Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Dr. Eldona Sipri: Zgjidhjet natyrale kundër problemeve me dhëmbët gjatë pandemisë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Jeto shëndetshëm

Dr. Eldona Sipri: Zgjidhjet natyrale kundër problemeve me dhëmbët gjatë pandemisë

portalishkollor
Last updated: April 30, 2020 2:43 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Gjatë kësaj kohe qëndrimi në shtëpi mbase keni hasur probleme të ndryshme me dhëmbët tuaj! Duke qenë se shërbimet dentare vazhdojnë të jenë të mbyllura, ne ju sjellim disa këshilla të sugjeruara nga mjekja stomatologe Eldona Sipri në rast se do të hasni dhimbje apo probleme të tjera me dhëmbët.

Për të qenë sa më të shëndetshëm në drejtimin e shëndetit oral, edhe në këtë kohë vetizolimi social prej pandemisë COVID-19, ne sjellim disa këshilla dhe sugjerime nga mjekja stomatologe, Eldona Sipri. Ajo u jep përgjigje ose zgjidhje disa prej shqetësimeve që po hasni apo mund të hasni me dhëmbët tuaj.

Çfarë ndodh nëse dhimbja bëhet prezente?

Më parë duhet të mundohemi të lokalizojmë dhe të përcaktojmë dhimbjen. 

Ndërkohë më te prekurit nga dhimbjet janë të vegjlit, si ta menaxhojmë dhe ti mbajmë ato larg dhimbjeve?

  • Të kufizojnë dhënien e ushqimeve dhe pijeve që përmbajnë sheqer, ose acide gjatë vaktit të ushqyerjes.
  • Konsumimi i  ujit dhe qumështit si pijet e vetme të sigurta për dhëmbët e fëmijës.
  • Të shmangin dhënien e ëmbëlsirave, apo pijeve acide para gjumit. 
  • T’ju tregojnë video ilustruese për mënyrat e larjes dhe pastrimit të dhëmbëve.
  • Përdorimi i pastave me fluor.

Çfarë duhet të bëjmë nëse dhimbja vjen nga një dhëmb i shëndetshëm pa ndonjë shkak, pa praninë e ndonjë kaviteti? 

  • Së parë nisim eliminimin e ushqimeve me përmbajtje acide siç është domatja, limoni dhe pijet me gazra, gjithashtu dhe  të ëmblat . 
  • Përdorimi i qetësuesve për dhimbje, kujdes pa e tepruar. 

Çfarë ndodh nëse dhimbja nis natën dhe është persistente?

  • Lëngu i famshëm i karafilit ose Eugenol gjendët në farmaci dhe aplikohet me pambuk mbi dhëmbin që shkakton dhimbje. 
  • Mbaj kokën të ngritur lart më shumë se trupi juaj të mbështetur mbi dy jastëkë në mënyrë që gjaku të qarkullojë dhe të mos intensifikohet vetëm në zonën e dhimbjes. 
  • Kompresë e ftohtë e vendosur në zonën ku dhëmb .
  • Hudhër e shtypur me kripë formojnë një pastë e cila vendoset mbi dhëmbin në të cilin vjen dhimbja.

Çfarë  bëjmë nëse dhimbja vjen nga mishrat  me ndjesi kruarje dhe gjakosje të tyre? 

  • Shpëlarje ujë me kripë është një trajtim efektiv për mishrat e dhëmbëve dhe për dhimbjet . 
  • Vaji i ullirit i cili kujdeset  mirë për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve, parandalon rritjen e baktereve dhe zbut infeksionet.
  • Aloe Vera. Ajo mund të përdoret edhe për të trajtuar mishrat e dhëmbëve të dëmtuar në formë paste. 
  • Përdorimi i pastave specifike për mishrat.

Në rast kur dhimbja bëhet e fortë dhe  vazhdon për një ose më shumë ditë, atëherë është momenti ti drejtoheni shërbimit dentar për një ndërhyrje urgjente.

Si të parandalojmë një dhimbje apo prishje të dhëmbëve? 

Sigurisht duke seleksionuar grupimet e ushqimeve të konsumit të përditshëm të cilët ne në Stomatologji i ndajmë në “djemtë e mirë” (good guys) dhe “djemtë e këqij” (bad guys). 

Dhe më e rëndësishmja larja e rregullt e dhëmbëve për rreth 3 minuta duke pastruar të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve me pasta me përmbajtje fluori, me furça me fije të buta  duke mos ushtruar forcë dhe pastrimi i hapësirave ndërmjet dhëmbëve me fijet dentare. Rekomandohet gjithashtu dhe përdorimi i shpëlarësve të gojës. 

Por cilët janë “djemtë e këqij” për higjienën orale? 

1. Ëmbëlsira ngjitëse dhe  të ëmbla.

2. Ushqime të ngrira si bukët e buta dhe patatet, patatinat që ngecen ndërmjet fisurave te dhëmbëve tuaj e bëhen shkak për zbutje të smaltit. 

3. Pije të gazuara. Këto pije janë burimi kryesor i sheqerit.

4. Substancat që thajnë gojën tuaj  si Alkooli, veçanërisht vera. 

Për të kaluar te “djemtë e mirë” të cilët ndihmojnë për të siguruar një higjienë orale të shëndetshme dhe për të qëndruar sa më larg prishjeve të dhëmbëve ose asaj që ne e quajmë karies të dhëmbëve (krijimi i kaviteteve që shkaktojnë ndjeshmëri deri në humbje të vitalitetit të dhëmbëve). 

1. Fruta dhe perime të pasura me fibra. Ushqimet me fibra kanë një efekt dezifektues  në gojën tuaj, gjithashtu bëjnë  pështymën të jetë fluide.

2. Ushqime, qumësht, kos  dhe produkte të tjera të qumështit. Djathi është një tjetër krijues i pështymës,

3. Ushqime me fluoride. Uji i pijshëm i fluorizuar (pirja e tepërt e ujit pas çdo vakti ). 

4. Çaj (Çaji i zi dhe ai i gjelbër përmbajnë polifenole, kompozime antioksiduese bimore të cilat parandalojnë shtresat e ushqimit të kapen me dhëmbët tuaj dhe ndihmojnë në uljen e gjasave që të zhvillohen kavitete) . 

5. Arra, kërpudha, frutat e detit.

Mos harroni një buzëqeshje i jep frymë dhëmbëve tuaj dhe ndryshon qasjen ndaj çdo sëmundjeje!

Dr. Eldona Sipri

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dhembeteldona sipripandemi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Gëte dhe vepra e tij “Fausti”, Leksioni 9
Next Article Bota e fëmijëve është e mbushur plot me ngjyra
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?