Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Dita e parë e shkollës, një event që nuk duhet humbur!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Dita e parë e shkollës, një event që nuk duhet humbur!

portalishkollor
Last updated: September 7, 2018 9:05 am
portalishkollor
Share
SHARE

Fillimi i vitit shkollor krijon ankth jo vetem te nxënësit e rinj por edhe te mësuesit, madje edhe tek ata me përvojë shumëvjeçare, sepse çdo vit shkollor sjell të reja, sfida e përgjegjësi.

Dita e parë e shkollës, një event që nuk duhet humbur!

Si prezantohet mësuesi?

Si prezantohet nxënësi?

Si krijohen marrëdhëniet e duhura me nxënësit?

Si hidhen themelet e punës lëndore dhe edukative?

Jemi në pragfillimi të vitit shkollor dhe të gjithë meësuesit janë të angazhuar për ta filluar mbarë atë. Përgatitjet burokratike të zakonshme tashmë kanë filluar. 

Po si ta fillojme mbarë me nxënësit?

Fillimi i vitit shkollor krijon ankth jo vetem te nxënësit e rinj por edhe te mësuesit, madje edhe tek ata me përvojë shumëvjeçare, sepse çdo vit shkollor sjell të reja por edhe sfida e përgjegjësi.

E rëndësishme është të kujtohet se në të mirë dhe në të keq mësuesi duhet të mbetet  modeli që udhëheq dhe që nxënësi  krijon besimin, personi që do të mbetet gjithë jetën në memorien e tij, e nxënësit pavarësisht moshës së tyre kanë nevojë për një të tillë. 

1. Prezantimi  për herën e parë me nxënës të rinj

Çdo mësues në një situatë të tillë është e natyrshme që kërkon të lërë përshtypje sa më të mira, në mënyrë që të hedhë bazat e një bashkëpunimi të frytshëm në të ardhmen. Prezantimi i dyanshëm duhet të vijë natyrsheëm dhe lirshëm. Mësuesi në mënyrë jo tepër akademike shfaq interesat e tij për lëndën, në mënyrë që të transmetojë pasionin dhe përfshirjen  e tij për lëndën.  Në këtë mënyrë arrin të “godasë” duke ngjallur interes dhe imagjinatën e nxënësit për atë që ka para tij, kështu nxënësi hyn në rrugën e thithjes së materialit didaktik duke maturuar një gjykim  të parë përkundrejt mësuesit.

2. Njohja

Klasa është një mjedis shoqëror, kështu që është e dobishme të fillosh dinamikën sociale në mënyrë produktive.

Gjetja e mënyrës së duhur për të thyer akullin është krijimi i një mjedisi të relaksuar dhe bashkëpunues, ku nxënësit ndjehen të qetë dhe më të gatshëm për të mësuar gjëra të reja.

Marrja e apelit dhe shkëmbimi i disa fjalëve me secilin prej studentëve sigurisht që është një mënyrë e mirë për të prishur barrierat që krijohen në çdo marrëdhënie të re.

Është shumë e rëndësishme që të përpiqeni dhe të mësoni të gjithë emrat sa më shpejt të jetë e mundur. Thirrja e një nxenesi me emër shërben për ta vënë atë në lehtësi, duke treguar se dëshiron të krijojë një marrëdhënie bashkëpunimi të qetë sa më shpejt që të jetë e mundur.

3. Objektivat e orës së parë

Mësuesi pasi është prezantuar dhe “akulli është shkrirë” nga të dy palët shkon drejt realizimit të objektivave për këtë orë të parë. Cilat janë objektivat dhe pritshmëritë  tona shkollore? 

a. Ky është momenti ku mësuesi duhet të qartësojë nxënësit për udhëtimin relativisht të gjatë lëndor e shkollor në përgjithësi, duke i lënë hapësirë dhe pyetjeve të tyre.

b. Të shpalosë  para tyre se kush do të  jetë përmbajtja dhe mënyra e realizimit të këtij rrugëtimi shkollor, në mënyrë që të përmbushë edhe objektivat vetjake të tyre.

4. Mblidhen të dhëna bazë mbi nivelin e përgatitjes

Dita e parë e klasës është një mundësi e madhe për të nxitur interesin e nxënësve për temën e tyre. Elementi  motivues në klasë është ai grup faktorësh që e shtyjnë individin drejt një qëllimi. Një reflektim mbi dinamikën dhe motivimin e nxënësve mund të ndihmojë shumë për të krijuar aktivitete që përfshijnë në mënyrë aktive nxënësit gjatë gjithë vitit shkollor.

Një mënyrë e mirë për të testuar shkallën e tyre të përfshirjes dhe përgatitjes ndaj kësaj lënde është që t’i paraqesin ato në një test të thjeshtë, me pyetje të përgjithshme mbi këtë temë, jo me qëllim të dhënies së notes, por me qëllim që të përcaktohet se nga cili pikë do të fillojë të futet program.

5. Vendosja e rregullave

Gabimet e bëra në shtator paguhen në qershor, me pasoja negative për nxenesit dhe mësuesit. Për këtë arsye, një ide e shkëlqyer është të përfshijë studentët duke hartuar  një listë të rregullave të thjeshta dhe të shkurtra që duhen ndjekur, për një rezultat optimal të mësimeve.

Sapo këto rregulla të jenë deklaruar dhe bërë të njohur për të gjithë klasën, do të jetë më e lehtë të vendoset një marrëdhënie e transparencës, në të cilën secili nxenes e di se çfarë të presë dhe si të sillet.Natyrisht, qëllimi i rregullave nuk duhet të jetë krijimi i një lloj “diktature” brenda klasës, por më tepër të garantojë një mjedis te rregullt dhe ideal për një mësimdhënie të frytshme dhe stimuluese.

Brunilda Xhemo

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:brunilda xhemodita pareshkolle
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article QTPA nis sezonin e ri të trajnimeve
Next Article Tiranë, 14 shtator 2018, trajnim me Denata Toçen
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?