguar vlerat e larta morale dhe të trimërisë që e ka karakterizuar atë ndër shekuj për mbrojtjen e trojeve të tyre. Dhe kur vihej në lojë tërësia e tokave shqiptare, atëherë fshiheshin të gjitha interesat e veçanta, armiqësitë, dallimet dhe kundërshtitë kulturore, fetare dhe partiake.

Shqipëria toka e shqiponjave, dhe bijve të shqipes gjuhës më të lashtë dhe më të veçantë në botë nga e cila rrjedhin të gjitha gjuhet e tjera të njerëzimit, e tokës së pasur me minerale, me pasuri dhe bukuri natyrore, lashtësi dhe kulturë ndër shekuj. 

Flamuri kuq e zi  magjepsës dhe i thjeshtë të krijon emocionet për tu ndjerë krenar, plot besim dhe guxim. Shqiponja e dyfishtë nëpër gjithë qiellin simbolizon shpirtin e lire dhe luftarak te popullit shqiptar. E kaluara dhe e tashmja, e lashta dhe modernia, të rinj dhe të moshuar, e bukura dhe hyjnorja, myslimane dhe të krishtere, të pasur dhe të varfër, veri dhe jug ndërthuren aq bukur duke shpalosur ekstremet e gjalla te dukshme të shoqërisë shqiptare. 

Shqipëria është përpjekur të lërë pas të shkuarën komuniste dhe tranzicionin ndër vite dhe të gjejë rrugën e duhur drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik  politik dhe social. Kjo tokë e lashtë dhe e pasur me histori nga burime të lashta, tradita dhe zakone meriton të jetë pjesë e familjes europiane duke dhënë kontributin e saj me njerëzit  fisnik dhe me vlera në fusha të ndryshme që i shërbejnë shoqërisë njerëzore. Marr shkas ti uroj të gjithë shqiptarëve 110 vjetorin e Pavarësisë. 

Duajeni Shqipërinë, duajeni tokën shqiptare ajo na përket të gjithëve ne dhe të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për vendin tonë.

Ana LLAZO, eksperte e edukimit 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASana llazoduajeni shqiperine
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Artistët shqiptarë të periudhës së Pavarësisë
Next Article Xhubleta shqiptare, pasuri e gjithë botës! Merret në mbrojtje nga UNESCO
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?