Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Detyrat e nëndrejtorit të shkollës sipas Dispozitave Normative
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Detyrat e nëndrejtorit të shkollës sipas Dispozitave Normative

portalishkollor
Last updated: October 9, 2019 2:08 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Për të pasur një punë efektive dhe menaxhim të suksesshëm, një drejtues i mirë i institucionit arsimor, krahas punës rutinore duhet të koordinojë mirë edhe detyrat me nëndrejtorin, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të tij.

Detyrat e nëndrejtorit sipas legjislacionit shqiptar, kryesisht janë të përfshira në Dispozitat Normative 2013 të ngarkuara prej drejtorit të institucionit arsimor. Në ndryshim kjo nga legjsilacioni i Republikës së Kosovës, ku me një rregullore të veçantë përcaktohet përshkrimi i detyrave të punës të punonjësve arsimorë dhe organizimi i punës në institucionet edukativo-arsimore.

Detyrat e nëndrejtorit të shkollës sipas Dispozitave Normative 2013 janë si më poshtë:

NENI 11 

Procedurat e përzgjedhjes së teksteve shkollore. Kompensimi i çmimit të teksteve shkollore.

Pika 9. Drejtori i shkollës publike të arsimit bazë, ose nëndrejtori i ngarkuar prej tij, në bashkëpunim me mësuesit kujdestarë:

a) organizojnë njohjen e prindërve me procedurat e përfitimit të kompensimit të çmimit të teksteve; 

b) hartojnë listën e nxënësve që përfitojnë tekste falas dhe kompensime të tjera të çmimit të teksteve. 

NENI 59 

Ndjekja e shkollës publike nga nxënësit:

Pika 3. Nëndrejtori, që mbulon ndjekjen e shkollës nga nxënësit, ose drejtori, kur nuk ka nëndrejtor, plotëson fletoren e kontingjentit të nxënësve të shkollës në fund të semestrit të parë dhe të vitit shkollor. 

NENI 62 

Ngarkimi i detyrave nga drejtori i institucionit arsimor:

Pika 1. Drejtori ndan punët me nëndrejtorin duke e ngarkuar me detyra të caktuara. 

Pika 2. Në shkollën e mesme profesionale njeri nga anëtarët e drejtorisë është me arsim të lartë profesional, sipas profilit të shkollës. 

Pika 3. Drejtori dhe nëndrejtori nënshkruajnë përshkrimin e punës së nëndrejtorit në të cilin përcaktohen detyrat e nëndrejtorit. 

Pika 4. Nëndrejtorët përgjigjen përpara drejtorit të institucionit arsimor për realizimin e detyrave dhe i raportojnë sipas përshkrimit të punës. 

NENI 68 

Vlerësimi i brendshëm i shkollës:

Pika 4. Vlerësimi i brendshëm kryhet në nivel individual (drejtori, nëndrejtori, mësuesi) dhe në nivel organizmash të shkollës (drejtoria, kur ka të paktën dy nëndrejtorë, këshilli i mësuesve, ekipet lëndore). 

NENI 74 

Plani i mësuesit (Vlerësimi nga drejtori/nëndrejtori i shkollës) 

Pika 1. Plani i mësuesit është marrëveshje në mes drejtorit/nëndrejtorit të shkollës dhe mësuesit gjatë një viti shkollor. Mësuesi i shkollës, përveç mësuesve që kryejnë praktikën profesionale, harton këtë plan në fillim të vitit shkollor.

Pika 2. Plani përmban këta tregues: 

a) Numri i krediteve që mësuesi do të fitojë brenda vitit shkollor. 

b) Përqindja e notave kaluese dhe nota mesatare e nxënësve të një klase në provimet me shkrim që drejtoria kryen (gjatë viti ose me short). 

c) Vlerësimi i objektivave minimale për kapitull (Mesatarja e disa matjeve). 

ç) Vlerësimi i orës mësimore (arritjet minimale të nxënësve) (Mesatarja e disa matjeve). 

d) Numri i kumtesave të paraqitura në këshillin e mësuesve ose në organizma të tjera. 

dh) Përqindja e orëve mësimore të munguara jo për arsye shëndetësore. 

e) Numri i ankesave për të në Komisionin e Etikës dhe të Sjelljes që komisioni i vlerëson të drejta, paraqitur nga Kryetari i Komisionit. 

ë) Masat disiplinore nga drejtori i shkollës. 

Plani mund të përmbajë tregues të tjerë të matshëm me kërkesën e drejtorit/nëndrejtorit të institucionit arsimor.

Pika 4. Plani shqyrtohet nga drejtori/nëndrejtori dhe miratohet prej tij. 

Pika 5. Plani i mësuesit ruhet në dy kopje, njëra nga mësuesi në portofolin e tij profesional dhe tjetra nga drejtori i shkollës/nëndrejtori. Plani ruhet për 2 vjet. 

Pika 6. Në fund të vitit mësimor, drejtori/nëndrejtori analizon me mësuesin realizimin e planit të tij. Drejtori/nëndrejtori harton vlerësimin vjetor të mësuesit, ku përshkruan përmbledhtas anët pozitive të veprimtarisë së tij vjetore dhe përmirësimet që duhet të arrijë në vitin pasues shkollor. 

NENI 75 

Portofoli profesional i mësuesit 

Pika 2. Drejtori/nëndrejtori i institucionit mban për çdo mësues kopjet e dokumenteve: 

a) CV, sipas modelit në shtojcën nr. 8. 

d) Plani i mësuesit sipas nenit nr. 74. 

dh) Vlerësimi vjetor i mësuesit nga drejtori i institucionit arsimor.

NENI 84

Detyra të mësuesit kujdestar. Orët e kujdestarisë.

Pika 7. Plani vjetor i orëve të kujdestarisë miratohet nga drejtori/nëndrejtori i shkollës 

NENI 89 

Mungesat e arsyeshme të nxënësit. Përpunimi i të dhënave për mungesat e nxënësve.

Pika 3. Për mungesa më të gjata se dy ditë, vlerësimi bëhet me shkrim nga drejtori/nëndrejtori i shkollës dhe i dorëzohet mësuesit kujdestar.

Pika 5. Drejtori/nëndrejtori përpilon tabelën e të dhënave mujore të shkollës dhe rendit klasat sipas dy treguesve: 

a) “Numri i mungesave për nxënës” e rrumbullakosur me një shifër pas presjes; 

b) “Përqindja e mungesave 1-3 orëshe kundrejt të gjitha orëve” e rrumbullakosur me një shifër pas presjes”. 

KREU XX 

DOKUMENTACIONI NË INSTITUCIONET ARSIMORE 

NENI 112 

Regjistri i klasës, dëftesa e klasës, amza e shkollës:

Pika 9. Amza plotësohet nga sekretari i shkollës. Në mungesë të tij, drejtori nxjerr vendimin me shkrim për nëndrejtorin ose mësuesin që e autorizon të plotësojë amzën. Çfarëdo shënimi në amzë nga të tjerë është i kundërligjshëm. 

NENI 119 

Zhdëmtimet në institucionet arsimore publike 

1. Drejtori/nëndrejtori, për dëmtimin/vjedhjen e pronës publike në institucionin arsimor nga punonjësit/nxënësit e institucionit, harton procesverbalin, ku përshkruan ngjarjen dhe dëmin. 

Krahas detyrave të përcaktuara në DN 2013, nëndrejtorit mund t’i ngarkohen detyra me karakter administrativ apo pedagogjik nga drejtori i institucionit arsimor në ndihmë të punës mësimore dhe edukative. Psh: kontrolli dhe udhëzime mbi plotësimin e regjistrave, koordinimi i punëve me Senatin e Shkollës, mbarëvajtje të Ekipit Kurrikular ose Ekipeve Lëndore, ndihmesë në realizimin e Planit të Kontrollit. Mund të kontrollojë dhe koordinojë punët me këshillat e klasave, për realizimin me sukses të veprimtarive ekstra-kurrikulare.

Klodian Xhyheri, drejtor i shkollës jopublike “Xhyheri”, Vlorë

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:detyratklodian xhyherinendrejtor
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Klasa V, vlerësimi i portofolit për të gjitha lëndët, periudha shtator-dhjetor
Next Article “Doktor Zhivago”, një epikë, një romancë, një histori.
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?