Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Cila janë shkaqet që pengojnë bashkëpunimin mes prindërve dhe mësuesve dhe çfarë mund të përmirësohet?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Cila janë shkaqet që pengojnë bashkëpunimin mes prindërve dhe mësuesve dhe çfarë mund të përmirësohet?

portalishkollor
Last updated: October 21, 2021 8:22 am
portalishkollor
Share
SHARE

Duket se gjithë suksesi i një shkolle varet nga bashkëpunimi i mirë që duhet të kenë mësuesit me prindërit dhe anasjelltas. Por çfarë do ta bënte këtë bashkëpunim të realizueshëm? Gjatë një studimi të dyja palët kanë shpalosur këshillat për rastin. Nga Esmeralda Ismailaj Kajo.


Esmeralda Ismailaj Kajo, mësuese e ciklit fillor, shkolla “Irfan Ngjeqari”, Berat, sjell nëpërmjet këtij artikulli rekomandimet ose këshillat që kanë dhënë mësuesit dhe prindërit për të pasur një bashkëpunim sa më të mirë dhe funksional mes tyre, në dobi të institucionin arsimor dhe veçanërisht të nxënësve. 

Sipas prindërve shkaqet kryesore që pengojnë bashkëpunimin e tyre me institucionin arsimor, ose me mësuesit janë: 

• Ngarkesa e prindërve me aktivitete, punë dhe angazhime të tjera, problemet e tyre ekonomike dhe sociale (qe përbëjnë arsyen e përmendur më shpesh nga ana e tyre).

 • Indiferenca e tyre në kontrollin e fëmijës.

 • Indiferenca dhe moskomunikimi me mësuesit dhe drejtuesit e shkollës.

• Organizimi i një numri të pakët mbledhjesh me prindër si dhe bërja e tyre jo në kohën e duhur.

 • Mungesa e motivimit dhe kualifikimit të mësuesve.

 • Mos informimi për atë që ndodh në shkollë.

 • Anashkalimi i rolit të prindërve për atë që ndodh në shkollë dhe në partneritetin mes tyre dhe mësuesve.

 • Niveli arsimor dhe kulturor i prindërve.

 • Rezultatet e dobëta të fëmijës.

• Ngarkesa e mësuesve.

Ajo çka këshillojnë prindërit lidhur me përmirësimin e takimeve që organizohen në shkollë është: 

• Takimet me prindër të zhvillohen më shpesh dhe me tematika të caktuara sipas nevojës, dhe jo thjesht për raportim për notat e nxënësve. 

• Takimet, kurdo që të jetë e mundur të ndiqen nga përfaqësues të organeve arsimore, si për të ushtruar kontroll mbi këtë aspekt të punës së mësuesve dhe shkollave, po ashtu dhe për t’u njohur me kërkesat e prindërve. 

• Takimet të bëhen të planifikuara që në fillim të vitit shkollor dhe të njoftohen në kohën e duhur.

 • Mësuesit dhe shkolla duhet të përgatiten më mirë për këto takime dhe të krijojnë një atmosferë ku prindërit ta ndjejnë veten të lirshëm për të shprehur mendimet dhe pakënaqësitë e tyre.

 • Te bëhen takime me praninë e bordit të shkollës dhe qeverisë së nxënësve.

 • Prindërit të marrin pjesë në mbledhjet tematike të drejtorisë së shkollës.

 • Takimet të mos bëhen vetëm në raste emergjence apo problemesh, por edhe për aktivitete të përbashkëta si ditëlindje, piknikë, ekskursione, shikim filmi, teatri, apo aktivitetesh sportive. Duhet të organizohen më shumë takime sensibilizuese për problemet e shkollës, që prindërit të qëndrojnë më pranë dhe të ndikojnë pozitivisht në zgjidhjen e tyre.

Çfarë propozohet për të rritur bashkëpunimin?

Pikat që propozojnë mësuesit janë: 

• Trajnime për prindër për rolin e prindit si edukues, trajnime për mësues si dhe trajnime të përbashkëta për të dy palët.

• Literaturë për këto probleme si për mësuesit edhe për prindërit. 

• Rekomandim modelesh dhe përvojash të mira të punës me prindërit.

• Marrje të nismave nga vetë prindërit, pa pritur nga shkolla. 

• Bashkëpunim me psikologët dhe punonjësit socialë të shkollave. 

• Shkëmbim përvojë mes këshillave të prindërve. 

• Njohjen e prindërve me planin edukativ të shkollës që ata të përfshihen në zbatimin e tij. 

• Motivim i mësuesve që bashkëpunojnë me sukses me prindërit. 

• Përfshirja e prindërve në hartimin e planeve dhe strategjive të shkollave. 

• Shkolla t’i bëje prindërit të ndjehen të mirëseardhur dhe të respektuar. 

• Hartimi i politikave të tilla që lejojnë një pjesëmarrje më të madhe të prindërve për të siguruar partneritet. 

• Të sensibilizohen prindërit dhe opinioni publik nëpërmjet ciklesh emisionesh radio dhe televizive.

 • Hartimi i një marrëveshjeje për bashkëpunim. 

• Krijimi i organizatave trajnuese për problemet e bashkëpunimit shkollë-familje.

Mësuesit kanë dhënë disa ide, ndonëse jo dhe aq konkrete, edhe përsa u takon trajnimeve që u nevojiten për aftësimin e tyre për bashkëpunimin me prindërit dhe komunitetin: 

• Trajnime se si të punohet me prindërit që kanë fëmijë me probleme me drogën, alkoolin, duhanin, etj. 

• Trajnime në fushën e psikologjisë.

• Trajnim për aftësi komunikimi.

• Shkëmbim përvoje me shkollat e tjera dhe përvojat perëndimore. 

• Trajnim për psikologjinë e fëmijës dhe marrëdhëniet e tij me prindërit.

• Marrëdhëniet ndërpersonale.

Nga Esmeralda Ismailaj Kajo

Mësuese e ciklit fillor, shkolla “Irfan Ngjeqari”, Berat

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kaltrina Spaho: Çfarë është letërsia për mua
Next Article Model/ Rregullore e Brendshme e Shkollës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?