Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: BSH-ja korrigjon gabimet në kartëmonedhat tona. Ja kartëmonedhat e reja
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

BSH-ja korrigjon gabimet në kartëmonedhat tona. Ja kartëmonedhat e reja

portalishkollor
Last updated: October 2, 2019 11:53 am
portalishkollor
Share
SHARE

Pas konstatimeve të gabimeve drejtshkrimore në kartëmonedhat tona nga redaktorja Sevi Lami, Banka e Shqipërisë korrigjon gabimet në prerjet e reja të kartëmonedhës me vlerë 5000 lekë, dhe pak muaj më parë edhe ato me vlerë 500 lekë.

Tani gjuha shqipe respektohet denjësisht edhe te paratë tona


Kur bëhet fjalë për paratë, të gjithë bëhemi seriozë dhe shfaqim interes të madh, veçanërisht që t’i kemi ato. Por rrallëherë e shikojmë një kartëmonedhë me syrin kritik, apo thjesht me vëmendje nëse ajo është shkruar saktë nga ana drejtshkrimore.

Pas konstatimeve të gabimeve drejtshkrimore në kartëmonedhat tona nga redaktorja e shtëpisë botuese “Albas”, Sevi Lami, Banka e Shqipërisë korrigjon gabimet në prerjet e reja të kartëmonedhës me vlerë 5000 lekë, dhe pak muaj më parë edhe ato me vlerë 500 lekë.

Redaktorja Sevi Lami prej vitesh kishte vërejtur se në kartëmonedha ka gabime drejtshkrimore dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mungesën “ë”-së dhe “ç”-së që mungojnë, sepse këtë mund ta justifikojmë me çështje dhe aftësi teknike, që në ditët e sotme edhe ky korrigjim është shumë i lehtë, por flasim për shkrimin gabim të numërorëve shprehje, si: “Pesë mijë lekë”, “Një mijë lekë”, “Dy mijë lekë”, që shkruhen ndaras, por që në paratë tona i gjejmë: “Pesëmijë lekë”, “Dymijë lekë”, “Njëmijë lekë” etj. Për këtë, Lami publikoi artikullin me titull  “Leku, një shekull i shkruar gabim!”, si një thirrje për të korrigjuar këto gabime në kartëmonedhat tona. Një shekull që e qarkullojmë nëpër duar, që e kemi pjesë të pandarë dhe të rëndësishme të jetës sonë. 

Pas shkrimit të Lamit, Banka e Shqipërisë premtoi se do t’i korrigjonte këto gabime te prerjet e reja të kartëmonedhave tona. 

Sot erdhi dita, që nëpër duar qarkullojmë kartëmonedha të shkruara saktë dhe pa gabime drejtshkrimore, dhe kjo na bën krenarë ne, si shqiptarë! Tani shqipja shkruhet pastër dhe pa gabime edhe te paratë, që kishin një shekull që shkruheshin gabim! Te prerjet e reja të kartëmonedhave këto gabime janë korrigjuar dhe sot kemi paratë tona të shkruara me një shqipe të pastër nga ana gjuhësore.  

Është koha që të ruajmë dhe mbrojmë gjuhën shqipe!

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:gabimkartmonedhatsevi lami
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësues i vitit apo Mësues i jetës
Next Article Metoda e lehtë për të mësuar tabelën e shumëzimit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?