Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Drejtori i mirë “qeveris” një shkollë më të mirë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Drejtori i mirë “qeveris” një shkollë më të mirë

portalishkollor
Last updated: August 19, 2016 2:17 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Prej më shumë se 40 vitesh, reformat arsimore janë fokusuar në një autonomi më të madhe për shkollën, me anë të një sërë veprimesh institucionale, në përpjekje për të rritur nivelin e performancës. (Whitty, 1997; Carnoy, 2000; Clark, 2009; Machin and Vernoit, 2011).

Shkollat, gjithnjë e më shumë, kanë qenë përgjegjëse për kurrikulat dhe vendimet mbi praktikat e mësimdhënies, si edhe për menaxhimin e financave, burimeve materiale dhe të stafit.

Ndryshimet më pozitive globale në fushën e edukimit janë reflektuar edhe në reformat e ndërmara në Shqipëri, veçanërisht për përgjegjësitë menaxheriale që u janë deleguar drejtorëve të shkollave dhe mësuesve ose drejtuesve të departamenteve.

Vëmendja e drejtuesve të shkollave në Shqipëri, në përgjithësi, përqendrohet në njohjen e legjislacionit, në ndërgjegjësimin e trupës së mësuesve dhe nxënësve për zbatimin e ligjeve, si dhe në ndjekjen e vazhdueshme të zbatimit konkret të ligjit të arsimit parauniversitar.

Pavarësisht harmonizimit në tërheqjen e mendimit të levave të tjera që funksionojnë në shkollë si Qeveria e nxënësve, Këshilli i prindërve, Bordi i shkollës dhe komuniteti rreth saj, të shumtë janë edhe ata drejtorë shkollash që brenda sistemit ndihen të motivuar të promovojnë të gjithë shembujt pozitivë në shkollë dhe jashtë saj.

Mirëmbajtja e shkollave, mjediseve të tyre si dhe pasurimi i bazës materiale bëhet kryesisht nga Drejtoria mbështetëse e arsimit në rreth, megjithatë drejtuesi i shkollës luan një rol thelbësor në tërheqjen komunitetit të prindërve, të cilët, sipas mundësisë, mund të kontribuojnë në këtë drejtim.

Shumica e nxënësve kontribuojnë vetë për pasurimin e bazës materiale në kuadrin e realizimit praktik të projekteve mësimore e shkollore, siç mund të jetë pasurimi i bibliotekës së shkollës apo krijimi i një mejdisi të gjelbër brenda dhe jashtë saj.

Organet lokale mund të ndërhyjnë në masën 100% si në drejtim të rimbursimit të teksteve ashtu dhe në bursat për shtresat në nevojë, por në raste specifike, me iniciativën e drejtorit/drejtoreshës, shumë shkolla kanë arritur vetë të ndihmojnë nxënësit në nevojë.

Drejtoria e shkollës në mënyrë të vazhdueshme, por dhe periodike, i bën të njohura problematikat te bordi i shkollës dhe ka shumë raste kur anëtarët e bordit kanë marrë përsipër të zgjidhin probleme të veçanta duke aktivizuar edhe prindërit e nxënësve e duke siguruar donacione të ndryshme për mbarëvajtjen e shkollës.

Raporti mësues-nxënës në shkollat tona, shpesh, nuk i favorizon mësuesit të jenë pranë nxënësve në të gjithë procesin mësimor-edukativ dhe aktivitetet që zhvillohen në shkollë, ndaj roli i një drejtori të  përkushtuar mund të jetë kyçi që nxënësit të jenë më krijues e më të interesuar për problemet mbarëshoqërore, duke marrë përgjegjësi konkrete dhe duke thënë pa frikë mendimin e tyre kritik.

Deri më sot, roli institucional i drejtorit të shkollës ka qenë mbikqyrja e programit edukativ dhe etikës së institucionit, përcaktimi i vizionit dhe drejtimit akademik të institucioni, rekomandimi i masave për përdorim efektiv dhe efikas të burimeve njerëzore dhe financiare, aprovimi i të ardhurave për mirëmbajtjen e institucionit, pjesëmarrja në procedurat e emërimit dhe largimit të përsonelit nga puna etj.

Por drejtori/drejtoresha e shkollës luan edhe një rol të rëndësishëm social, përveç atij institucional. Një drejtor i mirë i bën nxënësit të hyjnë lirshëm në shkollë me mendimin e qartë se janë aty për të zhvilluar personalitetin, aftësitë dhe talentin e tyre. Njëdrejtor/drejtoreshë e mirë e bën mësuesin të ndihet bashkëpunëtor dhe të realizojë objektivat reale për një formim sa më cilësor të nxënësit.

(Albina Hoxhaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:drejtorishkolle
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Për drejtorët e shkollave të Kosovës dhe të Shqipërisë
Next Article “Antibiotikët” natyralë që shërojnë shumë sëmundje
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?