Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Drejtoresha e gjimnazit “Raqi Qirinxhi” ka një mesazh për nxënësit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Drejtoresha e gjimnazit “Raqi Qirinxhi” ka një mesazh për nxënësit

portalishkollor
Last updated: September 28, 2016 9:09 am
portalishkollor
Share
SHARE

Nxënësit e shkollës “Raqi Qirinxhi” në ditën e parë të shkollës, në bankat e tyre gjetën një mesazh i cili ju uroi mirëseardhjen. Për këtë u kujdes drejtoresha e shkollës Keti Qirinxhi. Eksperiencat personale, por edhe hulumtimet në internet e kanë njohur me këtë metodë mësimdhënieje të cilën ajo e praktikoi në shkollën që drejton. Kjo ide e drejtoreshës u mbështet edhe nga mësuesit e shkollës të cilët ndihmuan në gjetjen e mesazheve të përshtatshme për nxënësit.

Si ju lindi ideja që në ditën e parë të shkollës të shkruani një mesazh për secilin nxënës?

Kam eksperiencë personale nga shkolla në vende të tjera si Danimarka, në internet gjithashtu. Kjo metodë praktikohej në raste provimesh, por ne vendosëm ta praktikojmë në ditën e parë të shkollës.

Si i përzgjodhët mesazhet?

Mesazhet vijnë nga ne duke pasur parasysh si duhet të jenë nxënësit për ne, çfarë ne mund të bëjmë më shumë që ata ta duan shkollën. Ata nuk janë njerëz që mbushin klasat tona, por janë fëmijët tanë, e si ne do t`ju drejtoheshim këtyre fëmijëve me dashuri, si duhet të ndjehen të motivuar jo vetëm për një fillim të mirë të vitit shkollor.

Si i pritën nxënësit?

Një kujtim i fiksuar në memoriene tyre, më të çliruar nga emocionet e ditës së parë, të surprizuar pak. Vitin e ardhshëm do të jenë edhe nxënësit që do të japin mesazhe për të rinjtë e klasës së 10-të.

Cilat ishin komentet e para?

Shumë prindër të ftuar atë ditë e përshëndetën këtë mënyrë pritjeje dhe na falënderuan për këtë.

Po mësuesit?

Mësuesve iu pëlqeu ideja, disa kontribuuan me mesazhet e tyre.

Si nisi ky vit shkollor në gjimnazin tuaj?

Me shumë punë, me vështirësitë e një fillim viti, por me cilësi dhe me shumë kërkesa të nxënësve për të qenë pjesë e shkollës edhe pse nuk mundemi të plotësojmë kërkesat për të gjithë.

Cili është mesazhi juaj për nxënësit? Po për mësuesit?

Të gjithëve iu uroj suksese! Do të bëjmë gjithçka mundemi që të plotësojmë kërkesat në rritje të arsimit. Nuk harrojmë për asnjë çast që misioni ynë është i bukur, por i vështirë. Duhet më shumë përpjekje për t’u rritur profesionalisht. Koha kërkon jo vetëm mësues profesionalisht të aftë, por dhe vizionare, mendje hapur, të socializuar, jo vetëm mësimdhënës mekanikë.

Për nxënësit mesazhi im është: të jetojnë sa më intensivisht moshën e gjimnazit, të përfitojnë çdo ditë nga kjo eksperiencë edhe duke gabuar, por gjithmonë të orientohen drejt të ardhmes pa humbur kohë, të mësohen e të aftësohen si të jetojnë në demokraci, të konkurrojnë duke krijuar identitetin e tyre duke u mbështetur tek kjo dhe tek askush tjetër!

(Intervistoi Portali Shkollor)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesazhNxenesit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Thaçi: Digjitalizojini tekstet shkollore me kosto zero
Next Article Detyrë shtëpie: Ndërtoni qelizën me mjete të ndryshme
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?