Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Drejtoresha e shkollës “26 Nëntori” Sheri Banushi: “Çelësi i suksesit të një drejtuesi është puna”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Drejtoresha e shkollës “26 Nëntori” Sheri Banushi: “Çelësi i suksesit të një drejtuesi është puna”

portalishkollor
Last updated: December 15, 2016 2:15 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Portali Shkollor ka zhvilluar një intervistë me drejtoreshën e shkollës “26 Nëntori” Sheri Banushi. Drejtoresha na rrëfen momentet e vështira gjatë punës, marrëdhëniet me mësuesit dhe nxënësit, kur nis dhe kur përfundon dita e një drejtuesi.

Si ishte ai momenti i parë kur ju u emëruat drejtoreshë?

Ishte shumë emocionues, por njëkohësisht dhe një përgjegjësi e madhe si drejtuese e kësaj shkolle.                          

Cili ishte mendimi i parë në ato momente?

Mendimi i parë ishte që do punoj fort si drejtuese për ta renditur këtë shkollë ndër shkollat më të mira të Arsimit Parauniversitar në Tiranë.

A i trembeshit diçkaje në këtë pozicion punë? Çfarë dhe përse?

Duke u mbështetur në aftësitë e mia menaxheriale dhe komunikuese, pasioni për profesionin, dëshira për të kontribuar nuk më trembnin në këtë pozicion pune.

Si nis dita juaj e punës dhe kur përfundon?

Dita ime nis me paraqitjen në ambientet e shkollës në orën 07:30 me synimin për të motivuar këshillin e mësuesve dhe nxënësit për fillimin me përkushtim të procesit mësimor. Për aktivizimin e nxënësve dhe gjithë përfshirjen e tyre në një proces mësimor cilësor me objektiva dhe synime të qarta. Përfundon me vëzhgimin e arritjeve dhe cilësisë të procesit mësimor gjatë ditës.

Çfarë ka ndryshuar në këtë shkollë nën drejtimin tuaj?

Ndryshimet që kanë ndodhur nën drejtimin tim është rritja e cilësisë në procesin e mësimdhënies, forcimi i disiplinës në punë, aftësimi i nxënësve për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur, vëzhgimi sistematik i njohurive të nxënësve, bashkëpunimi i ngushtë në grup i këshillit të mësuesve dhe zhvillimi profesional i tyre, komunikimi etik. Rritja e cilësisë së higjienës në shkollë. Rritja e bashkëpunimit të shkollës me familjen.      

Sa nxënës ka shkolla?

Ka 529 nxënës në vitin shkollor 2016-2017.

Është e vështirë të punosh, të përcaktosh rregulla dhe t’i zbatosh ato në një ambient ku janë mbledhur nxënës që vijnë nga familje të ndryshme, të edukuar ndryshe… në fund të fundit të gjithë jemi të ndryshëm?

Duke njohur komunitetin heterogjen që kemi dhe vështirësitë që na janë paraqitur organizuam punën sipas një planifikimi të studiuar. Çelësi i suksesit që kemi arritur si shkollë është puna në grup si një ekip i vetëm drejtori, këshilli i mësuesve dhe bashkëpunimi i ngushtë me prindërit për të kuptuar të drejtat dhe përgjegjësitë që kanë ndaj shkollës për të bërë më të mirën për fëmijët e tyre. Them me shumë kënaqësi se fal punës së vazhdueshme dhe bashkëpunimit të ngushtë sistematik kemi arritur rezultate pozitive në procesin mësimor edukativ.

Çfarë ju ka mbetur në mendje gjatë punës suaj?

Duke menduar gjendjen e fillimit të punës si drejtuese më ka mbetur në mendje ndryshimi rrënjësor në të gjitha aspektet e punës në shkollë.

Cila është motoja juaj në punë?

Rritja e cilësisë së punës, harmonia dhe bashkëpunimi i ngushtë në këshillin e mësuesve, krijimi i një klime pozitive mësues – nxënës.

Cili është çelësi i suksesit të një drejtuesi?

Çelësi i suksesit të një drejtuesi është puna e studiuar mirë dhe sistematike, bashkëpunimi në vazhdimësi, krijimi i një klime pozitive në stafin e mësuesve dhe delegimin e detyrave për secilin prej tyre.

Cili është urimi juaj për mësuesit dhe nxënësit?

Urimi im është: Suksese në misionin tuaj humane mësues/e të dashur. Nxënësve ju uroj lumturi çdo ditë të jetës tuaj, rezultate pozitive dhe sa më shumë dashuri për njeri-tjetrin.

(Albina Hoxhaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesuesenxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Klarita Lumani, drejtoreshë e shkollës “Ibrahim Muça”: “Projekto të ardhmen tënde përmes rezultatit”
Next Article Vogëlushe, Babagjyshi i Vitit të Ri ekziston!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?