Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Drejtuar sindikalistëve nga një mësues që rrezikon vendin e punës si shumë kolegë të tjerë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Drejtuar sindikalistëve nga një mësues që rrezikon vendin e punës si shumë kolegë të tjerë

portalishkollor
Last updated: July 6, 2021 11:52 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në adresat tona të kontaktit një mësues na ka dërguar këtë shkrim si përgjigje për çdo kërkesë të shkruar nga sindikatat e arsimit të cilat ja kanë dërguar ministres së MASR, Evis Kushi.

Në lidhje me supozimet e ngritura nga Sindikata për Ministren…

Drejtuar: Ministres së MASR, Znj. Evis Kushi

E nderuar Znj. Ministre,

Ne dy sindikatat e arsimit,SPASH e FSASH, të vetmet partnere sociale me MASR sipas nenit 1 pika 18 e ligjit 69/2012 dhe anëtare të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, duke vlerësuar situatën, propozimet e mësuesve dhe disa drejtuesve të institucioneve arsimore për ruajtjen e vendeve të punës të të gjithë mësuesve që janë në sistem, në kushtet e rënies së vazhdueshme të numrit të nxënësve dhe rritjen e cilësisë në arsim, propozojmë:

Kërkesa e parë e sindikatave: Numri i nxënësve në klasa të mos jetë më shumë se 25 nxënës.

#Mësuesi: Të dashur sindikalistë në udhëzimin për normat ne e dimë që ky numër është po kaq 25 nxënës, ndaj nëse kërkoni diçka te Ministria kërkoni uljen e numrit të nxënësve duhet t’a kërkoni me konkretisht si shembull.   Ulja e numrit të nxënësve për hapjen e klasave paralele, p.sh me 30 nxënës të hapen dy klasa në fshat, ndërsa në qytet me 32 nxënës të hapen dy klasa. Më pas të ruash këtë logjikë për më shumë klasa, 3/4/5 paralele etj. Pra ajo që hap numër orësh është hapja e klasave paralele. 

Kërkesa e dytë e sindikatave: Norma mësimore javore e mësuesve të çfarëdo profili të mos jetë me shumë se 20 orë në javë.

#Mësuesi: A nuk e dini ju të nderuar sindikalistë që shumica e mësuesve po kaq e ka normën.

Ndaj kërkesa do duhej të ishte të ulet norma me 18 orë për të gjithë, ndërsa Edukimi fizik të bëhet 20 orë. 

Kërkesa e tretë e sindikatave: Në shkollat me klasa kolektive, lëndët e provimit të zhvillohen me klasa të ndara.

#Mësuesi: Mirë është që të gjitha lëndët bazike të bëhen të ndara jo vetëm lëndët e provimeve, pa harruar që Gjuha shqipe dhe Matematika të ndara bëhen, çfarë po kërkoni me këtë pikë? 

Pra nëse një klasë ka të paktën 7 nxënës mos bëhet klasë kolektive, por të zhvillojë mësim normal, sikur në Gjermani që një kopsht me shtatë fëmijë ka dy edukatore, ne të paktën të mbajmë një edukatore apo një mësues. 

Kërkesa e katër e sindikatave: Mësuesit që drejtojnë komisionet lëndore në shkolla, të punojnë edhe me nxënësit e talentuar dhe t’u zbritet norma mësimore me dy orë në javë.

#Mësuesi: Çfarë quajmë mësues që punojnë në komisione lëndore? Se të gjithë mësuesit janë anëtarë të ekipeve lëndore, ndaj kujt do i ulet norma!? 

Kërkesa e pestë e sindikatave: Mësuesve që janë në 5 vitet e fundit të punës, t’u reduktohet norma mësimore javore, 5 orë për ata që janë në vitin e fundit të punës, 4 orë për ata që kanë edhe dy vite punë, 3 orë për ata që u kanë mbetur edhe tre vite punë, 2 orë për ata që u kanë mbetur edhe katër vite punë dhe një orë për mësuesit që duan edhe pesë vite punë për të dalë në pension, ose t’u ulet norma mësimore me dy orë të gjithë mësuesve që kanë hyrë në pesë vitet e fundit, me tendencë për ta ulur nga një orë çdo vit deri sa pas tre vjetëve të shkojë në -5 orë.

# Mësuesi: Këtu besoj jemi dakord! 

Kërkesa e gjashtë e sindikatave: Norma mësimore e mësuesve të arsimit fillor të jetë 20 orë në javë duke i llogaritur edhe klasën kujdestari. (Lëndët Dituri Natyre, Histori etj.,të jepen nga mësuesit e arsimit të mesëm të ulët). 

#Mësuesi: Vetë ministria po fut module në AF ndaj s’keni pse kërkoni diçka që vetë ministria po e fut…në sistem.

Kërkesa e shtatëe sindikatave: Mësuesit që drejton aktivitetet sportive në shkollë, t’i reduktohet ngarkesa mësimore me dy orë në javë. (Ashtu siç e kanë mësuesit që drejtojnë aktivitetet kulturore e artistike).

#Mësuesi: Në pikën më lart e keni cekur këtë pjesë që edukimi fizik të bëhet 20 orë….

Kërkesa e tetë e sindikatave: Edhe në institucionet arsimore që kanë më pak se 200 nxënës, mësuesve të ngarkuar me bibliotekën, t’u reduktohet norma mësimore me 1 orë në javë.

#Mesuesi: Jemi dakord.

Kërkesa e nëntë e sindikatave: Ne shkollat ku numri i nxënësve braktisës dhe atyre në rrezik braktisje( që frekuentojnë me hope) është shumë i lartë, dhe mbi 50% e nxënësve janë të komunitetit romë dhe egjiptianë (nxënësit e të cilëve përgjithësisht nuk kryejnë arsimin parashkollor) në klasat ku numri i nxënësve të komunitetit romë dhe egjiptianë është mbi 50%, numri i nxënësve në klasë të jetë jo më pak se 15 dhe jo më shumë se 20, dhe norma e mësuesve që punojnë me këta nxënës të jetë 15 orë në javë.

Ju lutemi shumë respektoni mendimet e mësuesve dhe mos bëni kërkesa qesharake, më mirë mos kërkoni hiç se sa talleni me këto lloj kërkesash. Shikoni sugjerimet e mësuesve dhe merrini në konsideratë. 

Faleminderit, 

nga një mësues që rrezikon vendin e punës!

©Portali Shkollor–Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:kerkesat e mesuesvesindikatat e arsimit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article KOMPOZITAT KËPUJORE MBIEMËRORE
Next Article “Miqtë e mi, Vesa dhe Lumi” për klasat e parashkollorit, Kosovë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?