Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Camaj dhe Koliqi: Mite të rreme?!!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Camaj dhe Koliqi: Mite të rreme?!!

portalishkollor
Last updated: July 10, 2020 10:29 am
portalishkollor
Share
SHARE

Koliqi dhe Camaj e kanë vendin e vet në Letërsinë shqipe. A kanë të drejtë hulumtuesit, historianët të gërmojnë nëpër arkiva e të nxjerrin në dritë fakte, qofshin brenda apo jashtë konteksteve historike? Mendoj se po…

Nga Rita Petro

Koliqi dhe Camaj e kanë vendin e vet në Letërsinë shqipe. Të pazëvendësueshëm. Ata studiohen në shkolla (në arsimin parauniversitar dhe universitar) për kontributet e çmuara në krijimtarinë e tyre dhe për veprimtarinë e pasur në kulturën shqipe. KAQ MJAFTON. Askush nuk e zhbën dot më një gjë të tillë.

A kanë të drejtë hulumtuesit, historianët të gërmojnë nëpër arkiva e të nxjerrin në dritë fakte, qofshin brenda apo jashtë konteksteve historike? Mendoj se po.

Po qëllimi? A ka të drejtë një hulumtues i ftohtë të ironizojë këto dy figura të kulturës shqiptare, aq më tepër kur thekson se nuk është kompetent për shqyrtimin e vlerave letrare të veprave të tyre? Kurrsesi. Në aspektin e etikës, a është i mjaftueshëm ky justifikim?

Sikur në artikull të mos akuzoheshin dy Ministritë e Kulturës (e Shqipërisë dhe e Kosovës), si kontribuese në krijimin e miteve të rreme me figurat e Koliqit dhe të Camajt, “si dy kalorës të mohuar të letrave shqipe”, si “dy shqytarë kalorësiakë” qëllimi i hulumtuesit do të ishte shumë i pastër; hulumtimi dhe nxjerrja në dritë e fakteve.

Është pikërisht ironizimi që e tradhton qëllimin e hulumtuesit dhe njollos këto dy figura që i janë mohuar pa të drejtë afro gjysmë shekulli lexuesit shqiptar, shkollës shqipe, pasi kontributi i tyre është i pamatë në kulturën tonë, ndonëse brenda një konteksti tepër kompleks historik. Mungesa e tyre dhe e autorëve të tjerë avangardë të letërsisë moderne shqipe, solli një edukim artistik skematik te breza të tërë lexuesish, që ende sot vuajnë nga nostalgjia e kronikave e të poetikave të realizmit socialist.

Është pikërisht kjo njollosje, që shumë njerëz të letrave i ka bërë të ndihen keq apo të acarohen e të mbushen me mllef, më tepër sesa faktet që parashtrohen në artikull.

Por, nga ana tjetër, do të thosha se nuk i bën nder Koliqit dhe Camajt gjuha e përdorur në mbrojtje të tyre, që kalon nga nuancat e viktimizimit deri te sulmet që ngjasojnë me retorikën e luftës së klasave (këlysh komunisti, si dikur këlysh ballisti apo fashisti). Kjo gjuhë anashkalon argumentin dhe mbyt kundërargumentin.

Unë për vete i dua dhe i shijoj këta autorë, pavarësisht se janë apo s’janë të vërteta faktet që sillen për jetën e tyre, aq më pak për atë private.

Camaj më ka mahnitur me palimsestin e tij, më ka bërë të mpreh vëmendjen, të gërmoj një pas një kuptimet, të ndaloj gjatë vetëm te një fjalë dhe të gjej lidhjen e saj me fjalën që nuk është shkruar, por është në mendjen e poetit për të gjetur “fillin e humbun të ndjesive”. Dhe aty ndodhet ai ngashërimi që vjen prej zbulimit, se ke shkuar në fund të palimpsestit dhe drita e shpirtit të poetit të ka ndriçuar deri në fund edhe ty, aty ku s’ke mundur të shkosh vetë pa këtë burim ndriçimi.

Më mrekullon kur e shoh në foto, këtë burrë të pashëm, që reflekton bukuri shqiptare përzier me një përndritje tipike intelektuale europiane.

Kaq më mjafton…

E dua Koliqin, tregimtarin e parë modern shqiptar që shkroi me gjuhën e instinktit, se ma ka zgjeruar horizontin e gjuhës së nënës. I shijoj ato kumbullat erëmira të kopshtit të fëmijërisë, ende më shpohen hundët nga aromat e bimësisë, e goja më mbushet plot lëng, e lëngu më rrjedh nëpër buzë e trupi më bëhet mornica kur e lexoj; mrekullohem nga bjeshkët hijerënda e autoritare dhe burimet e kulluara, zanat flokëgjata që vënë buzët në to; trembem për vdekje kur e gjithë kjo bukuri rrezikohet nga hijet e mentalitit të mykur, patriarkalizmi e gjakmarrja që vazhdon dhe në ditët e sotme. Sa të thella janë rrënjët e botëkuptimit të tij.

E adhuroj aq shumë foton bardhezi ku ky burrë i mençur është përkrah burrave të tjerë të kombit, Fishtës, Asdrenit, Poradecit, veri e jug bashkë, gegnishte e toskërishte bashkë.

Ashtu sikurse mua, çdo lexuesi (pasi shkrimtari për atë i shkruan librat, jo për studiuesit), nuk i bëhet vonë nëse shkrimtari paska qenë agjent apo ka bindje fashiste, komuniste; ka qenë imoral, pervers, homoseksual, apo ku di tjetër unë, nëse ka shkruar një vepër me art të mirëfilltë.

Dhe është e natyrshme, përderisa jeta e artit është e përjetshme, ndërsa shkrimtari, ai njeriu i vdekshëm, nuk kapërcen dot as një shekull.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:koliqi dhe camajmiteRita Petro
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si të përgjigjeni saktë në testimin me shkrim dhe me gojë (arsim)
Next Article Objektet e trashëgimisë kulturore, veshja popullore shqiptare
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?