Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Botohet në Rumani libri “Vrima” i Rita Petros
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Botohet në Rumani libri “Vrima” i Rita Petros

portalishkollor
Last updated: May 25, 2017 8:57 am
portalishkollor
Share
SHARE

Pas botimit në Francë të librit “Vrima” nga shtëpia botuese “L’Harmattan”, një tjetër shtëpi prestigjioze botuese “Corint” sjell për lexuesin rumun këtë libër të poetes Rita Petro. Poemat e Petros janë përkthyer në rumanisht nga përkthyesit e mirënjohur Marius Dobresku dhe Luan Topçiu.

Sipas përkthyesit Dobresku “Poezia e Rita Petros meriton gjithë vëmendjen tonë… është një këngë e pandërprerë që i dedikohet dashurisë, dashurisë mishtore, të cilën pikërisht ajo, një femër që përballet me të gjitha paragjykimet tona ballkanike, e lartëson dhe i përkulet. Është një flijim i vendosur në këmbët e feminitetit.

Kësisoj, duhet të njohim faktin se Rita Petro bën atë që asnjë burrë nuk guxon aq shpesh që ta bëjë, dhe e bën me çiltërsi të plotë, që prek kur lartësitë e Parajsës, kur thellësitë e Ferrit. Është triumfi i sinqeritetit absolut”.

Ndërsa në parathënien e librit studiuesi Luan Topçiu, duke analizuar erotizmin si filozofi në poezinë e Rita Petros, sjell në vëmendje të lexuesit vizionin e poetit Octavio Paz për Erosin, si një zot me funksion të trefishtë: perëndia e seksit, erotizëm dhe dashuri. Gjithashtu, në parathënien e tij ai shkruan se: “Poetja shqiptare jeton shenjtërinë si një gjendje të pastër natyrore të qenies, të pandryshueshme nga komplikimet e rendit metafizik dhe social. E vërteta e dashurisë mistike, aq e komplikuar në pamje të parë, ka lindur po nga kjo hipostazë primordiale, që do të thotë gjendja parajsësore e sinqeritetit dhe e pafajësisë së fëmijës primordial, që krijon nga instinkti, në gjendje të pastër, duke luajtur. Kthimi i saj është një përpjekje për të kuptuar gjuhën e dashurisë, për të kuptuar metaforën e erotizmit dhe për t’i integruar në një të tërë. Një kuptim jo mendor, por i ndjeshmërisë– përmes dijes së ndjenjave.

Topçiu përfundon se ka patur kënaqësinë ta përkthejë këtë libër së bashku me përkthyesin e mirënjohur, mjeshtrin Marius Dobrescu, …” me shpresën se do të ketë të njëjtin impakt për lëçitësin rumun si në Shqipëri”.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASliber
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Lojërat “Emrat ABC” dhe “Fabrika e thashethemeve”!
Next Article Mund të arrihet orgazma vetëm me puthje…?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?