Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Bisedë letrare për librin “Pinoku” nga nxënësit e klasës 3-B, shkolla “Protagonistët”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Bisedë letrare për librin “Pinoku” nga nxënësit e klasës 3-B, shkolla “Protagonistët”

portalishkollor
Last updated: March 23, 2023 8:27 am
portalishkollor
Share
SHARE

Vetëm duke i nxitur nxënësit drejt librit, u kemi dhënë çelësin për të zbuluar botën nëpërmjet imagjinatës. E kështu ka bërë edhe mësuesja Elmira Ismaili, me nxënësit e saj të klasës së 3-të B të shkollës “Protagonistët”. Ata kanë zhvilluar një bisedë letrare mjaft interesante mbi librin “Pinoku”.

Bisedë letrare për librin “Pinoku”/ Shkolla “Protagonistët”, Klasa e 3-të b, mësuese Elmira Ismaili

Biseda letrare merr tjetër kuptim kur integrohen disa lëndë së bashku si: Gjuhë shqipe, Art, Muzikë, Anglisht, Greqisht dhe Italisht. Libri i përzgjedhur për bisedën letrare ishte “Pinoku”, kjo histori kaq e bukur dhe e pëlqyer nga fëmijët.

Nxënësit e shijuan plotësisht rezultatin e punës së tyre dhe të gjithë u përfshinë në këtë bisedë. Të gjithë e pritën me entuziazëm ditën e bisedës letrare dhe klasa u mbush me zërat e tyre të ëmbël, me piktura shumëngjyrëshe dhe me muzikë. Të gjithë nxënësit kishin ilustruar pjesë nga historia e Pinokut.Klasa ngjante më një galeri arti nga pikturat e tyre plot ngjyra. Dikush kishte punuar mbi letër e dikush mbi telajo, por e rëndësishme ishte gjithëpërfshirja e nxënësve në këtë bisedë. Pikturat kishin lidhje me situatat e ndryshme në libër nga aventurat e Pinokut dhe personazheve të tjerë. Madje nxënësit kishin printuar edhe postera të ndryshëm. 

Të gjithë bashkë kënduan këngën “Shoku im Pinoku”. Mësuese Elmira ishte kujdesur që çdo nxënës të kishte pjesën e vet në këtë bisedë letrare. 

Disa nxënës përgatitën përmbledhjen e disa ngjarjeve në libër në shqip dhe anglisht. Dy vajza e përshkruan figurën e Pinokut në greqisht. Një tjetër nxënëse e përshkroi secilin personazh në italisht, në gjuhën me të cilën e krijoi autori librin. Tre nxënës të tjerë përshkruan jetën dhe veprën e autorit Karlo Kolodi. 

Dy nga episodet më të pëlqyera nga nxënësit, u interpretuan në role nga nxënësit. Mësuesja i drejtonte pyetje nxënësve në formën e gjëegjëzave si dhe pyetje për disa nga momentet e ndryshme të ngjarjes. Nxënësit sollën një buqetë të bukur të gjuhëve të huaja. Klasa u kthye në një skenë teatri dhe përrallash ku çdo nxënës kishte një rol për të përmbushur. 

Dashuria për librin zgjon te fëmijët imagjinatën e cila është e pafundme dhe lundron atje ku ëndrrat bëhen realitet, në botën e fëmijëve, bota më e pasur dhe më e bukur. Vetëm duke i nxitur nxënësit drejt librit, u kemi dhënë çelësin për të zbuluar botën nëpërmjet imagjinatës. 

Veprimtaria u mbyll me vlerësimi e certifikata për secilin nxënës. 

Iriana Papamihali 

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:bisede letrareNxenesitpinokushkolla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si të punoni me fëmijët që nuk dëgjojnë? Orientime praktike nga Mariglena Muci
Next Article Përse i kërkojmë intelektualët e mëparshëm? Nga Evans Drishti
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?