Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Bashkëbisedimi i ministrit Bytyqi me nxënësit e shkollës Xhevdet Doda, Prishtinë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Bashkëbisedimi i ministrit Bytyqi me nxënësit e shkollës Xhevdet Doda, Prishtinë

portalishkollor
Last updated: April 17, 2019 10:38 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova kanë hapur edicionin e diskutimit me nxënës “EU Teach a Day” në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë. Përmes kësaj ligjërate, ata i ftuan nxënësit që të studiojnë në ato fusha, ku Kosova ka mungesë të kuadrove dhe të shikojnë perspektivën evropiane të vendit.

Ministri Shyqiri Bytyqi tha se, Ministria e Arsimit është e përkushtuar në ofrimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë në Kosovë, ndërsa i sugjeroi ata që të këshillohen dhe të identifikojnë talentin e tyre, përpara se të përzgjedhin profesionin.

“Duke u orientuar në karrierë ju do të jeni lider të ardhmes tonë, mos ngurroni të kërkoi përkrahjen tonë që vërtetë ju të orientoheni drejtë dhe të jeni e ardhmja”, u shpreh ministri.

Ministri Bytyqi theksoi se, të rinjtë duhet të shohin edhe përparësitë e sektorit privat të punës dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, për të cilin Kosova ka nevojë.

Duke folur për rëndësinë e përcaktimit në karrierë, ministri foli për fushën e energjetikës, si një ndër sektorët me perspektivë në të ardhmen, pasi parashihet që të investohen miliona.

 “Ka shumë vende pune, por kemi mungesë të rinjve në ato drejtime”, tha ministri Bytyqi.

Bytyqi tha se sistemi i edukimit nuk ka arritur maksimumin, por perspektiva evropiane e të rinjve është e garantuar. Ndërsa, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova foli për procese të rëndësishme në rrugëtimin e Kosovës drejt Evropës dhe rëndësinë e orientimit të të rinjve në karrierë.

Apostolova theksoi se, se po hapet një edicion për të diskutuar për edukimin në Kosovë, të ardhmen e nxënësve dhe  orientimin në profesionin që ata e duan.

MASHT

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:bashkebisedimPrishtinexhevdet doda
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Eksodi i shqiptarëve nga kosova përmes dramatizimit
Next Article Udhëzuesit lëndor të lëndëve për arsimin e mesëm të ulët
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?