Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Disortografia, kur gabimet në të shkruar flasin për një çrregullim? Simptoma dhe shkaqe – Lorela Garuli
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Disortografia, kur gabimet në të shkruar flasin për një çrregullim? Simptoma dhe shkaqe – Lorela Garuli

portalishkollor
Last updated: October 8, 2021 10:34 am
portalishkollor
Share
SHARE

Disortografia përcaktohet si çrregullim i të nxënit që përfshin gabime në të shkruar; gabime që prekin cilësinë dhe përmbajtjen e fjalës së shkruar, por jo llojin e shkrimit dhe formën e tij. Fëmijët e prekur nga disortografia, i shkruajnë fjalët ndryshe si rrjedhojë e konvertimit jo të saktë grafemë-fonemë.

Çrregullimet e të shkruarit nuk prekin aspektin fonetik të gjuhës, sepse veçoria kryesore e këtij grupi çrregullimesh ka të bëjë vetëm me dëmtime të aftësive të të shkruarit, me drejtshkrimin, ortografinë, rregullat gramatikore, hartimin e fjalive dhe teksteve, qartësinë, transparencën dhe të pasurit e një shkrimi të kuptueshëm.

Disortografia jo rrallëherë bashkëshoqëron disleksinë dhe i bashkëngjitet diagnozës së saj duke qenë se fëmijët disleksikë kanë dhe vështirësi në të shkruar. Megjithatë, duhet bërë dallimi kur çrregullimet e të shkruarit janë shoqëruese, pra kur janë shfaqje e një problematike tjetër dhe rastet kur ato vetë janë problemi.

Disortografia përcaktohet si çrregullim i të nxënit që përfshin gabime në të shkruar; gabime të cilat prekin cilësinë dhe përmbajtjen e fjalës së shkruar, por jo llojin e shkrimit dhe formën e tij. Pra, fëmijët të prekur nga disortografia, i shkruajnë fjalët ndryshe si rrjedhojë e konvertimit jo të saktë grafemë-fonemë, duke zëvendësuar shkronjat dhe rrokjet e sakta të një fjale me të tjera të pasakta.

Përsa i përket moshës se kur mund të bëhet vlerësimi lidhur me çrregullimet e të shkruarit, periudha më e përshtatshme konsiderohet të jetë përfundimi i klasës së parë ose dhe klasa e dytë. Nuk bëhet fjalë që në këtë moshë të bëhet vlerësim i plotë mbi përvetësimin e rregullave gjuhësore e gramatikorë; por deri në fund të klasës së parë e të dytë mund të identifikohet qartë nëse fëmija ka prirje për të zhvilluar problematika të mëvonshme në të shkruar, nëse ka elementë të keqfunksionimit të formës së të shkruarit, pra disgrafi apo nëse shfaq dëmtime në aftësinë për të riprodhuar fjalën e shkruar, pra disortografi.

Shkaqet e disortografisë:

  • Vështirësi apo defiçite në kujtesën auditive dhe atë vizuale, në identifikimin e dallimeve mes tingujve e shkronjave të ngjashme.
  • Vështirësi apo defiçite në nivel të orientimin kohor-hapësinor, për të mbajtur ritmin dhe vazhdimësinë e të shkruarit.
  • Defiçite apo prapambetje mendore.
  • Nivel i ulët inteligjence.
  • Vështirësi në gjuhën e folur; keqshqiptimi i disa tingujve e fonemave do të ndikojë që më pas fëmija dhe t’i shkruajë keq ato shkronja.
  • Fjalor i varfër; sa më mirë ta njohë gjuhën e vet një fëmijë, aq më pak mundësi ka të bëjë gabime dhe në të shkruar.
  • Shkaqe emotive. Një nivel i ulët vetëbesimi, motivimi dhe vështirësi emocionale e afektive, do të ndikojnë në cilësinë e ulët të shkrimit të fëmijës.
  • Shkaqe pedagogjike. Teknikat didaktike të mësimit, kur janë të papërshtatshme apo nuk respektojnë veçoritë individuale të zhvillimit të çdo fëmije dhe ritmin e tij të të mësuarit, rrisin vështirësitë në përvetësimin e shprehive të të shkruarit.

Karakteristikat e disortografisë

  • Disortografia përfshin një sërë gabimesh në shkrim, të llojeve të ndryshme, të cilët shfaqen sistematikisht dhe e bëjnë shkrimin e parregullt, deri në të pakuptueshëm. Ato mund të jenë:
  • Zëvendësim të disa shkronjave që ngjajnë me njëra-tjetrën për nga shqiptimi, g/k, t/d, p/b.
  • Zëvendësim i shkronjave që ngjajnë me njëra-tjetrën për nga vendosja dhe orientimi, p me q apo b me d.
  • Zëvendësim të shkronjave njëra me tjetrën në rastet që janë vizualisht të ngjashme, m/n, u/v, n/r apo a/o.
  • Heqja e ndonjë shkronje në fjalë, kryesisht shkronjave të fundit.
  • Heqja e rrokjeve të plota në shkrimin e fjalëve shumë të gjata.
  • Heqja e shkronjës ë nëpër fjalë.
  • Shtimi dhe përsëritja e ndonjë shkronje në mes të fjalës (libiri në vend të libri, televizozori në vend të televizori).
  • Ndërrimi i vendit të shkronjave apo rrokjeve nëpër fjalë (ëdnrra në vend të ëndrra, feltore në vend të fletore).
  • Bashkimi i nyjeve dhe parafjalëve me emrat dhe mbiemrat, psh. njëlibër, ebukur, tëhënën, ngaunë, dheti.
  • Mungesa e shenjave të pikësimit dhe shkronjës së madhe në fillim të fjalisë, pra teksti shkruhet me fjali të pandara, si një i vetëm.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:crregullimdisortografiagabime ne te shkruarlorela garuli
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Transmetimi i vlerave te fëmijët, detyrë dhe domosdoshmëri për një shoqëri në krizë vlerash
Next Article Ushtrime rreth disa elementëve të përmbajtjes së programeve lëndore (pjesa e parë)
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?