Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Detyra pa bërë naze
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Detyra pa bërë naze

portalishkollor
Last updated: January 8, 2020 11:14 am
portalishkollor
Share
SHARE

Është kthyer një sfidë e madhe të bindësh një fëmijë të bëjë një detyrë, sidomos atë që e ka “detyrë shtëpie” prej shkollës. Çfarë mund të themi ne si prindër? E kemi fajin ne që nuk ia kemi mësuar apo fëmija që është “dembel”, “kokëfortë” etj? 

Unë mendoj se është pak nga të dyja, por dhe nuk është asnjëra. Fëmijët nuk janë dembelë, ata thjesht bëjnë zgjedhje më oportune në bazë të kostos së përpjekjes që i duhet të bëjnë për të berë një detyrë. Është më e thjeshtë te rrish ulur dhe të shikosh televizor sesa të bindesh të kryesh një detyrë. Mbi të gjitha, është më argëtuese. Nga ana tjetër edhe prindërit bëjnë llogaritë e tyre, pa marrë parasysh pasojat: është më e thjeshtë të veshësh fëmijën shpejt e shpejt sesa të presësh të vishet vetë. Apo, është më “e lehtë” t’i flasësh fëmijës “është koha të bësh detyrat”, “ik laj duart, tani” etj, ndoshta edhe duke ngritur zërin sesa të çohesh dhe ta bësh bashkë me të. Jo, nuk do e bëni ju për të, do e bëni bashkë me të. Ju thjesht do jepni modelin. 

Mbi të gjitha këto aktivitete detyrash do të duhet të nisin që në moshë të hershme. Krijoni rutina higjene që kur fëmija është bebe. Lajini duart me bebin gjithmonë para ushqimit, dhe kur fëmija të rritet lajini bashkë me të para ushqimit dhe mbas tij. Gradualisht lëreni te jetë i pavarur. Shpërbleni çdo rast kur fëmija e propozon vetë larjen e duarve, veshjen e pizhamave apo rrobave të tjera. Edhe lodrat që fëmija prish, mblidhini së bashku.

Nëse ia propozoni t’i bëjë vetë pa asnjë ndihmë që në fillim, balanci i kostove rritet dhe fëmija do zgjedhë të thotë “jo!” Por nëse i propozoni t’i fusni së bashku, ku i tregoni pjesën tuaj dhe atë të fëmijës që fillimisht është më e vogël dhe pastaj rritet gradualisht deri në rregullimin e plotë të tyre, atëherë fëmija do të jetë më bashkëpunues. 

Kështu ndodh edhe me detyrat e tjera, sidomos me detyrat e shtëpisë. Kur ju i kërkoni të bëjë detyrat, fëmija reagon me nervozizëm se e di që ato janë shumë. Propozojini që në fillim kohën që do të duhet të bëjnë detyrat. Me pas ndajeni në katër pjesë, ku pushimi midis të jetë sa një e katërta e një të katërtës së kohës. Pra, nëse janë 60 minuta detyra, ndajeni 15 minuta detyra dhe rreth 4 minuta pushim me zile në dorë. Le të bëjë çfarë të dojë fëmija, përveç lojërave elektronike dhe televizorit, që janë vërtetuar shkencërisht që krijojnë veshtirësi në shkëputje, pasi kosto oportune është më e madhe. 

Atëherë, filloni të rrisni gradualisht si kohën e detyrës edhe atë të pushimit, por me një kusht, nuk mund të kalojë më shumë se 30 minuta duke bërë detyra.  Pra, jepni kohë pushim fëmijës dhe lehtësoni detyrën gjithashtu. Nëse detyra është shumë e gjatë dhe e vështirë, ndajeni atë me pjesë dhe jepini mundësi suksesi për të fituar besim dhe siguri për vazhdimin. Keni për të parë se fëmijët do të jenë më të motivuar. Rezervoni shpërblime me aktivitete, jo monetare. 

Por, mos ia thoni asnjëherë fëmijës, që ky i fundit të mos bëjë “pazar” me ju duke vlerësuar kështu nëse ia vlen mundimi për të punuar apo jo. Ju do i ofroni dicka që fëmija nuk e pret dhe ai do të jetë i predispozuar ngahera të bashkëpunojë. 

Duket sikur kështu po “i përkëdhelim” fëmijët tanë, por ju premtojë që nuk është kështu, thjesht po i trajtojmë ata me kujdes për vetëvlerësimin e tyre dhe me dashuri.

Drnt. Denata Toçe

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:denata tocedetyrapa naze
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Një hap drejt shkollës, paketa e parashkollorit, që ju vjen në ndihmë me planifikimet javore të tremujorit të dytë
Next Article Loja, gjuha kryesore e fëmijës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?