Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Çfarë mund të bëj një prind për të ndihmuar fëmijën në shtëpi?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Çfarë mund të bëj një prind për të ndihmuar fëmijën në shtëpi?

portalishkollor
Last updated: January 29, 2019 12:30 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Mënyrat sesi një prind mund të ndihmojë fëmijën na i rendit Valbona Imeraj për Portalin Shkollor. Praktiko, kontrolloje, ndiq…, janë disa prej tyre.

Praktiko me fëmijën atë ҫfarë po mëson në shkollë kudo që të jeni; në makinë, në kuzhinë duke gatuar, në supermarket, në shëtitje, etj. Numëroni, tregoni kohën, matni, llogaritni, lexoni, tregoni histori, recitoni, këndoni së bashku.

Kontrolloje fëmijën gjatë kryerjes së detyrave të shtëpisë. Nëse ti nuk e kontrollon atë, nuk do të kuptosh kurrë vështirësitë që ai ka dhe nevojën për ndihmë. Mos harro që detyrat e shtëpisë janë të tijat dhe jo të tuat. Ndihmoje të kalojë vështirësitë por mbështete që t’i kryejë vetë. 

Ndiq ecurinë e fëmijës në shkollë; notat, vlerësimet, progresin, komentet e mësuesit. bindu që ai po e kupton dhe ndjek proçesin mësimor që po zhvillohet në shkollë. Korrigjo detyrat së bashku me të dhe kërkoji t’i përsërisë derisa të ketë një përmirësim të dukshëm.

Dëgjoje fëmijën të lexojë me zë të lartë për të kuptuar saktësinë dhe rrjedhshmërinë e leximit. Bëji pyetje rreth përmbajtjes së leximit për të zbuluar kuptueshmërinë e pjesës që ai lexoi. 

Zbato një regjim ditor me fëmijën tënd. Fëmijët pëlqejnë shumë që t’i kryejnë veprimet ҫdo ditë në të njëjtën rradhë dhe kohë. Ndihmoje atë të krijojë rregull në jetën e vet!

Pyete fëmijën si e kaloi ditën në shkollë? Mos përdor pyetje të mbyllura prej të cilave të marrësh përgjigje të tilla. Si p.sh.: “Mirë”, “Keq”, “Asgjë”. Përdor pyetje të hapura si p,sh,; “Cila ishte pjesa më e bukur e ditës?”, “Cila ishtë gjëja më qesharake që ndodhi sot në klasë?”, “Cila ishte gjëja më e mërzitshme sot në shkollë?, “Çfarë të bezdisi më shumë sot në shkollë”?. 

Lexoji fëmijës pjesë të librave të tij. Ai do të përmirësojë kuptueshmërinë e leximit dhe do të përjetoni një eksperiencë të bukur së bashku.

Valbona Imeraj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijendihmonvalbona imeraj
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Aktivitete jashtëshkollore për të aktivizuar fëmijët
Next Article Joga dhe fëmijët, çelësi për arritjen e qëllimeve
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?