Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Drejtues, bëjini takimet me mësuesit dobiprurëse përmes këtyre mënyrave!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Drejtues, bëjini takimet me mësuesit dobiprurëse përmes këtyre mënyrave!

portalishkollor
Last updated: January 25, 2021 8:39 am
portalishkollor
Share
SHARE

Mbledhjet shpeshherë kthehen në bezdi, kur drejtori i shkollës nuk zgjedh mënyrën e duhur, komunikimin dhe sjelljen e duhur ndaj mësuesit. Shumë prej tyre mbledhjen e konsiderojnë thjesht një “forcë zakoni”, duke ia humbur vlerat dhe qëllimin kryesor. Si rezultat, asnjë objektiv i realizuar. Drejtues të shkollave apo institucioneve të tjera arsimore, sipas studimeve, ju ftojmë t’i organizoni në këtë mënyrë takimet me mësuesit. 

Në një mëngjes të ditës së mërkurë, hyra në klasën e bashkëpunëtorit tim dhe pyeta: “A do takohemi sot? Nuk pashë ndonjë axhendë kështu që nuk e dija nëse duhej të takoheshim”. 

Menjëherë, ai u përgjigj: “Po, po takohemi, sepse është e mërkurë”. U ula aty për 30 minutat e ardhshme, kryesisht duke menduar për gjithçka tjetër që duhej të bëja gjatë asaj kohe. Për disa njerëz takimet janë thjesht shënime në kalendar dhe nuk janë ndërtuar nga nevoja.

Takimet (mbledhjet) dhe posta elektronike janë ndoshta dy ankesat më të mëdha që punonjësit kanë. Ajo që i frustron më shumë njerëzit është mesazhi i këtyre takimeve: mosvlerësimi i kohës.

Nëse do të isha unë në krye, çdo takim do të përfshinte ushqime, pije, humor, duke vendosur kështu domethënien e takimit. Fatkeqësisht, nuk jam përgjegjës dhe nuk posedoj fonde për t’i siguruar këto të mira.  

Sipas studimeve, këto janë mënyrat më të mira që duhet të ndiqen, kur bëhen takime/mbledhje me mësuesit:

1. Duhet të ketë artikuj, material të qartë dhe konkretë për diskutim. 

2. Një studim i fundit zbuloi se pas një takimi të keq punonjësit kalojnë disa orë duke u ankuar dhe murmuritur. Kjo është e njohur si “takimi i sindromës së rimëkëmbjes”. Nëse i flisni me nerv dhe dashakeqësi, ata nuk e harrojnë. Bashkëpunoni! Ndani detyra! Bëni zgjedhje! Vendosni se kush duhet të kryejë një detyrë të caktuar dhe si. Kjo jo vetëm që inkurajon rëndësinë, por edhe pronësinë e njerëzve të pranishëm. 

3. Mos i planifikoni takimet shumë shpesh ose për një kohë të gjatë. Mjaftojnë edhe vetëm pak minuta, 15 minuta.

4. Lejoni të tjerët të flasin. Udhëheqësi nuk duhet të jetë i vetmi që flet. Krijoni një mjedis ku punonjësit mund të diskutojnë ide dhe të mendojnë në mënyrë kritike për temat në fjalë.

5. Për takime me një numër më të madh njerëzish dhe për takimet që zgjasin më shumë se 15 minuta, ftojini të pranishmit të qëndrojnë në këmbë. Kjo është provuar se rrit efikasitetin e takimit.

6. Mos bëni mbledhje thjesht për zakon.

7. Takimi fillon sapo të pranishmit hyjnë në zyrë. Përshëndetini ata me muzikë, biskota, çaj dhe tregoni mirënjohje për kohën që po shpenzojnë.

8. Hapni takimin me një shpjegim pse i keni mbledhur të gjithë.

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dobipruresmenyrattakimet me mesuesit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Të jesh mik me një mësues do të thotë…
Next Article Strategji për menaxhimin e ankthit tek studentët
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?