Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Çelet Fushata e Leximit “Shqipëria Lexon”, nisma do shtrihet edhe në shkollat e vendit 
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Çelet Fushata e Leximit “Shqipëria Lexon”, nisma do shtrihet edhe në shkollat e vendit 

portalishkollor
Last updated: February 5, 2022 10:55 am
portalishkollor
Share
SHARE

Poetja Rita Petro dhe shkrimtari Dionis Prifti, fitues i Fondit të Mbështetjes së Shkrimtarëve të Rinj pranë QKLL-së me vëllimin e tij me tregime “Bar Sahara” çelën sot siparin e Fushatës së Leximit “Shqipëria Lexon” me moton #LexoMeMua duke lexuar pjesë të krijimtarisë së tyre në poezi dhe prozë. 

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka çelur fushatën ndoshta më të bukur e cila pritet të nxis sa më shumë  leximin e librave te çdo moshë.  

Ka qenë pikërisht Poetja Rita Petro dhe shkrimtari Dionis Prifti, fitues i Fondit të Mbështetjes së Shkrimtarëve të Rinj pranë QKLL-së me vëllimin e tij me tregime “Bar Sahara”, që nisën sot fushatën “Shqipëria Lexon” me moton #LexoMeMua duke lexuar pjesë të krijimtarisë së tyre në poezi dhe prozë. 

“U ndjeva i vlerësuar që e hapa siparin e kësaj fushate bashkë me poeten e mirënjohur Rita Petro. Përveçse lexuam disa pjesë nga librat tonë, atmosfera e sotme e këtij aktiviteti  u bë edhe më interesante dhe e ngrohtë prej tematikës që u kushtua, dashurisë, duke qenë se jemi edhe në muajin shkurt, kur festohet ndërkombëtarisht edhe festa e të dashuruarve. E gjitha ishte një bashkëbisedim në sinkron. Sa i përket iniciativës për leximin e librave, mund të them se kjo është një gjë e domosdoshme dhe shumë e dobishme. Uroj që të lexojmë sa më shumë dhe të përpiqmi t’i ndjekim këto iniciativa letrare, sepse vërtetë kemi nevojë për to”, kështu është shprehur shkrimtari i ri Dionis Prifti. 

Ndërsa poetja Rita Petro dha këtë mesazh të rëndësishëm: “Libri bashkon mendjet, zemrat, shpirtrat. Libri është dashuri që s’të lë kurrë të ndihesh i vetmuar apo i varfër (kushdo do kishte një vend të ngrohtë në dimër dhe të freskët në verë, ku do lexonte mbase për herë të parë ca rreshta në prozë  apo ca vargje poezie). Investimi për librin është investim për njerëz të bukur e të përgjegjshëm, për njerëz mendjehapur, kurajozë e tolerantë. Një qeveri që investon për librin, në radhë të parë ka investuar për vetveten. Lum kush e kupton këtë!”. 

Nisma “Shqipëria lexon” do të shtrihet në shkollat, bibliotekat dhe klubet letrare në të gjitha qytetet e Shqipërisë, për të nxitur rëndësinë që ka leximi në jetën tonë.

Po ju do bëheni pjesë?

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:bar saharadionis priftiRita Petroshqiperia lexon
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Myrto Hysaj: Sa të rrosh, do të mësosh!
Next Article Të rinjtë sot vs mësuesit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?