Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ditar, “Burimet dhe përdorimi i tyre”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ditar, “Burimet dhe përdorimi i tyre”

portalishkollor
Last updated: January 27, 2018 1:24 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Materiali është përgatitur mësuesja Donika Lici. Tema e mësimit “Burimet dhe përdorimi i tyre”, pjesë e programit mësimor të klasës së shtatë në lëndën e gjeografisë. Shikoni ditarin dhe mënyrën se si është ndërtuar.

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi

Lënda: Gjeografi

Shkalla: III

Klasa: VII

Mësuese: Donika Lici

Data:_____________________  

Tema mësimore: Burimet dhe përdorimi i tyre

Punë praktike 2.8 

Tema: Burimet në vendbanimin tim dhe përdorimi i tyre

Situatë e të nxënit: Ju pini çdo ditë në shtëpi apo lokale ujë të amballazhuar. Nga vijnë ato? Shembuj të tyre.(Qafshtama, Trebeshina, etj)

Rezultatet e të nxënit. Nxënësi/sja:

• Dallon  veçoritë e burimeve

• Vlerëson  përdorimin e burimeve

• Diskuton  për llojin dhe përdorimin e burimeve në zonën tonë.

• Hulumton  dhe grumbullon informacione mbi veçoritë e burimeve të vendit tonë;

• Përgatit   dhe prezanton fletëpalosje ose albume, që evidentojnë veçoritë e këtyre buri meve dhe rëndësinë e përdorimit të tyre.

Fjalë kyçe: burime të ftohta, burime të ngrohta

Burimet: Teksti mësimor, Hartë e botës, Atlas

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuhë dhe komunikim, shkenca të natyrës, etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Veprimtaria 1: – Kontrollohen detyrat e shtëpisë ku nxënësit paraqesin rëndësinë e Liqenit të Tiranës për të gjithë banorët.

Bëhet kontrolli frontal i nxënësve për njohuritë që kanë mbi liqenet, llojet e tyre, rëndësinë që kanë. punojmë në hartë për gjetjen e disa prej tyre.

Kalohet në temën e re të mësimit

PNP: Rrjeti i diskutimit / Tabela e koncepteve/ Punë me tekstin

Parashikim: Rrjeti i diskutimit

Përshkruajmë figurën e paraqitur në tekst. Bazuar në idenë që përcjell ajo dhe në informacionet që kemi, evidentojmë së bashku disa prej burimeve ujore që ndodhen në Shqipëri ose pranë vendbanimit tonë. A e dini se ç’lloj burimesh janë? Si janë formuar?

Ndërtim njohurish: Tabela e koncepteve

Ftohen nxënësit të lexojnë tekstin dhe të realizojmë së bashku një tabelë konceptesh në dërrasën e zezë.

Formohen përgjatë thyerjeve tektonike, çarjeve karstike, përgjatë luginave lumore.

Ujëra nëntokësore që dalin në mënyrë natyrale në sipërfaqe.

Ndryshojnë nga nj-tj nga temp. kripërat minerale, dhe gazet e tretura në to.

Mund të jenë të ftohta: temp. e tyre më e vogël se ajrit përreth.

BURIMET

Rëndësi të madhe: përdoret si ujë i pijshëm. Kripërat e tyre kurojnë disa sëmundje

Të ngrohta, termale: temp e tyre më e madhe se 200. Llixhat në Elbasan, Peshkopi, Përmet,etj. Të nxehta, gejzere: dalin me force pranë vendeve vullkanike në interval të caktuara kohore Një pjesë e ujërave amballazhohet e tregtohet. Shembuj.

PËRFORCIM: Punë me tekstin

Punojnë në klasë ushtrimet e rubrikës “Radha jote” fq. 73

Veprimtaria 2: – Përforcimit të njohurive i shërben dhe Puna praktike

Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.

Mjetet e punës: Harta fiziko-gjeog. e Shqipërisë, laps/stilolaps, lapsa me ngjyra/lapustila, fletë formati A-4, fletëpalosje, foto, ujë të ambalazhuar.

Metodologjia që do të përdoret: Punë individuale dhe në grupe.

Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:

•    Identifikoni burimet në hartën e Shqipërisë.

•    Me informacionet e nxjerra nga interneti identifikoni  veçoritë e këtyre burimeve.

•    Ku qëndron rëndësia e tyre?

• Përgatitni dhe prezantoni fletëpalosje ose albume, që evidentojnë veçoritë e këtyre burimeve, rëndësinë e përdorimit si edhe vlerat e tyre. 

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për detyrat e shtëpisë, përgjigjet e pyetjeve gjatë kontrollit frontal, punën në hrtë,realizimin e Punës Praktike, bashkëpunimin, rezultatet, përfundimet duke i motivuar

Detyrë: Në një fletë formati përshkruani një ujë të amballazhuar që përdorni në famillje. Pse ju pëlqen ai? Çfarë vlerësoni tek ky ujë?

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:gjeografimetoda
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Regjistër i vlerësimit të vazhduar
Next Article Libraria që shet libra në errësirë!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?