Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Disa rreziqe shëndetësore që na vijnë nga mizat, kur ato prekin ushqimin tonë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Jeto shëndetshëm

Disa rreziqe shëndetësore që na vijnë nga mizat, kur ato prekin ushqimin tonë

portalishkollor
Last updated: July 22, 2020 1:08 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ka disa gjëra që duhet të dimë nëse një mizë prek ushqimin që konsumojmë. Në fakt rreziqet që shkaktohen prej saj janë të shumta. Mizat mund të transferojnë shumë sëmundje ngjitëse siç janë kolera, tifoja dhe dizenteria. Ndaj, tani në verë duhet treguar më shumë kujdes.

Kur ne shohim një mizë në ushqim nuk e konsumojmë atë, por ka nga ata që vazhdojnë e hanë atë ushqim sikur nuk ka ndodhur asgjë! Duke menduar se mizat nuk janë të dëmshme veçse të bezdisshme. Por problemet që këto krijesa të vogla na shkaktojnë janë shumëherë më  të mëdha se sa madhësia që ato kanë dhe kjo është një gjë shumë më ndërlikuar nga sa ne mund ta mendojmë.

Mizat mund të transferojnë shumë sëmundje ngjitëse siç janë kolera, tifoja dhe dizenteria.

Një mizë e vetme mban plot 200 lloje të ndryshme bakteresh të dëmshme. Mjafton që miza të prekë një herë ushqimin, dëmi është i pakthyeshëm. Mizat përmbajnë mijëra qime të holla. Aty mund të futen bakteret e ndryshme të cilat transferohen mjaft lehtë tek ushqimi i njeriut. Ekspertët thonë se nëse miza qëndron në ushqim për një sekondë të vetëm, bakteret e akumuluara në trupin e tyre lëshohen në pjatë. Duke qenë se mizat transferojnë sëmundje të rrezikshme e ngjitëse, rekomandojnë që të shmangni ngrënien e ushqimit të ndotur.

Bright Side rendit disa rreziqe që na vijnë nga mizat, kur ato prekin ushqimin tonë:

Ato mund të vjellin në ushqim.

Mizat ushqehen duke marrë lëngje përmes gojës së tyre. Forma e gojës është arsyeja pse ato duhet ta kthejnë çdo vakt në lëng. Në këtë mënyrë, ato thithin lëngje mbi ushqimet duke lënë aty pështymën e tyre, e cila mund të përmbajë gjithçka që ato kanë ngrënë më parë.

Mund të lënë vezë në ushqim.

Ushqimin që mund ta kemi lënë për më vonë, mund të na shndërrohet në fole për vezë mizash. Dhe, mbas disa kohësh, ato shumohen duke krijuar kështu rrezikshmëri për të na helmuar me baktere. Ndaj është e rëndësishme ta mbulojmë ushqimin dhe mos ta lemë atë jashtë.

Këmbët dhe krahët e tyre mund të na i kthejnë ushqimin tonë në një fole bakteresh.

Sipas Universitetit Teknologjik Nanyang, “ çdo lëvizje e një mize lë pas një koloni mikrobesh”, kjo nënkupton se çdo gjë që ajo prek mund të shkaktojë infeksion. Sepse miza mund të ketë mbi 60 sëmundje. Gjithashtu ajo mund të transmetojë së paku 65 sëmundje të ndryshme te njerëzit vetëm duke prekur ushqimin. Përfshirë këtu diarre, kolerë dhe sëmundje të tjera. 

Përveç njerëzve, mizat mund të infektojnë edhe pulat dhe derrat.

Pra kjo na le të kuptojmë se jo vetëm ne mund të jemi të rrezikuar prej tyre por edhe shpendët dhe kafshët që mund të kemi në shtëpi. Pulat dhe derrat mund të infektohen nga mizat nëse ato lëshojnë baktere në ushqimin e tyre. 

Marina Kërçeli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mizatrreziqetushqim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si mund të bëhem mësues zëvendësues në 2020-ën?
Next Article Këta janë 10 maturantët me rezultatet më të larta të Maturës Shtetërore 2020
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?