Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Bukuria e vjeshtës”, nga nxënësja Berinika Arsllani
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Bukuria e vjeshtës”, nga nxënësja Berinika Arsllani

portalishkollor
Last updated: November 23, 2022 11:32 am
portalishkollor
Share
SHARE

Kohën e lirë ajo e kalon duke pikturuar apo duke shkruar poezi dhe jo vetëm poezi. Berinika Arsllani vjen me një shkrim të radhës teksa thur rreshta për bukurinë dhe ndjesinë që i jep vjeshta. Berinika mëson në shkollën e mesme të mjekësisë “Gostivar” dhe është nxënëse e vitit të katër.

Të gjithë njerëzit i përjetojnë katër stinët e bukura dhe të gjithë kemi një të preferuar.

Gjithmonë më kanë pyetur dhe ende më pyesin se cila është stina ime e preferuar?

Patjetër që vjeshta do them…

Vjeshta në qytetin tim është shumë bukur, ose ndoshta qyteti është më i bukur në vjeshtë, nuk e di, por gjithsesi është i bukur. 

Gjethet në park, një qilim i verdhë i thurur nga duart e shkujdesura të esencës, apo ajo ndjenja e bukur kur i sheh fëmijët duke lozur në parkun e qytetit, kur i gëzohen diellit, i cili pak nga pak fshihet pas reve.

Vjeshta me bukurinë e saj më kënaq zemrën, të kesh dëshirë të dalësh dhe të qëndrosh tërë kohën jashtë, të shkelësh mbi ato gjethe shumëngjyrëshe, të motivon të shkruash më tepër, të motivon të pikturosh pikërisht atë stinë të mrekullueshme.

Është mahnitëse apo jo?!

Dhe pikërisht kjo është ajo që dua të them, sepse në këtë stinë edhe retë janë me të bukura, e sidomos ajo melodia kur bie shi, ngjyra që merr qyteti në atë stinë, me të vërtetë është fantastike.

Vjeshta në qytetin tim të bën të ndihesh sikur po jeton në një përrallë, në një botë ku mbretëron vjeshta, plot fantazi dhe peizazhe të bukura. Në qytetin tim ka një natyrë të bukur e cila në vjeshtë ka nuanca të ngjyrës së verdhë-artë. Dhe çaji ka një shije të veçantë, dhe libri ka një magji të veçantë.

Kjo është vjeshta ime.

Rrugët janë të qeta, shumë të qeta dhe vetëm herë pas here një pikë shiu bie në dritare. Vjeshta mund të ketë të metat e saj, por unë ndalem te bukuritë e të cilave ka shumë.

 Vjeshta në qytetin tim më bën të ndjej aromën më të ëmbël që kërcen në erë, të ndjej ëmbëlsinë e kungujve dhe shushurimën e gjetheve të thata…

Nga Berinika Arsllani 

© Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Fausti i plakur, apo i ri dhe nën ndikimin e Mefistofelit?
Next Article Fëmijët me praninë e tyre u kujtojnë të rriturve projektimin e një “Bote më të mirë”…
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?