Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Besnik Bedollari: Kilometra të tërë në këmbë në emër të mësimdhënies
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Besnik Bedollari: Kilometra të tërë në këmbë në emër të mësimdhënies

portalishkollor
Last updated: September 30, 2019 10:12 am
portalishkollor
Share
SHARE

Një mësues i veçantë, i apasionuar pas mësimdhënies, përcjell mesazhe të fuqishme për mësuesit e tjerë dhe mbi të gjitha për gjithë brezin e ri, duke na treguar se gjërat që bëhen me dashuri të madhe janë gjithnjë të sukseshme.

Mësuesit përballen me sfida të ndryshme. Një ndër to është largësia. Zona mjaft të thella, në të cilat transporti përmes një mjeti është gati i pamundur. Një ndër të shumtët është Besnik Bedollari, mësuesi nga Korça, i cili përmes modestisë dhe profesionalizmit që e karakterizon, tregon një dashuri të madhe për këtë profesion, aq sa sfidat që ndërmerr janë të panumërta. 

Një mësues i veçantë, i apasionuar pas mësimdhënies, përcjell mesazhe të fuqishme për mësuesit e tjerë dhe mbi të gjitha për gjithë brezin e ri, duke na treguar se gjërat që bëhen me dashuri të madhe janë gjithnjë të sukseshme.

Mësuesi dhe drejtuesi Besnik Bedollari ka lindur në fshatin Dolanec dhe studimet e larta i ka kryer në Elbasan. Për 14 vite ka sakrifikuar si mësues në shkollën e Mesmalit. I duhej të përshkonte 20 kilometra rrugë vajtje- ardhje në këmbë çdo ditë pune. Po këtë distancë rruge të lodhshme, mësuesi e përballon edhe prej vitit 2011 që është trasferuar në shkollën e Lozhanit të ri.

Peripecitë e zonave malore janë të shumta. Duke nisur që nga terreni jashtëzakonisht i vështirë, vera e nxehtë, shirat e vjeshtës, përrenjtë që dalin nga shtrati, dimri i egër, urat e kalbura, etj. Por, ajo që e motivon çdo ditë, është dëshira për të përcjellë dije dhe një mesazh të fuqishëm për shoqërinë e sotme. Edukata e punës, e kultivuar dhe rrënjosur ndër vite është bërë gjeneratori kryesor i punës së përditshme. 

Mësimdhënësi kujton mjaft momente të vështira. Një ndër to është rënia në lum, ku i është dashur të gjejë forcë për të shpëtuar veten. Përballja me kafshë të egra ka qenë gjithashtu moment mjaft sfidues për të. Por, sot drejtuesi i Shkollës së Mesme të Bashkuar ndihet krenar dhe mes githë këtyre sakrificave ka gjetur kohë për pasionin e hershëm, që është të shkruarit. 

Me figurën prej një ‘humanisti’ të pashembullt, ka krijuar figurën e arsimtarit ku ndërthuren elementët më të mirë: dija, përvoja, eksperienca, durimi, guximi, vullneti, dëshira, pasioni, profesionalizmi për të tejkaluar çdo lloj vështirësie dhe pamundësie. Këta janë heronjtë e vërtetë të kohërave moderne.

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:besnik bedollarikilometrane kembe
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësues, këto janë sjelljet që duhet të eleminoni në klasë
Next Article Nisma “Merr bukë me vete”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?