Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Çmimet e letërsisë, Luan Topçiu triumfon me përkthimin e librit “Shtëpia me brisqe rroje”, botuar nga ALBAS
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Çmimet e letërsisë, Luan Topçiu triumfon me përkthimin e librit “Shtëpia me brisqe rroje”, botuar nga ALBAS

portalishkollor
Last updated: January 23, 2020 11:41 am
portalishkollor
Share
SHARE

Çmimi Kombëtar për Përkthimin më të mirë për vitin 2018 i është dhënë Luan Topçiut, për librin “Shtëpia me brisqe rroje”, botim i ALBAS, me motivacionin për përkthimet e arrira artistikisht, që kanë pasuruar letrat dhe botën e librave.

Në ndarjen e çmimeve të letërsisë për vitin 2018, Luan Topçiu është vlerësuar me çmimin për përkthimin më të mirë me librin “Linda Maria Baros – “Shtëpia me brisqe rroje”, botuar nga shtëpia botuese ALBAS. 

Topçiut iu dha ky çmim me motivacionin për përkthimet e arrira artistikisht, me gjuhë të begatë e frymë, për veprat e përzgjedhura që kanë pasuruar letrat ndërsjelltazi, botën e librave me libra nga bota. 

Dy botime të shtëpisë botuese ALBAS, “Kukuta e Sokratit”, e Sabri Hamitit, dhe “Shtëpia me brisqe rroje”, sjellë në shqip nga Luan Topçiu, ishin kandidate përkatësisht për vëllimin më të mirë poetik dhe për përkthimin më të mirë. Mes çmimeve, “Shtëpia me brisqe rroje” u shpall përkthimi më i mirë për vitin 2018.

Certifikata e vlerësimit për Luan Topçiu 

“Libri me poezi ‘Shtëpia me brisqe rroje’ i poetes rumuno-franceze Linda Maria Baros, e nderuar me çmimin Guillaume Apollinaire në Paris, 2007, ngjason me një ndërtesë metaforike të sigurisë së lartë, një godinë e fortifikuar përmes muresh prej imazhesh, figurash stilistike, meditimesh etj. Është ndër librat e rrallë, ku teksti nuk fillon dhe nuk mbaron duke lëçitur vetëm një poezi të vetme, por kur lexon të gjithë vëllimin, sepse ai funksionon si metatekst, ashtu siç nuk mund të quhet e plotë një vizitë në një shtëpi në qoftë se nuk e shikon të tërën”, ka thënë përkthyesi Luan Topçiu, i cili është ndjerë tepër i vlerësuar me marrjen e çmimit si përkthyesi më i mirë për vitin 2018, i akorduar nga Ministria e Kulturës. Një intervistë më të plotë me Z.Topçiu do të keni mundësi ta lexoni nesër në Portalin Shkollor. 

Lista e të gjithë fituesve të Letërsisë për vitin 2018

Çmimi i Letërsisë për fëmijë 2018

Mimoza Hafizi me librin “Pika trëndafili”

Tregimi më i mirë 2018

Roland Gjoza me “Për vajzat nga Parisi”

Përkthimi më i mirë 2018

Luan Topçiu me “Shtëpia me brisqe rroje”

Vëllimi poetik më i mirë 2018

Havzi Nela me “Vepra poetike e plotë”

Çmimi “Eseistikë”

Ismail Kadare me “Kur sunduesit grinden”

Romani më i mirë 2018

Enkel Demi (Tom Kuka) me “Gurët e Vetmisë”

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASluan topciushtepia me brisqe rroje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Thirrje – Kristjana Porja
Next Article Model për vlerësimin e esesë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?