Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: BSH-ja korrigjon gabimet në kartëmonedhën me vlerë 500 lekë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

BSH-ja korrigjon gabimet në kartëmonedhën me vlerë 500 lekë

portalishkollor
Last updated: October 27, 2017 5:16 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Pas konstatimeve të gabimeve drejtshkrimore në kartëmonedhat tona nga redaktorja Sevi Lami, Banka e Shqipërisë korrigjon gabimet në prerjet e reja të kartëmonedhës me vlerë 500 lekë.

Kur bëhet fjalë për paratë të gjithë bëhemi seriozë dhe shfaqim interes të madh, veçanërisht që t’i kemi ato. Por rrallëherë e shikojmë një kartëmonedhë me syrin kritik, apo thjesht me vëmendje nëse ajo është shkruar saktë nga ana drejtshkrimore.

Redaktorja Sevi Lami ka vërejtur se në kartëmonedha ka gabime drejtshkrimore dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mungesën “ë”-së dhe “ç”-së që mungojnë, sepse këtë mund ta justifikojmë me çështje dhe aftësi teknike, që në ditët e sotme edhe ky korrigjim është shumë i lehtë, por flasim për shkrimin gabim të numërorëve shprehje, si: “Pesë mijë lekë”, “Një mijë lekë”, “Dy mijë lekë”, që shkruhen ndaras, por që në paratë tona i gjejmë: “Pesëmijë lekë”, “Dymijë lekë”, “Njëmijë lekë” etj. Për këtë Lami publikoi artikullin me titull  “Leku… një shekull i shkruar gabim!” si një thirrje për të korrigjuar këto gabime në kartëmonedha.

Një shekull që e qarkullojmë nëpër duar, që e kemi pjesë të pandarë dhe të rëndësishme të jetës sonë, dhe tani Banka e Shqipërisë ka marrë masa, që në prerjet e reja të kartëmonedhave këto gabime të korrigjohen dhe ne të kemi paratë tona të shkruara me një shqipe të pastër nga ana drejtshkrimore. 

Kështu në një njoftim zyrtar që mban datën 26 tetor 2017, Banka e Shqipërisë ndër të tjera shkruan: “…Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron te viti i emetimit i shtypur në sipërfaqen  e kartëmonedhës, i cili në kartëmonedhën e re do të jetë “2015”, ndryshon firma e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe ajo e drejtorit të Departamentit të Emisionit, ndryshon trashësia e fillit të sigurisë nga 1,5 mm bëhet 2 mm, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “SHQIPËRISË” dhe “PESËQIND LEKË”.”

Pra, duke filluar nga data 10 nëntor 2017, kartëmonedha me vlerë 500 lekë do të jetë në treg e shkruar saktë. Shpresojmë që ky të jetë një hap i  mbarë, për të korrigjuar edhe numërorët shprehje te kartëmonedhat me vlerë 10, 20 dhe 50 mijë, që janë të shkruar gabim!

Është koha që të ruajmë dhe mbrojmë gjuhën shqipe! 

Albina Hoxhaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:rregulla gjuhesoresevi lami
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Dita Europiane e gjuhëve të huaja
Next Article EasyPay dhe Albas, blini online librin që dëshironi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?