Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Çfarë duhet pritur kur fëmijët të kthehen në shkollë dhe si t’i ndihmojmë ata të përballojnë situatën
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Çfarë duhet pritur kur fëmijët të kthehen në shkollë dhe si t’i ndihmojmë ata të përballojnë situatën

portalishkollor
Last updated: September 7, 2021 12:44 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Duhet shmangur transmetimi i frikës tonë rreth mësimit të fëmijës kudo që të jetë e mundur. Shqetësimet tona duhet t’i shprehim me të rritur, miq, ose të afërm. Të fusim një ndjenjë perspektive për t’i ndihmuar fëmijët që studiojnë javët e para për rifitimin e mësimit të humbur.

“Siguria dhe mirëqenia janë parësore”

Për shumë prindër dhe fëmijë, perspektiva e kthimit në shkollë në shtator është emocionuese, por shqetësimet janë gjithashtu të natyrshme për të cilat po punohet shumë për t’i zbutur.

Është i rëndësishëm një fillim “normal” në shtator, duke marrë të gjitha masat e higjienës dhe ajrosjes. Tashmë kemi përvojën e vitit të kaluar, tepër sfidues në aspektin praktik. Shkollat nuk janë ndërtuar për distancimin shoqëror, infrastruktura e bën atë vërtet të vështirë. E veçanta është se shkolla është një vend ku njerëzit bashkohen. 

Për çdo nxënës, ose prind siguria dhe mirëqenia janë parësore, prandaj prindërit duhet të kenë paqen e mendjes se asnjë edukator nuk dëshiron të rrezikoje shëndetin, sigurinë, ose mirëqenien e fëmijës së tyre. Gjithçka behet sipas udhëzimeve të shëndetit publik. Tani, fokusi është në rifitimin e mësimit të humbur, me një program rimëkëmbjeje.

Entuziazmi i nxënësve deri tani është inkurajues për ne.

Ndërsa jemi ne prag te vitit te ri shkollor, është normale që nxënësit dhe prindërit të ndihen në ankth. Fëmijët po kalojnë ndryshime, duke ndryshuar grupet dhe duke u përballur me mjedise të reja, por brenda kontekstit të ndryshimit “normal”, kemi edhe ndryshime shtesë për shkak të pandemisë në vazhdim.

Ndikimi që pandemia ka pasur tek ne të gjithë nuk duhet të nënvlerësohet. Gjatë kësaj periudhe, pjesa e trurit tonë që përballet me rrezikun ka qenë në gatishmëri, duke dëgjuar vazhdimisht: “Duhet të distancoheni dhe vendosni një maskë!”, etj., që bën që ndjenja jonë e alarmit të ngrihet vazhdimisht.

Është e rëndësishme të pranojmë sesa e pazakontë është kjo për fëmijët dhe të jemi tolerantë ndaj ndryshimeve të sjelljes. Të qenit i vështirë është një reagim normal njerëzor ndaj stresit të tranzicionit dhe fëmijët nuk e dinë domosdoshmërish se si t’i shprehin ndjenjat me fjalë. Natyrisht, si të rritur, ne synojmë të jemi sa më pozitivë.

Në një situatë të ngritur të vigjilencës dhe stresit, truri i harron gjërat, sepse kërkon gjëra për të cilat duhet të ketë kujdes, nuk mund të memorizojë, ose të përqendrohet gjithashtu. Prandaj duhet shmangur transmetimi i frikës tonë rreth mësimit të fëmijës kudo që të jetë e mundur. Shqetësimet tona duhet t’i shprehim me të rritur, miq, ose të afërm. 

Të fusim një ndjenjë perspektive për t’i ndihmuar fëmijët që studiojnë javët e para për rifitimin e mësimit të humbur.

Mendoj se fëmijët do të jenë shumë më të lumtur, kur të kthehen në një mënyrë më normale të jetesës.

Julinda Toda

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijet ne shkollejulinda todasiguria dhe mireqenia
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Trajnime me kredite përgjatë muajit shtator nga Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas 2021
Next Article Mundësi e re për të plotësuar formularin A1/A1Z nga data 8 deri më 13 shtator 2021
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?