Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Çapajev Gjokutaj: Përtej mësueseve që u përleshën me kuç e me maç
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Çapajev Gjokutaj: Përtej mësueseve që u përleshën me kuç e me maç

portalishkollor
Last updated: October 14, 2021 10:33 am
portalishkollor
Share
SHARE

Duke krijuar e popullarizuar një model të tillë delikuent e përdhosës për mësuesin, sfumojmë punën fisnike të një armate të tërë, madje e godasim mësuesin në një vlerë thelbësore. Personaliteti i mësuesit, thoshte një psikiatër i famshëm, vlen më shumë se sa dijet që ai jep.

Dy mësuese të një gjimnazi në Tiranë janë pezulluar nga puna se u përleshën me njëra-tjetrën, jo për flokësh po me taborre: të afërm të njërës me të afërm të tjetrës. Në lokalin ku u përleshën, mes klientëve dhe ngjitur me shkollën, nuk pati vetëm thyerje karrigesh por edhe të shtëna me armë. Në fakt ky ishte epilogu i denjë i një sage të gjatë grindjesh, që kishin zënë fill dy javë të shkuara korridoreve të shkollës e në sy të nxënësve.

Grindjet që mahisen e përfundojnë në përleshje me kuç e me maç janë të dënueshme kudo që të ndodhin, jo më në shkollë e pranë saj dhe në prani të nxënësve. Mësuesit kanë për detyrë t’i formojnë fëmijët dhe të rinjtë jo vetëm me dijet që përcjell lënda, por edhe me shembullin moral e qytetar.

Natyrisht zënka e përleshje si kjo s’janë veçse rastësi dhe aksidente, ndaj nuk ka pse të përgjithësojmë e t’i fusim të gjithë edukatorët e brezit të ri në thesin e stigmës e të denigrimit. Gjithsesi duke pohuar këtë bëjmë mirë që mos harrojmë se shoqëria jonë e sotme ka një problem jo të vogël me mësuesin dhe imazhin e tij publik.

Në shoqërinë tradicionale mësuesi ishte pjesë e elitave lokale. I shkolluar e i ditur, çmohej e respektohej nga bashkësia që, në një pjesë të konsiderueshme ishte me arsim bazik apo edhe analfabete. Figura e mësuesit e vlerësuar nga gjithë bashkësia shtonte vlerat ndikuese dhe synonte të bëhej model.


Modelet e shoqërisë së sotme duket se nuk janë më mësuesit, intelektualët, shkencëtarët etj. por politikanët dhe artistët. Kur thua artistët, nuk ke parasysh kompozitorët, piktorët, skulptorët, regjisorët por kryesisht aktorët dhe këngëtarët, mundësisht këngëtarët e tallavasë.

Është kjo një vendosje kokëposhtë e piramidës së vlerave, po ç’ti bësh, masmediat nuk bëjnë dot pa interes e pa klikime.

Figura e mësuesit, që do të bëhej model e do të rrezatonte tek fëmijët dhe më gjerë, rrezikohet edhe nga një cen tjetër i medieve, cen që përmblidhet në moton ‘lajm i mirë është lajmi i keq’. 

Mësuesit, të shtyrë në periferinë e hapësirës mediatike nga politikanët, artistët e tallavasë etj., dalin në lajme dhe tërheqin vëmendjen e publikut vetëm kur ndonjëri prej tyre kryen veprime skandaloze.

 Rrjedhimisht mësuesi që shfaqet rëndom në mediat tona nuk është edukatori, qytetari që punon me pasion paçka se paguhet keq,  por perversi që ngacmon seksualisht nxënëset, xhambazi që kërkon pare në këmbim të notës a të kurseve private etj. etj.

Duke krijuar e popullarizuar një model të tillë delikuent e përdhosës për mësuesin, sfumojmë punën fisnike të një armate të tërë, madje e godasim mësuesin në një vlerë thelbësore. Mbase në vlerën më të rëndësishme, rrezatimin moral. Personaliteti i mësuesit, thoshte një psikiatër i famshëm, vlen më shumë se sa dijet që ai jep.

Çapajev Gjokutaj, Doktor i Shkencave Filologjike dhe Professor i Asociuar 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBAScapajev gjokutajfigura e mesuesve
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Apeli i nënës së djalit me autizëm: Ju përgjërohem, hapni një shkollë profesionale për këta fëmijë!
Next Article Panairi me punimet më të bukura të nxënësve të shkollave artistike shqiptare (2021)
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?