Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Bashkë me ju në këtë rrugëtim (për fëmijët me aftësi ndryshe)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Bashkë me ju në këtë rrugëtim (për fëmijët me aftësi ndryshe)

portalishkollor
Last updated: May 21, 2020 3:10 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Nëse këta fëmijë nuk mund të jenë pjesë e klasës, komunikimi jo vetëm me telefonata dhe detyrat përkatëse por ai vizual me mësuesin ndihmës dhe psikologun do e ndihmonte fëmijën që të mos humbte lidhjen afektive me shkollën”- artikull nga Mimoza Zeneli.

Të jesh prind nuk është gjithmonë e lehtë, por prindërimi gjatë një pandemie është një sfidë krejtësisht e re. Prindërve u është dashur të bëjnë një hap përpara dhe të plotësojnë një rol tjetër, atë të mësuesit. Shumë prindër duhet të punojnë ndërsa argëtojnë dhe edukojnë fëmijët e tyre. Megjithatë, detyra është veçanërisht unike për prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta. Duhet të bëjnë mësuesin, prindin, shokun e shkollës dhe gjithçka tjetër dhe si të gjithë, edhe këta prindër nuk ishin të përgatitur për këtë situatë dhe kanë nevojë për ndihmë, madje më shumë se ne të tjerët. 

Atyre si fillim u është dashur t’u shpjegojnë fëmijëve të tyre se ku janë shokët e klasës. Dhe padyshim të qenit i sinqertë në lidhje me situatën dhe t’u tregosh fëmijëve përse nuk mund të dalin apo nuk mund të shkojnë në shkollë ndihmon në uljen e ankthit të tyre. 

Shokët e klasës  kanë vazhduar mësimin online në platforma të ndryshme, janë përpjekur të ndjekin rutinën. Rutina është shumë e rëndësishme për këta fëmijë gjithashtu, por një pjesë e prindërve nuk kanë pranuar që fëmija i tyre të ndjekë mësimet online, pasi këta fëmijë e kanë të vështirë të qëndrojnë  të përqendruar për shumë kohë apo të qëndrojnë pa lëvizur para ekranit. Në bërjen e detyrave ata kanë nevojë të kenë pranë fëmijët e tjerë. Të shohin shokët duke punuar i ndihmon ata të përqendrohen. 

Duke ditur sa i rëndësishëm është për këta fëmijë bashkëveprimi çfarë mund të bëjmë të gjithë ne, që ata të mos bëjnë hapa pas, madje të përparojnë aq sa është e mundur në kushtet e  izolimit nga Covid 19? 

Në këto raste kur prindit i duhet te luajë rolin e 5-6 personave njëherësh kthehemi përsëri nga specialistet dhe kërkojmë ndihmën e tyre. Mësuesit, psikologët, terapistët, mësuesit ndihmës duhet t’u gjenden pranë.

Ky grup ka bashkëpunuar gjatë kësaj periudhe për hartimin e programit edukativ individual për fëmijët me aftësi ndryshe. Kanë ulur pritshmëritë dhe kanë lënë për këtë periudhë objektiva të përafërta me periudhën e dytë pasi fëmija në kushtet e mungesës së ambientit social mund të ketë bërë edhe regres. 

Po përsa i përket bashkëveprimit social? Si mund të lidhemi me shokët pa u prekur? Nëpërmjet një telefonate, një bisede ne zoom, What’s app, duke parë shokët, duke komunikuar me ata? A i kemi inkurajuar fëmijët të telefonojnë shokët e tyre me aftësi ndryshe që kanë në klasë? A mundet fëmija, një ditë që i lejohet të dalë, të vizitojë klasën që të mos harrojë ambientin e tij social, të marrë ndoshta një lodër nga kopshti që frekuenton, të shohë mësuesen në distancë, të marrë në mënyrë virtuale një foto të klasës. 

Nëse prindërit do të asistonin fëmijën gjatë kontakteve në zoom, ashtu siç bën mësuesi ndihmës në klasë me këta fëmijë, do të ishte një ndihmë që fëmija të ndërveprojë sadopak me mësuesin dhe shokët.

Nëse këta fëmijë nuk mund të jenë pjesë e klasës, komunikimi jo vetëm me telefonata dhe detyrat përkatëse por ai vizual me mësuesin ndihmës dhe psikologun do e ndihmonte fëmijën që të mos humbte lidhjen afektive me shkollën. 

Të përpiqesh të ndjekësh orarin e shkollës dhe të bësh nga një gjë të vogël çdo ditë është ide e mirë. 

Nëse gjejmë aktivitete brenda shtëpisë që mund të ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të tjera tek fëmija, si të ndihmojnë me gjëra të vogla në shtëpi apo të mësojnë lojëra e aktivitete që nuk i kanë bërë më parë, do i mbante ata të angazhuar dhe nuk do i lejonte të mërziteshin. 

Por  më shumë sesa të fokusohemi në atë çfarë ndodh brenda shtëpisë, ne duhet të shqetësohemi për çfarë ndodh brenda mendjes sonë. Ruajtja e qetësisë, pozitiviteti dhe kthjelltësia jonë mendore ndihmojnë në mirëqenien e fëmijës sonë. 

Dhe pas gjithë këtyre përpjekjeve, duhet të mbajmë mend: të mërziten, të kenë ankth dhe të bëhen nervoz apo të mos duan të bëjnë asnjë detyrë në një ditë të caktuar, është normale në këtë normalitet të ri. Kujt nuk i ndodh? Ne thjesht bëjmë më të mirën tonë. 

Mimoza Zeneli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:bashke me jufemijemimoza zeneli
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Uria për ushqim”, ese nga Alesia Hysi
Next Article “Punët fitohen me punë”, ese nga nxënësi Mikel Shkrepi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?