Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Drejtori i DPAP Selman Hodaj: Vetëm administrata do të jetë në punë deri më 31 dhjetor
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Drejtori i DPAP Selman Hodaj: Vetëm administrata do të jetë në punë deri më 31 dhjetor

portalishkollor
Last updated: December 22, 2021 9:40 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Sipas një prononcimi për Portalin Shkollor Albas, drejtori i DPAP Selman Hodaj ka qartësuar të gjithë mësuesit dhe nxënësit se pushimet dimërore fillojnë më datë 24 dhjetor 2021 dhe mbarojnë në datën 4 janar 2022. Vetëm punonjësit e zyrave arsimore, rojet dhe sanitarët do të jenë në punë deri më 31 dhjetor.

Ditët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon një lajm i rremë sa i takon ditëve të pushimit të fundvitit të mësuesve. Nisur nga kjo Portali Shkollor Albas ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Selman Hodaj, për të mësuar se çfarë do të ndodh konkretisht. 

Sipas drejtorit Hodaj, nuk do të jenë mësuesit ata që do të qendrojnë në punë deri më datën 31 dhjetor, por vetëm një pjesë e administratës arsimore ku përshihen punonjësit e zyrave arsimore, rojet dhe sanitarët. 

Më konkretisht, sipas Përgjegjësit të Sektorit të Burimeve Njerëzore, Shërbimeve dhe Statistikës nga DPAP, Fiqiri Çifliku, pushimet dimërore fillojnë  në datë 24 dhjetor dhe përfundojnë deri më datë 4 Janar. 

“Kjo periudhë nga data 24 dhjetor 2021 deri më datë 4 janar 2022 është pushim për nxënësit edhe për mësuesit. Këta të fundit kryejnë pjesën e lejes vjetore që u takon. Ndërsa pjesa e administratës  apo shërbimeve vijon punën normalisht dhe përfiton lejen vjetore sipas kodit të punës. Pra kjo pjesë e administratës ka pushime nga data 1 janar deri më datën 3 janar”, kështu është shprehur Çifliku. 

Sakaq ditët pushimeve dimërore janë përcaktuar qartazi edhe në urdhrin për strukturën e vitit shkollor 2021-2022 në sistemin arsimor parauniversitar, të cilin mund ta gjeni këtu.

N. Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:31 dhjetoradministrata ne puneselman hodaj
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si të relaksoheni gjatë pushimeve të fundvitit? Artikull kushtuar mësimdhënësve
Next Article Teste mbi situatën dhe mjedisin e të nxënit nga Dr. Bajram Salianji
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?