Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Cili është qëndrimi që duhet të mbajmë përballë konflikteve fizike të fëmijëve?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Cili është qëndrimi që duhet të mbajmë përballë konflikteve fizike të fëmijëve?

portalishkollor
Last updated: June 4, 2021 10:48 am
portalishkollor
Share
SHARE

Fëmijët do të mësojnë të kërkojnë burime për zgjidhjen e konfliktit dhe që komunikimi është çelës shumë i rëndësishëm kur vjen puna për situatat e vështira. Vetëbesimi i tij do të zhvillohet shëndetshëm kur të shohë se arrin të zgjidhë problemet pa lënduar askënd.

– Sot një shok më gjuajti kur po luanim! 

– Po ti çfarë bëre?

– I thashë mësueses.

– Herës tjetër po të gjuajti, gjuaji edhe ti! Ke për ta parë që pastaj do të mendohet 2 herë!

– Po atëherë mësuesja do të më qortojë edhe mua. 

– S’ka gjë, thuaji që të tha mami/babi. Po pati ndonjë gjë, të flasë me mua.

Kujdes! 

Ne të rriturit jemi përgjegjësit për të orientuar veprimet e fëmijëve dhe këtë mund ta bëjmë sipas dy mënyrave: nga zemërimi dhe nga reflektimi.

Nga zemërimi është kur e këshillojmë fëmijën “të kthejë” sjelljen jo pozitive të shokut/shoqes. Është shumë e natyrshme të zemërohemi kur dikush na bën diçka pa të drejtë, por të mësojmë fëmijën të veprojë mbi bazën e inatit ka gjithashtu një serë pasojash negative.

Jo vetëm që nuk e zgjidh problemin, por e bën edhe më të madh sepse kundërpërgjigjja me dhunë do të vazhdojë edhe nga pala tjetër. Në një plan afatshkurtër, kjo qasje ushqen egon e fëmijës dhe të prindit, por në plan afatgjatë po i mëson fëmijës të zgjidhë problemet me dhunë!

Kështu, fëmija do të mësojë se nëpërmjet agresivitetit do të fitojë një lloj dominimi të pashëndetshëm dhe artificial përballë të tjerëve, element që sigurisht do të pasqyrohet në marrëdhëniet e tjera të ardhshme.

Kjo shpjegon shpeshherë se pse viktimat kthehen në dhunues; cikli frikë-agresivitet është i rrezikshëm!

Ndërkohë, nga reflektimi bëhet e mundur që niveli i zemërimit të ulet dhe fëmijët të brendësojnë një formë përgjigjeje më të shëndetshme.

 Në plan afatgjatë, fëmijët do të mësojnë të kërkojnë burime për zgjidhjen e konfliktit dhe që komunikimi është çelës shumë i rëndësishëm kur vjen puna për situatat e vështira. Vetëbesimi i tij do të zhvillohet shëndetshëm kur të shohë se arrin të zgjidhë problemet pa lënduar askënd. 

Njëkohësisht, nëse nxitet t’i kërkojë ndihmë mësueses apo kujtdo të rrituri tjetër përgjegjës në kontekstin e caktuar, mësohet të respektojë dhe rregullat e institucionit ku ndodhet.

Lorela Garuli, psikologe 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASkonflikti midis femijevelorela garuliqendrimi qe duhet e mbajme
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Matura Shtetërore 2021, testet dhe skemat e vlerësimit për provimin e Gjuhës së huaj
Next Article MASR u bën thirrje akademikëve brenda e jashtë vendit që t’i bashkohen ASCAL
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?