Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Domethënia e vizatimit të kafshëve të ndryshme nga fëmijët e moshës 5-6 vjeçare
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Domethënia e vizatimit të kafshëve të ndryshme nga fëmijët e moshës 5-6 vjeçare

portalishkollor
Last updated: October 21, 2021 1:05 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në moshën 5-6 vjeçare vizatimet e fëmijëve marrin tjetër trajtë. Kur ata fillojnë të vizatojnë forma e figura kafshësh, secila prej tyre ka një kuptim simbolik, duke shprehur herë karakteristika të personalitetit dhe herë dëshira të fshehura. Artikulli i mëposhtëm është tepër praktik për të kuptuar rastet.

Në moshën 5-6 vjeçare, si rrjedhojë e zhvillimit kognitiv, fëmija aftësohet duke qenë më vëzhgues, më i vëmendshëm, më i saktë dhe zotëron një gjuhë më të pasur, që do të thotë se arrin të perceptojë lehtësisht diferencat në atë që shikon. Megjithatë, në këtë moshë dhe ndër vitet e tjerë që pasojnë, fëmija vazhdon të vizatojë jo atë që sheh direkt, por më shumë atë që ai di për gjërat. Në këtë fazë vizatimi është më shumë një përfaqësim konceptesh dhe kuptimesh nga ana e fëmijës, sesa riprodhim (Ferraris, 2012).

Për këtë arsye, nuk është e rrallë që në vizatimet e kësaj moshe të ndeshet me paraqitjen e detajeve që mund të mos kenë rëndësi thelbësore, por që për fëmijën janë domethënëse. Nga ana tjetër, mund të ndodhë e kundërta; fëmija nuk paraqet grafikisht elementë që janë të dukshme të fëmijëve në këtë stad, por kanë të bëjnë pikërisht me të kuptuarit e “gabimeve” që ata bëjnë gjatë paraqitjes grafike. Të kuptuarit e këtyre gabimeve do të zbulonte nevojat e interesat e fëmijës.

Kur vizatimet marrin tjetër trajtë, shfaqen forma dhe figura kafshësh, ku secila ka një kuptim simbolik, duke shprehur herë karakteristika të personalitetit dhe herë dëshira të fshehura (Ferraris, 2012):

• Mace – kureshtje, gjallëri, dinakëri.

• Qen – nevojë për krijim lidhjesh afektive, mirësi.

• Gjarpër – simbol seksualiteti, aftësi reflektive, kujdes dhe rezervim

• Kafshë – të egra, ujk, luan, tigër- agresivitet, impulsivitet, krenari, kërkim autonomie.

• Majmun – elementë tregues të një inteligjence, gjallërie dhe pafajësie.

• Kalë – energji, pjekuri e parakohshme seksuale, gëzim.

• Dragua – kurajo, vullnet, optimizëm.

• Peshk – simbol fallik, fantazi, qetësi.

• Zogj – nevojë për ngrohtësi.

• Merimangë – për nga natyra e vet insektit që përfaqëson, në këtë rast ka një ngjyresë emocionale negative ky vizatim. Nëse me merimangën përfaqësohet një nga anëtarët e familjes ose dikush tjetër, mund të mendohet për marrëdhënie problematike me të.

• Lepur – ndrojtje, nevojë për mbrojtje.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:domethenia e vizatimitfemijetkafshepsikologjia e femijes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Orientime për mësuesit se si të punojnë me fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit në shkolla
Next Article MAS: Vitin e ardhshëm, pagat e mësuesve dhe punonjësve psikosocialë rriten me 6% (2021)
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?