Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi”: “Drejtuesi duhet të jetë lider”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi”: “Drejtuesi duhet të jetë lider”

portalishkollor
Last updated: February 22, 2017 2:25 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” në kryeqytet Dorina Kuka tregon gjatë një interviste vështirësitë e drejtimit dhe menaxhimit të një shkolle me 1022 nxënës.

Quhet Dorina Kuka dhe prej dy vitesh është drejtuese e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” në kryeqytet. Të jetë drejtoreshë për të është një përgjegjësi, privilegj dhe angazhim shumë i madh. Ka zgjedhur që të përçojë tek kolegët dhe nxënësit modelin e liderit. Aftësitë e mira komunikuese kanë bërë të mundur që marrëdhëniet me stafin pedagogjik, nxënësit dhe prindërit të jenë shumë të mira, duke garantuar kështu suksesin.

Prej sa kohësh jeni drejtuese e shkollës “Ali Demi?”

Prej dy vitesh jam drejtuese e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” në të cilën aktualisht mësojnë 1022 nxënës.

Çfarë do të thotë për ju të drejtoni një shkollë?

Të drejtosh një shkollë është një përgjegjësi, privilegj dhe angazhim shumë i madh, pasi duhen mbështetur kolegët, nxënësitdhe prindërit që gjithsecili të kryejë sa më mirë detyrën.

Si mendoni, një drejtues a duhet të jetë edhe një menaxher i zoti?

Mendoj se një drejtues duhet të jetë lider. Një lider është edhe një menaxhues shumë i mirë.

Cila është vështirësia më e madhe në punën tuaj?

Lejomëni t’iu them se profesioni i mësuesit mbetet profesioni më i bukur, pasi të gjithë së bashku përgatisim yjet e së ardhmes e sigurisht duke nisur nga ky rezultat nuk ndjej vështirësi.

Çfarë marrëdhënieje keni me stafin pedagogjik?

Komunikimi është arma ime më fortë dhe kjo sigurisht më ka ndihmuar që të kem një marrëdhënie mjaft të mirë me ta.

Çfarë kërkoni ju nga mësuesit?

Ne punojmë si një ekip ku mendimi, nevoja dhe përfshirja e gjithsecilit është përgjegjësi për të gjithë ne. Çdo pjesëtar i shkollës tonë duhet të jetë mbështetës dhe në koherencë të plotë me vizionin e liderit, i cili çdo vendim e merr në përputhje dhe mbështetje me idetë dhe mendimet e stafit të tij.

A zhvillohet mësimi me dy turne në shkollën tuaj?

Po, në shkollën “Ali Demi” zhvillohet mësimi me dyturne për shkak të kërkesave të shumta që ka pasur si shkollë ndër vite.

Cili mendoni se është çelësi i suksesit tuaj?

Çelësi i suksesit tim është komunikimi, puna në ekip dhe vizioni për të ardhmen.

Cila është motoja juaj?

Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Këshilla që ju jepni vazhdimisht nxënësve? Po mësuesve?

Nxënësve nuk resht së thëni të bëhen qytetarë të denjë të këtij vendi e të investojnë për të ardhmen. Mësuesve u sugjeroj ta duan profesionin e tyre dhe dijet t’i përçojnë me pasion te nxënësit.

(Albina Hoxhaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ushqimet që përmirësojnë kujtesën tuaj
Next Article Gjuha shqipe është pjesë e programit arsimor të Turqisë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?