Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Cirku Kombëtar në përvjetorin e tij të 60-të, vlerësime për 54 artistë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Cirku Kombëtar në përvjetorin e tij të 60-të, vlerësime për 54 artistë

portalishkollor
Last updated: December 13, 2019 2:17 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në përvjetorin e 60-të të Cirkut Kombëtar, Ministria e Kulturës organizoi një ceremoni gjatë të cilës u nderuan me dekoratën e mirënjohjes figura më të të njohura të cirkut shqiptar, për pasionin dhe përkushtimin e dëshmuar.

Nëntori i vitit 1959 me realizimin e një shfaqje të plotë cirku, që u titullua ‘‘Shkopi Magjik’’, do të shënonte momentin e lindjes së Cirkut Shqiptar.

Në përvjetorin e tij të 60-të, Ministria e Kulturës organizoi një ceremoni në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Gjatë kësaj ceremonie u nderuan me dekoratën e mirënjohjes figura më të të njohura të cirkut shqiptar, për pasionin dhe përkushtimin e dëshmuar për të mbajtur gjallë këtë art të veçantë.

Gjatë ceremonisë u promovua edhe libri i mjeshtres së madhe Vitore Sallaku me kujtime, histori dhe emrat më të njohur të cirkut shqiptarë.

Edhe në ditët e vështira pas tërmetit, artistët e Cirkut ishin ndër të parët, që u gjendën pranë fëmijëve, në zonat më të prekura.

Arti i cirkut në vendin tonë është i pëlqyeshëm nga të gjitha moshat. Nuk ka një skenë, stadium apo shesh në Shqipëri ku artistët akrobatë nuk kanë luajtur dhe nuk kanë shfaqur aftësitë e tyre të rralla artistike. Ata gjithmonë janë duartrokitur fuqishëm nga shikuesit.

Cirku Shqiptar është një pjesë e pandarë e cirkut botëror. Pionierët e parë të këtij arti në vendin tonë u shfaqën gjatë viteve 1932-’35, kryesisht në fushën e iluzionit dhe të ekuilibrit mbi tel.

Në vazhdimësi numri i tyre u rrit dhe profilet ku ata luanin u zgjeruan, duke u pasuruar me numrat akrobatikë, numrat ajrorë, ato me kafshë, kllounatë e xhongleristikë. Në vitin 1959 ata artistë kurajozë e të talentuar realizuan një shfaqje të plotë cirku të titulluar “Shkopi Magjik” Ky moment i rëndësishëm shënon krijimin e Cirkut Shqiptar, një pjesë e rëndësishme dhe me vlerë e kulturës dhe artit tonë kombëtar.

Në këtë rrugë të gjatë të rritjes, me vështirësi dhe suksese, artistët dhe drejtuesit e cirkut, këta njerëz që patën kurajon të kultivonin këtë gjini specifike, bënë të mundur që vendi ynë i vogël të kishte një vlerë të veçantë kombëtare artistike e kulturore.

Cirku Kombëtar përfshin në repertorin e tij vlera nga cirku botëror, por gjithashtu edhe vlera tradicionale. Këto vlera pasqyrohen në ilustrimet muzikore, ritmet, veshjet dhe në një masë më të madhe në idetë dhe skenografitë e shfaqjeve.

Emrat e nderuar dje janë: Telat Agolli (Pas Vdekjes), Gjyzepina Shkurti, Ismail Reka, Tahir Baçova Vitore Sallaku, Bajram Kurti, Skënder Sallaku (Pas Vdekjes), Ndriçim Kazazi, Ali Jucja, Jakobin Pepa, Arjan Miluka, Skënder Plasari, Arben Shaka, Pavllo Sallata, Vilson Gjoçaj, Met Selimi, Kujtim Dumi, Fatos Roshi (Pas Vdekjes), Fatos Alla, Bujar Bodinaku, Sulejman Dibra (Pas Vdekjes), Ali Xhixha (Pas Vdekjes), Ali Duma (Pas Vdekjes), Pineo Shkurti (Pas Vdekjes), Fitnete Duro, Sanie Baçova, Sekine Ahmeti, Gjyslime Petrela, Halil Minxolli (Pas Vdekjes), Hamdi Petrela, Kostandin Papanikolla, Pranvera Agolli, Kozeta Kurti, Silvana Derveni, Sokrat Buzo, Nevruz Hyseni, Merita Dabulla, Agron Muho, Bashkim Rada (Pas Vdekjes), Adon Miluka, Blerim Reçi, Arjan Sukniqi, Kiço Londo, Sajmir Çili, Andrea Minga, Nexhi Dakli, Agron Starzimiri, Ymer Pampuri, Rajmond Gajtani, Agron Veizi, Kujtim Zuna, Dhimokrat Shahini, Llaqi Nako dhe Verdi Take.

ATSH

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:artistecirku kombetarvleresime
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Teste në lëndën fizikë, klasa e VII, IX dhe XII, periudha parë
Next Article “Schoolflix”, vlogu i parë dhe i vetëm në Shqipëri dedikuar marrëdhënies mësues-nxënës. Flet ideatorja, Migena Kapllani
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?