Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Çfarë diference ka midis një fëmije e një libri?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Çfarë diference ka midis një fëmije e një libri?

portalishkollor
Last updated: October 8, 2018 9:47 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në libra ndodhin shumë gjëra të çuditshme. Po ju e dini se fëmijët jetojnë çdo ditë mes gjërave të çuditshme. Dhe së bashku fëmijë e libra bëjnë që çudirat të mos struken nëpër qoshkat e ëndrrave po të zbresin në lëndinat e mendimeve.

Çfarë diference ka midis një fëmije e një libri? 

Ka fëmijë të brishtë e të shëndoshë, të thatë e dembelë, të hollë e të fortë…Edhe librat janë të shëndoshë, të brishtë me faqe të lëmuara që duan kujdes, me fletë të forta si gjethet e plepit….! 

Çdo fëmijë ka karakterin e tij…Edhe librat. I keni parë se sa të çuditshëm që janë?

Librat janë të ndryshëm. Nuk ka dy libra njësoj. Edhe fëmijët janë të ndryshëm. Pse a ka dy fëmijë njësoj? Edhe binjakët që duken njësoj, përsëri dëshirat i kanë të ndryshme…dhe jo vetëm dëshirat. 

Fëmijëve nuk u pëlqen të lajnë veshët….As librave nuk u pëlqen të lahen. 

Epo në fakt, librave u pëlqen të rrinë pranë njëri tjetrit, bëjnë miqësi mes tyre, një pas një.

Edhe fëmijëve u pëlqen të rrinë pranë njëri-tjetrit dhe të jenë shokë e miq.  

Librat kanë emër…Fëmijët zakonisht kanë emër dhe mbiemër.

Fëmijët kanë bosht kurrizor dhe vertebra… librat kanë vetëm një bosht, por ama rrinë mirë edhe ashtu! 

Librat kanë kapituj, fëmijët kanë motra e vëllezër.  

Librat i ndajnë rrëfenjat e tyre me tërë fëmijët. Fëmijët i ndajnë librat e tyre me tërë shokët.  

Fëmijët janë edhe bijtë e dikujt. Edhe librat dikush i ka sjellë në jetë. Ehhh kështu është bota.  

Fëmijëve zakonisht u pëlqejnë librat me ngjyra….Librave u pëlqejnë fëmijët e të gjitha ngjyrave.   

Librat janë njësoj, si për vajzat ashtu edhe për djemtë. Fëmijët luajnë njësoj me vajza e me djem. 

Në libra ndodhin shumë gjëra të çuditshme.  Po ju e dini se fëmijët jetojnë çdo ditë mes gjërave të çuditshme.  Dhe së bashku fëmijë e libra bëjnë që çudirat të mos struken nëpër qoshkat e ëndrrave po të zbresin në lëndinat e mendimeve. 

Librat dhe fëmijët ndryshojnë….eeee, tani, nëse je një fëmijë që po e lexon vazhdoje  vetë…boll me gjëra të gatshme…e nëse je një mësues, vëri nxënësit ta vazhdojnë….

Je një prind?- Atëherë bëj atë që duhet të bëjë një prind…

Natasha Poroçani

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:diferencafemijelibra
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Projekt në lëndën e matematikës
Next Article Gutenbergu krijoi kallëpe për shkronjat e para metalike
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?